GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Mblidhet KLP, i jep mandat drejtuesi tre vjeçar Kledi Llahos

në Politikë
Kohë leximi: 1 min
A A
Mblidhet KLP, i jep mandat drejtuesi tre vjeçar Kledi Llahos
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Elton Qyno

Këshilli i Lartë i Prokurorisë, ka miratuar sot kandidaturën e prokurorit të Sarandës, Kledian Llaho, si drejtues të kësaj prokurorie me mandat, 3 vjeçar.

Vendimi për emërimin e Llahos, është marrë me unanimitet të plotë nga anëtarët e KLP-së, duke i dhënë mundësinë prokurorit Llaho, të drejtojë akuzën e qytetit bregdetar.

Llaho, ka disa vite që shërben në detyrën e prokurorit, ku pjesën më të madhe të karrierës së tij, e ka pasur në prokurorinë e Vlorës.

Fillimisht karriera e tij, ka nisur si oficer në Durrës dhe më pas tek Prokuroria e Krimeve të Rënda. Duke çuar më tej në vendimmarrjen e ish-presidentit Bamir Topi, që vendosi ta dekretonte prokuror në Vlorë.

Gjatë punës në Vlorë, Llaho ka drejtuar një sërë dosjesh penale që lidhen me vrasjet në këtë qytet dhe abuzimet me pronat në zonën e Karaburunit dhe Zvërnecit.

Më pas në 27 janar 2022, Llaho u komandua nga KLP si drejtues në prokurorinë e Sarandës. Komandimi i tij erdhi sapo ish-drejtuesi Alfred Shehu, u emërua nga KLP si prokuror pranë prokurorisë së Posaçme SPAK.

Ndërkohë po ditën e sotme, anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, vendosën të emërojnë në Prokurorinë e Apelit Tiranë 10 prokurorë që shërbenin në 4 prokuroritë e Apeleve në rrethe.

Mes 10 emërimeve, janë komanduar dhe tre prokurorë të tjerë që duhet të transferohen në Tiranë, me qëllim përballimin e volumit të madh të dosjes që prej 1 shkurtit do gjykohen në një Apel të vetëm kombëtar.

Etiketa: Elton QynoKLP< mandat

Lajme të lidhura

Transporti urban në Tiranë, vetëm 11% e rrugëve kryesore me korsi për autobusët
Aktualitet

Transporti urban në Tiranë, vetëm 11% e rrugëve kryesore me korsi për autobusët

16:02 - 09/11/26
Balla shpërfill opozitën: Ose pranoni kushtet tona, ose e bëjmë vetë Reformën Zgjedhore
Aktualitet

Balla shpërfill opozitën: Ose pranoni kushtet tona, ose e bëjmë vetë Reformën Zgjedhore

15:15 - 09/11/26
Takimi i Gogut dhe Veliajt në burg, Drejtoresha e Burgjeve nuk jep shpjegime: Janë sekrete!
Aktualitet

Takimi i Gogut dhe Veliajt në burg, Drejtoresha e Burgjeve nuk jep shpjegime: Janë sekrete!

14:27 - 09/11/26
Para
Laçi fiton me përmbysje rezultati ndaj Teutës

Laçi fiton me përmbysje rezultati ndaj Teutës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kush është pronarja e agjencisë, që prej 3 vjetësh merr 700 MLN lekë për biletat e të ekstraduarve?
Aktualitet

Kush është pronarja e agjencisë, që prej 3 vjetësh merr 700 MLN lekë për biletat e të ekstraduarve?

16:30 - 09/11/26

Këto janë biletat e prenotuara nga 11 shtatori deri në 16 tetor 2026. Nga tabela del se preferenca kryesore mbetet...

Lexo më shumë
Transporti urban në Tiranë, vetëm 11% e rrugëve kryesore me korsi për autobusët

Transporti urban në Tiranë, vetëm 11% e rrugëve kryesore me korsi për autobusët

16:02 - 09/11/26
Julian Shehu optimist para Finlandës: Objektivi është i qartë, Shqipëria do të ruajë vendin e parë!

Julian Shehu optimist para Finlandës: Objektivi është i qartë, Shqipëria do të ruajë vendin e parë!

15:32 - 09/11/26
Balla shpërfill opozitën: Ose pranoni kushtet tona, ose e bëjmë vetë Reformën Zgjedhore

Balla shpërfill opozitën: Ose pranoni kushtet tona, ose e bëjmë vetë Reformën Zgjedhore

15:15 - 09/11/26
Plagosi babanë e ish-partneres, Gjykata e Fierit lë në burg dajën e deputetes Zegjine Çaushi

Plagosi babanë e ish-partneres, Gjykata e Fierit lë në burg dajën e deputetes Zegjine Çaushi

14:59 - 09/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com