Deputeti i Partisë Demokratike Agron Gjekmarkaj, nuk i ka kursyer ironitë në lidhje me mbledhjen e kryeministrit Edi Rama me kryetarët e 61 bashkive në Pogradec dy ditë më parë.
Ditën e sotme përmes një reagimi të bërë në rrjetin e tij social Facebook, Gjekmarkaj e ka quajtur mbledhjen një Plenium i cili do të mbahet mend gjatë si Pleniumi ku u identifikuan armiqtë e brendshëm, u shkatërruan të jashtmit dhe u festua plani pesëvjeçar.
“Kronika e Pleniumit të Pogradecit kërkohet me yxhym. Nëse dikush ma merr për thyerje premtimi që nuk do shkruaj më historira me Babon mos i bëfshin sytë dritë! Nuk e kam thënë këtë por kam premtuar që nga shtatori do me kapë një seriozitet që aman falë i qofshim Zotit duke ndërprerë kroniken live. Por ajo që ndodhi në Pogradec ku Babo me stoicizëm të madh për 48 ore dha e mori me gjithë zemrekun, mishin dhe yndyrën e “Rilindjes” nuk mund të me linte indiferent dhe tu ikja përgjeqësive të mia historike. Si të gjithë ata që mernin e Babos marrin kur zemrën i thyejnë, Dritan Leli xhebraili, bëri një xhiro në Spak e më pas ndoqi në Kosovë Presidentin në ikje Ilir Meta. Meqenëse mu dha rasti përfitoj ti them për hajër Bajramit të Republikës ose Bake xhanit siç e thërret Babua me përkëdheli i cili sonte e bën sefte. Shyqyr që do ketë kolltukun e vet dhe nuk do ulet më në divanin tresh të Kryeministrisë.”
Mbledhja e 81 Partive në Moske askund fare se kishte solemnitetin e asaj të Pogradecit. Të gjithë Kryetaret e dalë nga zgjedhjet pa kundërshtar të tre viteve me parë, kërkonin rruge që lidhin fshatrat me njeri tjetrin, secili duke thënë se kjo është kërkesa me e rëndësishme për komunitetin. Të këpusnin shpirtin me rrëfenjat e tyre plot përkushtim. Pëllumbi i Selenicës i cili i rriti nderen elokuencës së vet falë se cilës projektet kishin pushtuar fshanë gjet jehonë tek Babua i cili e ka zgjedhur për oratorinë dhe vlerat e spikatura intelektuale. Ai i Shijakut nuk e mbajti dot komplimentin qau i uruari nga gëzimi. Loti i tij ju duk Babos diamant.
Babo e beri shembull në emulacionin socialist aq sa këshilloi Lalin që në kohë të lirë të marre leksione në Sukth. Mundohu Lali të sjelle Dua Lipe e Rita Orë pak Oksident në Kryeqytet ndërsa Babos Shijaku i duhet si Haxhi Qamilit kërthizë e shembullit. Ja Lali sot te Gifoni ku fëmijët e pyesin ne mos je ti Juda në darken e fundit dhe ai që ju thotë unë jam Shën Pjetri pasuesi që për Babon kokëposhtë varem.
Perpjekjet titanike të Ragip Sulit ranë në sy për stadiumin e Kamzës për inat të Safetit të Kukësit po aq sa floket e lyer bukur, syzet me skelet të hollë dhe një dhëmb ari plot shkëlqim.
Prite Xhelen, Ragip se po të vjen si pëllumb i shkruar të shpëtojë Kamzen e robëruar!
Termeti nuk e zgjati shume , i uroi jetë të gjatë Komandantit nxori qaforen ja bëri gëzuar brram, brram o babam , pa nga tezja e cila u përlot dhe u ul.
Babo mendoi së shpejti të gjithë do e arrijnë Termenë në rezultate e sjellje publike. Babo u ndie mirë se tek Termeti eksperimenti i tij politik ishte identifikuar me suksesin.
Ai qerratai i Beratit kruante mjekrën si push dhe bënte vetëm kërkesa , dua këtë e dua atë, Babo u vrenjt. Dale tha, je këtu për të dhënë llogari more edepsez jo për të me kërkuar. Demo pa brirë futi bishtin ndër shalë dhe u palos.
Babos nuk i kishte pëlqyer asgjë nga sa tha e me gjasë Beratnë do e shohë me dylbi në zgjedhjet e tjera.
Babo si edukator i mirë i ka zët cingërimat e telefonave. E bëri rezil atë të Dimalit, ja maur celularin dhe copa copa ja bëri me shkelma. Po kaq Frides së gjorë që asgjë nuk i ecën mirë që kur Braçe i lëshoi mallkimin e Divjakes u urdhërua ta sjellë e ta lërë mbi tavolinë. S’ka llafe me Babon i bën terbiet. Tezja kafshonte gjuhen e dhimbja i dukej fisnike. Manastirliu nuk ndihej në sy i lexohej lutja lum kush del gjallë prej këtu.
