GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Nis me debate mbledhja, Bardhi: Nuk mund t’i fshihni publikut vjedhjen e miliona eurove nga Balluku

10:55 - 23/02/26
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Nis me debate mbledhja, Bardhi: Nuk mund t’i fshihni publikut vjedhjen e miliona eurove nga Balluku
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ka nisur me debate mbledhja e Komisionit të Mandateve dhe Imuniteteve në Kryesinë e Kuvendit, e cila është mbledhur këtë të hënë, 23 shkurt për t’i hequr ose jo mandatin e deputetit, Belinda Ballukut, e pezulluar nga detyra pas vendimit të fundit të Kushtetueses.

Kryetari i Grupit Parlamentar te PD Gazment Bardhi ka ngritur shqetësimin për zvarritjen për më shumë se 2 muaj të kërkesës së Prokurorisë për arrestimin e zëvendëskryeminstres Belinda Balluku. “Keni penguar për 2 muaj drejtësinë, keni shkelur Kushtetutën dhe Rregulloren”- është shprehur Bardhi.

Gjithashtu, Gazment Bardhi ka kërkuar ne mbledhjen e Këshillit të Imunitetit që mbledhja të jetë e hapur dhe media të lejohet ta ndjekë atë.

‘Duke respektuar kërkesën e prokurorisë për të ruajtur sekretin hetimor, mendoj se mbledhja duhet të jetë e hapur dhe vetëm për raste kur prokurori dëshiron të ndajë me Këshillin një të dhënë që përbën sekret hetimor, të vendoset që dhënia e atij informacioni të bëhet me dyer të mbyllura’, është shprehur Bardhi.

“Në parim, mbledhjet e organeve të Kuvendit janë të hapura dhe nuk ka asnjë arsye që kjo mbledhje të mbahet me dyer te mbyllura. Ju zoti Kryetar keni detyrimin që ta hidhni këtë ne votim. Nuk mund t’i fshihni publikut vjedhjen nga Belinda Balluku të miliona eurove, apo bashkëfajësinë e Edi Ramës në këtë çështje” – mësohet të jetë shprehur Gazment Bardhi.

Kreu i grupit të PS, Taulant Balla i është përgjigjur opozitës, e cila kërkoi mbledhje me dyer të hapura në Këshillin e Mandateve, ku po shqyrtohet kërkesa e SPAK për arrestimin e Ballukut. Balla i tha opozitës që është qesharake që kundërshton kërkesën e SPAK për mbledhje me dyer të mbyllura, ndërsa shtoi “mjerë Shqipëria për këtë opozitë.”

“Është e pakuptueshme dhe qesharake që PD kundërshton kërkesën e prokurorit për zhvillim me dyer të mbyllura, duke pranuar vetëm një pjesë të së njëjtës kërkesë; mjerë Shqipëria për këtë opozitë”, tha Balla.

Kujtojmë se SPAK përfaqësohet nga tre prokurorë në mbledhje, teksa pjesëmarrës është edhe kreu i Prokurorisë së Posaçme, Klodian Braho, dhe dy prokurorët që po hetojnë Ballukun, Dritan Prençi dhe Dorina Bejko.

Po ashtu kanë mbërritur avokatët e Ballukut, Pamela Qirko dhe Ardian Kalija.

Etiketa: BallukuBardhiDEBATEKryesore1

Lajme të lidhura

Shifrat/ Rriten ndjeshëm shpenzimet e familjeve në Shqipëri
Aktualitet

Eurostat/ Nuk përballojnë dot koston e banimit, familjet shqiptare s’paguajnë në kohë faturat dhe qiranë

08:27 - 16/03/26
Pasoja e dosjes “Balluku”, bllokohet raporti IBAR, kyçi i negociatave për nisen e mbylljes së kapitujve
Aktualitet

Pasoja e dosjes “Balluku”, bllokohet raporti IBAR, kyçi i negociatave për nisen e mbylljes së kapitujve

23:00 - 15/03/26
Durrës/ “Qyteti” sekret nëntokësor që u ndërtua për mbrojtjen civile
Aktualitet

Durrës/ “Qyteti” sekret nëntokësor që u ndërtua për mbrojtjen civile

21:52 - 15/03/26
Para
Çdo ditë i shemben rrugët/ Berisha: Kryehajduti gjen zgjidhjen, i hipën helikopterit për të shkuar në Korçë

Çdo ditë i shemben rrugët/ Berisha: Kryehajduti gjen zgjidhjen, i hipën helikopterit për të shkuar në Korçë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shifrat/ Rriten ndjeshëm shpenzimet e familjeve në Shqipëri
Aktualitet

Eurostat/ Nuk përballojnë dot koston e banimit, familjet shqiptare s’paguajnë në kohë faturat dhe qiranë

08:27 - 16/03/26

Rreth 24.2% e familjeve në Shqipëri rezultojnë të kenë pagesa të prapambetura që lidhen më qiranë e shtëpisë, fatura shërbimesh...

Lexo më shumë
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 16 Mars, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:22 - 16/03/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 16 Mars 2026

07:45 - 16/03/26
Veliaj nga burgu uron besimtarët mysliman: Më vjen keq që nuk do t’ju bashkohem në darkat e iftarit

Parashikimi i motit për sot, 16 Mars 2026

07:35 - 16/03/26
Pasoja e dosjes “Balluku”, bllokohet raporti IBAR, kyçi i negociatave për nisen e mbylljes së kapitujve

Pasoja e dosjes “Balluku”, bllokohet raporti IBAR, kyçi i negociatave për nisen e mbylljes së kapitujve

23:00 - 15/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com