GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Mblidhet Federata e Opozitës, Noka: Nesër të vërshojmë të gjithë në Tiranë kundër kusarëve

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Mblidhet Federata e Opozitës, Noka: Nesër të vërshojmë të gjithë në Tiranë kundër kusarëve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka, u bëri thirrje qytetarëve nga tryeza e Federatës së Opozitës që të marrin pjesë në protestën kombëtare nesër pasdite në Tiranë.

Noka u ndal te takimi i kryeministrit Edi Rama në Londër duke theksuar se me falangat e krimit që angazhoi në Londër kundër diasporës tregoi fytyrën e tij të vërtetë dhe të qeverisë së tij kriminale.

“Tashmë është radha jonë, është radha e opozitës, është radha e shqiptarëve që të flasin. Nesër në ora 17:00 është radha e qytetarëve që Tirana të jetë nën pushtetin e tyre”, u shpreh Noka gjatë mbledhjes.

Fjala e plotë

Të nderuar aleatë, të nderuar zonja dhe zotërinj, zhvillojmë këtë takim me aleatët në kuadër të federatës opozitare 24 orë pasi emigrantët tanë në Londër e pritën siç meritonte Noc Rrokun që kemi ne për kryeministër.

24 orë pasi i treguan vendin se ai nuk mund të jetë më përfaqësuesi i shqiptarëve si njeriu që ka shpopulluar Shqipërinë, që ka varfëruar Shqipërinë, që e ka zhytur Shqipërinë në krim dhe korrupsion e drogë, nuk mund të përfaqësojë shqiptarët që jetojnë në Shqipëri, as shqiptarët që jetojnë në diasporë.

Dje, Edi Rama me falangat e krimit që angazhoi në Londër kundër diasporës tregoi fytyrën e tij të vërtetë dhe të qeverisë së tij kriminale.

Tregoi edhe njëherë se mosbindja civile është rruga e vetme për t’i dhënë Shqipërisë paqe politike dhe sociale dhe një zgjidhje politike që do garantojë zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Dhuna e djeshme, por edhe dhuna e kohëve të fundit janë tregues të një qeverie që po jep shpirt, pasi po përpiqet vetëm me dhumë dhe terror të mbajë pushtetin.

Ndaj ne të gjithë jemi sot në një momentum krejt tjetër politik pas 5 nëntorit, për PD-në, për demokracinë, për opozitën, ky monumentum është një shenjë shumë pozitive për ne, që duhet shfrytëzuar.

Konspiracioni kundër Shqipërisë dhe shqiptarëve, i organizuar nga Soros dhe Edi Rama nuk mund të funksionojë më pas datës 5 nëntor.

Pas datës 5 nëntor, falangat që ishin drejtuar për të likuiduar opozitën, përfundimisht u prenë me votën e qytetarëve amerikanë.

Ky momentum është jashtëzakonisht i rëndësishëm për ne, pasi përpos 5 nëntorit, në një kohë rekord, PD-së dhe opozitës i vijnë në mbështetje dy rezoluta historike, ajo e CDI dhe e PPE.

Në të dy këto rezoluta theksohet se në Shqipëri kemi një narkoshtet.

Në këto dy rezoluta theksohet se Shqipëria nuk është demokraci funksionale.

Në Shqipëri opozitës i mohohen të drejtat e saj kushtetuese dhe ligjore.

Këto dy rezoluta dënojnë burgosjen e lidershipit të PD-së dhe opozitës në përgjithësi, duke vënë theksin tek keqpërdorimi i drejtësisë së re politike si një drejtësi që po përdoret për të eliminuar opozitën e këtij vendi.

Ndaj miq jemi mbledhur në këtë moment për të analizuar këtë situatë.

Jemi 24 orë nga akti tjetër i mosbindjes civile që e kemi deklaruar që do jetë nesër në ora 17:00 në Tiranë.

