GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Mblidhet Këshilli i Sigurisë, reagon PD: Përgjegjësit e kësaj situate nuk mund të jenë shpëtimtarë

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
PD mbledh nesër Kuvendin për votimin e Këshillit, por ende s’dihet lista e kandidatëve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputeti i PD, Klevis Balliu shprehet se mbledhja e Këshillit të Sigurisë Konmbëtare është thirrur që pjesëmarrësit me në krye, kreun e qeverisë shqiptare, Edi Rama të shpëtojnë veten nga skandali i SHISH.

Ai tha se të gjithë kanë dijeni për gjithë sa ka ndodhur me institucionin e SHISH, madje ky i fundit ka dhënë informacione të detajuar për kartelet e drogës, atentatet që janë bërë apo edhe fikjen e radarë,

Sipas Balliut, e gjithë struktura e sigurisë së shtetit është vënë në shërbim të krimit.

Deputeti i PD, shkon më tej ku thotë se kryeministri druhet të japë dorëheqjen pasi ka frikë se mos futet në burg.

“E vetmja që po mblidhet, është si t’ia bëjmë për të shpëtuar ne. Siguri s’ka, sepse ka rënë. Në momentin që dokumentet gjenden në makinën e Agasit dhe janë dhënë informacione për kartelet e drogës, atentatet që janë bërë, apo fikjen e radarëve. Këta i dinë, s’ka gjë që s’dinë. Këto kanë marrë pjesë në këto atentate, kanë ndihmuar dhe SHISH ishte në shërbim të bandave krimianle.

Gjithë struktura e sigurisë është shitur në shërbim të krimit, Ke policinë, SHISH, AKSHI, këto janë këto që ka siguria kombëtare, pastaj është kryeministri. Në një situatë të tillë, duhet të thërrisnin ata që i denonconin, kreun e opozitës dhe nënkryetari i komisionit të sigurisë.

Nuk është çështja paketë Thaçi, është paketë serbe. Rama sulmoi mediat si Hyseni, doli garant që shteti do mbrojw SHISH. Ç’ti mbrojmë, SHISH ka rënë. Ju përgjigj mesazhit të Vlora Hysenit. Rama s’e jep dorëheqjen, ndryshe futet në burg. I fik radarët SPAK, si Vlora Hyseni krimit të organizuar.

Jemi në tradhti kombëtare, hetimi ka ardhur nga AKSHI dhe informacioni ka ardhur nga partnerët. I gjithë procesi i hetimit ka arritur në këtë pikë, dhe janë të pandashme. Nëse sot do kishim një qeveri të papërfshirë, gjëja e parë që bën kryeministri është dorëheqja”, u shpreh ai.

Edhe deputeti Bardh Spahia shprehet në një reagim se shpëtimi nuk mund të vijë nga ata që e shkaktuan situatën.

Në pretendimet e tij, kërkon shpërbërjen e menjëhershme të shtetit të lidhur me krimin, largimin e kastës politike dhe formimin e qeverisë teknike për zgjedhje të lira.

Reagimi i plotë:

Mbledhja e sotme e Këshillit të Sigurisë Kombëtare nuk është gjë tjetër veçse një maskaradë e pështirë, e orkestruar nga po ata krerë institucionesh që e zhytën vendin në këtë humnerë pasigurie, kriminaliteti dhe degradimi.

Kush diskuton sot për sigurinë kombëtare? ​Një tryezë ku shumica dërrmuese e anëtarëve janë të kapur mat në përgjime, në pazare të pista, në ndarje parash dhe në bashkëqeverisje të hapur me krimin e organizuar! Si mund të presë një popull i tërë mbrojtje nga ata që e kanë vënë shtetin në shërbim të bandave për të ruajtur pushtetin dhe paratë e vjedhura?

​Shkaktarët nuk mund të jenë kurrë shpëtimtarë!

