GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Mbledhja për shkarkimin e Metës, Braho: Anëtarët të mos bëjnë prononcime të pamatura për Presidentin

në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Mbledhja për shkarkimin e Metës, Braho: Anëtarët të mos bëjnë prononcime të pamatura për Presidentin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Anëtari i Komisionit Hetimor i ngritur nga Kuvendi i Shqipërisë për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta, Spartak Braho, gjatë mbledhjes së parë të këtij komisioni, propozoi që asnjëri nga anëtarët të mos dalë e të prononcohet në media.

Ai tha ndër të tjera, që krahas të dhënave me shkrim, në lidhje me shkeljet e supozuara ndaj Presidentit, të ilustrohen edhe pamje filmike, në mënyrë që të bëhet më e thjeshtë për publikimin.

“Unë propozoj që anëtarët e komisionit të mos dalin më media për të diskutuar në lidhje me hapat që do të ndiqen në këto mbledhje, e të bëjnë prononcime të pamatura për Metën. Ne do të na nevojitet të njohim jo vetëm deklarimet e Presidentit, por, edhe filmimet, nuk i duam vetëm të shkruara duhet të kemi tabelën e të shohim publikisht të gjitha imazhet që akuzohet Presidenti. Kjo është më mirë për ne kur i shohim, dëgjojmë, por edhe për publikun”, tha Braho.

Nga krahu tjetër, Alket Hyseni, i cili është dhe kryetari i këtij komisioni, e mirëpriti propozimin e Brahos, e tregoi hapat që do të ndjekë ky komision.

“Përtej bindjeve tona politike, misioni ynë është ndaj Kushtetutës dhe ligjit. Në jetën parlamentare nuk është kënaqësi të ketë ngjarje të tilla, por në kushtet që jemi duhet ta marrim me gjakftohtësi. Sjellja e këtij komisioni duhet të jetë e rregullt. Sa i takon planit të hetimit, paraqesim sot një plan paraprak, që patjetër nuk është përfundimtari.

Në mënyrë që të krijojmë një ekspoze të plotë, apo problemet që mund të dalin nga dëshmitarë, institucione. Sa i takon planit të sotëm, që është detyrë e kryetarit, bazohet në ngritjen e hetimit dhe të drejtën që ka Presidenti për t’u shprehur në këtë komision. Ky komision përtej të drejtës së Presidentit, ka të drejtën të thirrë Presidentin në një dëgjesë që do të jetë e nevojshme. Pikë tjetër e planit paraprak është marrja e të dhënave, këtu do të mbahet parasysh kërkesa juaj që të kemi pamje filmike apo të dhëna nga AMA mbi publikime, në rrjete sociale, apo media të caktuara. Pikë e katërt është përgatitja e planit përfundimtar të hetimit.

Do të ketë pikë të pestë për marrjen e ekspertëve vendas apo të huaj. Duhet të kemi konsulentët e ekspertëve, që do të na ndihmojnë në çështje të doktrinës, apo jurisprudencës së Gjykatës tonë, apo atyre Evropiane.

Do të kemi një dëgjesë me Presidentin e Republikës. Do të miratohet raporti përfundimtar, e më pas, do të jetë Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, për të vendosur nëse ka shkaqe të parashikuara nga Kushtetuta për shkelje të rëndë të Kushtetutës. Do të mblidhemi që ta përmbushim detyrën tonë me kujdes”, u shpreh Alket Hyseni.

Etiketa: Ilir MetaPresodentiSpartak Braho

Lajme të lidhura

Po protestonin paqësisht, efektivët shoqërojnë disa qytetarë
Aktualitet

Po protestonin paqësisht, efektivët shoqërojnë disa qytetarë

20:20 - 15/11/26
“Nuk ka dialog, Rama nuk e meriton”/ Studentja: Politika dhe pushteti i tij na ka larguar nga BE-ja
Aktualitet

“Nuk ka dialog, Rama nuk e meriton”/ Studentja: Politika dhe pushteti i tij na ka larguar nga BE-ja

19:49 - 15/11/26
Protesta para Kryeministrisë/ Qytetarja: Shteti bashkëpunon me mafian, kërkojmë dorëheqjen e Ramës
Aktualitet

Protesta para Kryeministrisë/ Qytetarja: Shteti bashkëpunon me mafian, kërkojmë dorëheqjen e Ramës

19:26 - 15/11/26
Para
“Jemi kërcënuar nga UEFA”, reagojnē klubet rebele të Super League

“Jemi kërcënuar nga UEFA”, reagojnē klubet rebele të Super League

TË FUNDIT

Gëlltiti drogën për t’i shpëtuar arrestimit në Maltë, 40-vjeçari shqiptar në gjendje kritike për jetën
Aktualitet

Gëlltiti drogën për t’i shpëtuar arrestimit në Maltë, 40-vjeçari shqiptar në gjendje kritike për jetën

21:41 - 15/11/26

Një 40-vjeçar shqiptar ndodhet në gjendje kritike në Maltë, pasi dyshohet se gëlltiti një sasi lënde narkotike në përpjekje për...

Lexo më shumë
Maran: Kemi krijuar diçka të bukur, tani duam Europianin

Maran: Kemi krijuar diçka të bukur, tani duam Europianin

21:04 - 15/11/26
Zbulohen dy raste kontrabande në Kapshticë, sekuestrohen cigare dhe mallra të padeklaruara

Zbulohen dy raste kontrabande në Kapshticë, sekuestrohen cigare dhe mallra të padeklaruara

20:48 - 15/11/26
Po protestonin paqësisht, efektivët shoqërojnë disa qytetarë

Po protestonin paqësisht, efektivët shoqërojnë disa qytetarë

20:20 - 15/11/26
Mision i kryer, Shqipëria mposht Bjellorusinë dhe e mbyll në krye të grupit

Mision i kryer, Shqipëria mposht Bjellorusinë dhe e mbyll në krye të grupit

19:59 - 15/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com