Ne do diskutojmë edhe hapin e nesërm, por do diskutojmë edhe një strategji se si do ecë kjo opozitë për të detyruar këtë regjim për t’i dhënë zgjidhje Shqipërisë.

Ndërkombëtarët me dy rezoluta folën qartësisht.

Tashmë është radha jonë, është radha e opozitës, është radha e shqiptarëve që të flasin.

Nesër në ora 17:00 është radha e qytetarëve që Tirana të jetë nën pushtetin e tyre.

Ne do të bisedojmë hapat e mëtejshëm të kësaj strategjie.

Së bashku do u bëjmë thirrje në emër të opozitës të gjithë qytetarëve të Tiranës dhe të Shqipërisë nesër të vërshojnë në ora 17:00 drejt Tiranës.

Pushteti duhet të jetë i qytetarëve, jo i kusarëve.

Është koha që kusarëve t’u japim leksionin e duhur.

Është koha që shqiptarët të ngrihen.

Tashmë është koha jonë!

Etiketa: NokaTirane

Lajme të lidhura

Reagon ashpër vajza e dëshmorit Tahir Sinani: Taulant Balla e vrau për së dyti babanë tim! Gjaku i tij do ua thyejë qafën
Aktualitet

Reagon ashpër vajza e dëshmorit Tahir Sinani: Taulant Balla e vrau për së dyti babanë tim! Gjaku i tij do ua thyejë qafën

07:40 - 25/06/26
Aksident i rëndë në rrugën Lezhë-Milot, katër të plagosur nisen drejt Traumës
Aktualitet

Aksident i rëndë në rrugën Lezhë-Milot, katër të plagosur nisen drejt Traumës

23:11 - 24/06/26
Ermelinda Meksi mbështet Ilir Zelën, kërkon demokraci në PS: Ja si duhet të zgjidhet Asamblea
KRYESORE

Ermelinda Meksi mbështet Ilir Zelën, kërkon demokraci në PS: Ja si duhet të zgjidhet Asamblea

23:04 - 24/06/26
Para
Dy kilometra në kufi me Serbinë, Kurti ndërton nënstacionin policor në Zveçan

Dy kilometra në kufi me Serbinë, Kurti ndërton nënstacionin policor në Zveçan

Discussion about this post

TË FUNDIT

Meksika turpëron 3-0 Çekinë dhe e nxjerr jashtë turneut, Afrika e Jugut mposht Korenë e Jugut dhe kualifikohet
Sport

Meksika turpëron 3-0 Çekinë dhe e nxjerr jashtë turneut, Afrika e Jugut mposht Korenë e Jugut dhe kualifikohet

07:54 - 25/06/26

Grupi A i Kupës së Botës 2026 ka mbyllur ndeshjet e grupeve mëngjesin e sotëm me orën shqiptare, teksa Meksika...

Lexo më shumë
Reagon ashpër vajza e dëshmorit Tahir Sinani: Taulant Balla e vrau për së dyti babanë tim! Gjaku i tij do ua thyejë qafën

Reagon ashpër vajza e dëshmorit Tahir Sinani: Taulant Balla e vrau për së dyti babanë tim! Gjaku i tij do ua thyejë qafën

07:40 - 25/06/26
Parashikimi i fatit sipas yjeve për sot, e shtunë 5 Korrik 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 25 Qershor 2026

07:30 - 25/06/26
Veliaj nga burgu uron besimtarët mysliman: Më vjen keq që nuk do t’ju bashkohem në darkat e iftarit

Parashikimi i motit për sot, 25 Qershor 2026

07:27 - 25/06/26
Aksident i rëndë në rrugën Lezhë-Milot, katër të plagosur nisen drejt Traumës

Aksident i rëndë në rrugën Lezhë-Milot, katër të plagosur nisen drejt Traumës

23:11 - 24/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetzirvebetbetpark girişUltrabetGrandpashabetgrandpashabetcasibomgrandpashabetUltrabetcasibom girişpiabellacasinojojobet girişcasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetgrandpashabet girişgrandpashabetcasibomgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabet