GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Mbledhja për shkarkimin e Erion Veliajt, Blushi: Të mbahet në Sharrë, aty ku nisi afera e inceneratorit

20:15 - 22/09/25
në Aktualitet, KRYESORE, Lajme, Politikë, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Mbledhja për shkarkimin e Erion Veliajt, Blushi: Të mbahet në Sharrë, aty ku nisi afera e inceneratorit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Depueti i PL-së, Tedi Blushi, ka kërkuar që mbledhja e Këshillit Bashkiak për shkarkimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, të zhvillohet simbolikisht në Sharrë, në vendin ku sipas tij nisi një nga aferat më të mëdha korruptive në kryeqytet, inceneratori që nuk ekziston.

“Në Sharrë, aty ku nisi një nga aferat më të mëdha korruptive të Tiranës, duhet të nisë edhe pastrimi i qytetit nga korrupsioni, inkriminimi dhe abuzimi me pushtetin,” deklaroi Blushi në një reagim për Facebook.

Sipas tij, qytetarët shqiptarë po vazhdojnë të vidhen çdo ditë përmes pagesave të majme që buxheti i shtetit i bën një inceneratori “fantazmë”, për të cilin paguhen rreth 90 mijë euro në ditë, pa pasur një objekt funksional që i shërben realisht qytetit.

“Mbledhja e Këshillit Bashkiak për shkarkimin e Erion Veliajt duhet të mbahet në Sharrë, te inceneratori që nuk ekziston. Pikërisht aty ku nisi një nga aferat më të mëdha korruptive të kryeqytetit, duhet të nisë edhe pastrimi i Tiranës nga korrupsioni, inkriminimi dhe abuzimi me pushtetin.

Miliona euro të taksapaguesve zhduken çdo vit për një incenerator fantazmë, por që vijon të gllabërojë 90 mijë euro/ditë, me firmë e vulë të Erion Veliajt dhe Edi Ramës.

Debatet për ligjshmërinë e shkarkimit mes dy pronarëve de facto të inceneratorit të paligjshëm janë farsë. Ato nuk ndryshojnë faktin se qytetarët po vidhen sot e do të vazhdojnë të vidhen për 3 dekada.

Tirana ka nevojë për një mesazh të qartë: Askush nuk është mbi ligjin. Dhe vendi më i goditur për ta dhënë këtë mesazh është aty ku paligjshmëria mori formë, në truallin e inceneratorit që nuk ekzistoi kurrë. Llogaridhënia duhet të nisë aty.”

Lajme të lidhura

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes
Botë

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

22:44 - 01/04/26
Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali
Aktualitet

Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

22:34 - 01/04/26
“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…
Breaking Views

“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…

22:15 - 01/04/26
Para
Kuvendi mblidhet të mërkurën, në rend dite përbërja e komisioneve të përhershme

Kuvendi mblidhet të mërkurën, në rend dite përbërja e komisioneve të përhershme

Discussion about this post

TË FUNDIT

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes
Botë

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

22:44 - 01/04/26

Për herë të parë në 50 vjet, njerëzit do të kthehen në hënë dhe Qendra Kërkimore Ames e NASA-s në...

Lexo më shumë
Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

22:34 - 01/04/26
“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…

“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…

22:15 - 01/04/26
Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet

Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet

22:03 - 01/04/26
Bamir Topi kritikon Berishën: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist

Bamir Topi kritikon Berishën: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist

21:38 - 01/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com