GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Uncategorized

Mbledhja e Këshillit Bashkiak/ Mazhoranca bllokon transparencën mbi skandalin e drejtorëve të Veliajt

19:46 - 22/04/24
në Uncategorized
Kohë leximi: 3 min
A A
Veliaj flirton me drejtorët hajdutë nga media e inceneratorëve

Erion Veliaj dhe drejtorët e arrestuar

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Mazhoranca socialiste në Këshillin Bashkiak të Tiranës ka rrëzuar kërkesat e vazhdueshme të opozitës për të zhvilluar një mbledhje urgjente në funksion të llogaridhënies dhe transparencës lidhur me arrestimet e drejtorëve të Erion Veliajt për dosjen “5 D”.

Ilir Alimehmeti, kreu i grupit të këshilltarëve të opozitës, tha për mediat pas vendimit, se mazhoranca po refuzon transparencën mbi fondet publike “pasi kanë frikë” nga transparenca.

“Ne sot, datë 22 Prill, i paraqitëm një shkresë me 21 firma këshilltarësh bashkiak, që do të thotë 1/3 e këshilltarëve të Bashkisë së Tiranës, me firmat e opozitës, 7 forca të ndryshme politike të bashkuara bashkë, sepse kundra korrupsionit qëndrojmë të bashkuar bashkë dhe menjëherë u kriju artifica, jo kjo do të diskutohet në një mbledhje tjetër. Pra urgjenca në Bashkinë e Tiranës nuk është vjedhja e dhjetra miliona eurove. Urgjenca në Bashkinë e Tiranës nuk është çështja që puna këtu është ndalur, është bllokuar, drejtorët janë në burg, janë nën hetim. Nuk duket se është kjo funksioni i Këshillit Bashkiak. Ligji e përcakton qartë që Këshilli Bashkiak organizon dhe mbikëqyr kontrollin e brendshëm të bashkisë, ndërkohë që qëndrimi politik i PS-së në këtë mbledhje ishte: ‘nuk është puna jonë kjo’. Nëse ata duan t’i lajmë duart dhe duan të fshihen pas gishtit dhe të mos bëjnë detyrën e tyre, kujtoj se janë fajtor me veprim apo mosveprim. Ne do të vazhdojmë të kërkojmë seancën e posaçme, që e kemi kërkuar brenda ligjit”, tha Alimehmeti.

Ai shtoi se opozita ka kërkuar edhe një audit të jashtëm për financat. Kërkesë që gjithashtu është rrëzuar nga mazhoranca. “Është kërkuar mbledhje urgjente, por është kërkuar edhe auditi i jashtëm i Bashkisë Tiranë për të gjitha financat, nga një ekspert i pavarur, ekspert ndërkombëtar auditus, të gjejnë ata, nëse ka apo jo probleme kjo bashki, abuzime fondesh kjo bashki, korrupsion apo vjedhje kjo bashki dhe nëse nuk ka, do të jemi të gjithë shumë të lumtur. Ne kërkojmë këtë auditim të jashtëm që të bëhet transparencë. Fakti që gjehet çdo lloj artifice për ta refuzuar, tregon që kanë frikë nga një audit i jashtëm”, tha Alimehmeti.

Këshilltari Endrit Braimllari tha se korrupsioni ka kapur “nga themelet” institucionin që drejtohet nga Erion Veliaj.

“Janë nëntë zyrtarë të tij të arrestuar, Erion Veliaj është i përfshirë në mënyrë të drejtpërdrejtë. Nëse do të kishim një SPAK të pavarur, çështja e inceneratorit të Tiranës do të ishte zbardhur tani dhe përgjegjësit do të kishin dalë para drejtësisë. Gjithashtu dosja ‘5D’, kemi të bëjmë me dy çështje që kanë tjetërsuar votat në Tiranë”, tha Braimllari.

Këshilltari tjetër Tedi Blushi, përmes një postimi në rrjetet sociale, paralajmëroi se “kur drejtësia me regji i amniston dhe i mbron të korruptuarit, është populli që i arreston”.

Opozita kërkon dorëheqjen dhe arrestimin e Veliajt pas skandalit me kompaninë private ‘5D’, që sipas SPAK, është nën pronësi “de fackto” të drejtorëve të Erion Veliajt dhe ka përfituar rreth 30 milionë euro tendera nga bashkia dhe institucionet nën varësi, në mënyrë të jashtëligjshme.

Tre protesta janë zhvilluar para bashkisë së Tiranës pas arrestimeve të drejtorëve të Veliajt, ndërsa e katërta është lajmëruar ditën e premte, në orën 11:00.

Etiketa: Bashkia TiraneErion VeliajIlir Alimehmetikeshilli bashkiak i TiranesKryesore1

Lajme të lidhura

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri
Breaking Views

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri

22:57 - 13/03/26
Pak orë para protestës, blindohet Parlamenti me gardh metalik
Breaking Views

Pak orë para protestës, blindohet Parlamenti me gardh metalik

08:30 - 12/03/26
Mishi me probleme në KMY, AKU bllokon 738 kg fileto pule
Breaking Views

Mishi me probleme në KMY, AKU bllokon 738 kg fileto pule

21:04 - 11/03/26
Para
Franca në OKB: Duhet të organizohen shpejt zgjedhje në veri të Kosovës

Franca në OKB: Duhet të organizohen shpejt zgjedhje në veri të Kosovës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Fluks në Kapshticë nga emigrantët, pala shqiptare punon me 4 sportele
Aktualitet

Radhë të gjata në Kapshticë, qytetarët presin mbi 2 orë për të kaluar kufirin

15:46 - 14/03/26

Në pikën kufitare të Kapshticës, për shkak të vonesave nga pala greke për procedurat e kalimit, është bërë një radhë...

Lexo më shumë
Piramida online grabiti 20 mln USD/ Ekspertët e IT: 10 mijë viktima, shumica janë shqiptarë

Telefonata mashtruese nga “banka”! Ekspertët e sigurisë kibernetike: Mos jepni të dhëna personale

15:15 - 14/03/26
PS tenton të kufizojë gazetarët në Kuvend,  AGSH: Cënohet rëndë liria e shtypit

Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve

14:45 - 14/03/26
Kurti – Kallas: Kosovës duhet t’i jepet statusi i vendit kandidat për në BE

Kallas mirëpret marrëveshjen për Ligjin mbi të Huajt: Moment i ri për dialogun Beograd-Prishtinë

14:19 - 14/03/26
Sherr familjar në Korçë: dy vëllezër në pranga, gruaja e njërit nën mbrojtje

Braktis fëmijët dhe arratiset, shpallet në kërkim nëna 40-vjeçare

13:50 - 14/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com