Siguria kombëtare nuk mund të mbetet në duart e antikombëtarëve që shesin të ardhmen e vendit në duart e krimit. I vetmi akt me një fije dinjiteti i këtij këshilli të padinjitet, i kësaj qeverie dhe i këtij parlamenti të kapur, do të ishte një dhe i vetëm: vetëshkrirja dhe largimi pa kthim!

​Shqipëria nuk ka nevojë për mbledhje fasadë, por për:

​Shpërbërjen e menjëhershme të një shteti të kapur në “krevat” me krimin.

​Largimin e kësaj kaste të komprometuar dhe të zhytur në dosje e përgjime.

​Formimin e një qeverie teknike që garanton njëherë e mirë të drejtën themelore të mohuar: votën e lirë e të ndershme.

​Maskat kanë rënë dhe koha e maskarenjve ka marrë fund!

 

Etiketa: PDpergjegjessiguria

Lajme të lidhura

“Armiq të shtetit”: Kritikat e Ramës ndaj gjyqtarëve ngjallin shqetësime në Shqipëri dhe BE
Aktualitet

Shoqata e Gjyqtarëve: Nuk do të marrim pjesë në takimin me Ramën, presim ‘Kushtetuesen’

10:17 - 28/09/26
Mustafa Nano: Rama nuk gabon kur është fjala për të zgjedhur njerëzit më të poshtër dhe të pavlerë
Aktualitet

Mustafa Nano: Rama nuk gabon kur është fjala për të zgjedhur njerëzit më të poshtër dhe të pavlerë

09:43 - 28/09/26
Ish-drejtoresha e SHISH e përfshirë në dosjen e Ergys Agasit, Vlora Hyseni del nesër para GJKKO
Aktualitet

Deklarata tronditëse e Prençit: Vlora Hyseni ka biseduar me Ergys Agasin edhe në burg

09:24 - 28/09/26
Para
“Armiq të shtetit”: Kritikat e Ramës ndaj gjyqtarëve ngjallin shqetësime në Shqipëri dhe BE

Shoqata e Gjyqtarëve: Nuk do të marrim pjesë në takimin me Ramën, presim ‘Kushtetuesen’

Discussion about this post

TË FUNDIT

Investimet e FSHF në infrastrukturë/ Stadiumi “Myslim Koçi” drejt përfundimit, në fazën finale shtrimi i tapetit
Sport

Investimet e FSHF në infrastrukturë/ Stadiumi “Myslim Koçi” drejt përfundimit, në fazën finale shtrimi i tapetit

10:25 - 28/09/26

Punimet për rikonstruksionin e stadiumit “Myslim Koçi” në Gramsh janë në fazën finale, me impiantin që tashmë ka marrë formën...

Lexo më shumë
“Armiq të shtetit”: Kritikat e Ramës ndaj gjyqtarëve ngjallin shqetësime në Shqipëri dhe BE

Shoqata e Gjyqtarëve: Nuk do të marrim pjesë në takimin me Ramën, presim ‘Kushtetuesen’

10:17 - 28/09/26
PD mbledh nesër Kuvendin për votimin e Këshillit, por ende s’dihet lista e kandidatëve

Mblidhet Këshilli i Sigurisë, reagon PD: Përgjegjësit e kësaj situate nuk mund të jenë shpëtimtarë

10:08 - 28/09/26
Mustafa Nano: Rama nuk gabon kur është fjala për të zgjedhur njerëzit më të poshtër dhe të pavlerë

Mustafa Nano: Rama nuk gabon kur është fjala për të zgjedhur njerëzit më të poshtër dhe të pavlerë

09:43 - 28/09/26
Ish-drejtoresha e SHISH e përfshirë në dosjen e Ergys Agasit, Vlora Hyseni del nesër para GJKKO

Deklarata tronditëse e Prençit: Vlora Hyseni ka biseduar me Ergys Agasin edhe në burg

09:24 - 28/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com