Maljinda e Laçit pat vizone të larta zhvillimore. Kurbinin do ta bënte pike të nxehtë turistike dhe po kaq me qashtërisi lypi një godinë te re , kaba , si koka e dreqit të mallkuam për zyrat e Bashkisë.
Nuk durohej më , Bela veshur me të bardha si borëbardha mes xhuxheve të pushtetit lokal mori fjalën e cila Ulsiut aty pranë ju duk si simfoni e Bethovenit, madje ku e ku më e lartë. U kalamend sikur “elizen” dëgjonte.
More ju plaçin sytë -jemi ne krize u tha -paketat sociale qe do ofrojmë ne vjeshte, energjia që kushton bashkë naftën sa i biri të ëmën e ju dërr dërr dërr. Fjalë perëndie psherëtiu Ulsiu.
Ata te paepur vazhdonin “po u lidh ky fshat me këtë tjetrin i kemi zgjidhur te gjitha hallet dhe travajet marrin fund”, Babo krem i qytetarisë rënkonte na mbyti katundaria.
Nikua erdhi me vonese. Babo tundi kokën si për ti thënë pse? Niko i tha isha tek Ditmiri. Lajmi se Doktori ka dashur me të zhdëpe në Parlament e kishte zënë në Kinshasa. Për toke kishte rënë duke vikatur, ku ku ku ku, duan të kopanisin Babon. I çova një komposto e ca llokume që të ëmbëlsohej.
Babo bëri sikur po nuk i besoi duke menduar që shtatori është afër.
U ngrita Tigrushi. Befasoi të madh e të vogël. Një fraze lapidare hapi pleudarinë e tij. Ne jemi maskarenj more Babo, bëna kabull, nuk të meritojmë po ti falna e na lër të qajmë mbi gjoksin tënd leshtor. Ne po marrim nga hiri yt. Ne po pimë gjakun tënd që rrjedh si lumë për progresin e këtij vendit. Babo luajti kokën në shenjë mosbesimi. Tafti erëkeq i inceneratorëve sikur i hyri në hundë. u kollit , eh tha me vete prit prit shtatorin ti. Do ju bëj def nga sytë more pizevengë.
Fjalën e mori Ulsiu. Babo i tha ti paske qenë dermani i tokës, reforma në drejtësi do kishte ecur siç do ti nëse Fatmir Xhafa nuk na fut shkopinj nën rrota duke na dhjerë muhabetin.
Në fillim darka filloi e rëndë dhe e zymtë. Dëgjohej kokrroma e dhëmbëve. Por më pas Bora këndoi një këngë ” Babo Babo dorën për mbi zemër ma vendos ngadalë ajo rreh si zog të të thotë një fjalë! Me dashurinë tënde oh sa me kënaqe për gjithë Shqipërinë lërmë të puth në faqe”! Babo u madhëngjye por se dha veten, ik ik or dreq ik ulu i tha Bores qe u nis drejt tij.
Edona ndieu xhelozi. Si nuk i kishte vajtur mendja për një potpuri shkodrane që ta linte nam. Elisa tha kjo do quhet besëlidhja e Pogradecit që shënjon 25 vitet e lavdishme të Skënderbeut tonë.
Delina zgërdhihej nuk e di që Babo i ka bërë këpucët në Shtator. Elisa mendonte , qesh mirë kush qesh i fundit.
Hallë Ikonomi kishte sjelle ca tave me byrek me qumësht. Pasi i ndau me drejtësi tha fjalët e tepërta janë fukarallëk , ky është Byreku që i pëlqen Babos.
Ah Margeriti po ndërdyhej në do raportonte sukseset në kulturë apo të bënte pohimin e madh se Babo është kultura e se çdo gjë përtej tij është thjeshtë asgjë. Foli zemërthyer për sukseset.
Pjero i Lezhës mori goxha komplimente nga Babo po nuk qau si ai i Shijakut.
Duke e parë atë mbledhje kuptohej sa rrugë ka bërë Shqipëri e gjorë se si flitet aty kundër korrupsionit, krimit qe po bëhet zap, rritje rrogash, mirëqenie, ndershmëri e gëzim
popullor. Babo nuk tundet edhe kur Shqipëria shkundet.
Plenumi i Pogradecit do mbahet mend gjatë ku u identifikuan armiqtë e brendshëm, u shkatërruan të jashtmit dhe u festua plani pesëvjeçar.
Discussion about this post