GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi KRYESORE

Mblidhet Kuvendi, Rama 4 orë për të prezantuar programin e qeverisë

08:01 - 16/09/21
në KRYESORE, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në orën 10:00 mblidhet Kuvendi për të zhvilluar një seancë që pritet të zgjasë për shkak të prezantimit të programit qeverisës. Kryeministri Rama merr fjalën i pari në Kuvend dhe pritet që të flasë për 4 orë duke prezantuar me detaje programin qeverisës përpara 140 deputetëve të parlamentit. Seanca përbëhet nga tre pjesë, pas prezantimit të programit, kreu i qeverisë do t’u përgjigjet pyetjeve të deputetëve. Në fund në Kuvend do të ketë kohë për debat të lirë, në mënyrë që të bëhet votimi për përbërjen e këshillit të ministrave apo të programit të qeverisë.

RENDI I DITËS:

1.Miratimi i procesverbalit të seancës plenare datë 13.09.2021. (Neni 44, pika 2 e Rregullores)

2. Njoftime. (Neni 44, pika 3 e Rregullores)

3. Projektvendim “Për miratimin e programit politik dhe përbërjes së Këshillit të Ministrave”. (Neni 97, Kushtetutë, neni 110 Rregullore Kuvendi, votim sipas nenit 58 të Rregullores)

– Paraqitja e programit politik dhe përbërjes së Këshillit të Ministrave, sipas nenit 110, pika 1 të Rregullores, nga Kryeministri i emëruar me dekretin nr. 13.213, datë 14.09.2021 të Presidentit të Republikës, ora 10:00

– Përgjigjet e pyetjeve nga Kryeministri dhe anëtarët e Këshillit të Ministrave sipas nenit 110, pika 3 të Rregullores, ora 13:00

– Debati mbi programin politik dhe përbërjen e Këshillit të Ministrave sipas nenit 110, pika 4 të Rregullores, ora 16:00 (Referuar kohës së debatit të përcaktuar në Konferencën e Kryetarëve) Hapja e debatit

– Koha e votimit

Kreu i qeverisë Rama dhe ministrat do të marrin votëbesimin në Kuvend dhe më pas do të betohen te Presidenti. Partia Socialiste ka 74 mandate të fituara nga zgjedhjet e 25 prillit, kundrejt 59 që ka fituar Partia Demokratike, 4 deputetë të Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe 3 të tjerëve nga Partia Social Demokrate.

Etiketa: kuvendPolitikeseance

Lajme të lidhura

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji
Aktualitet

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji

22:31 - 04/04/26
Drejtori për Zgjerimin në BE: Mali i Zi po ecën më shpejt se Shqipëria
Breaking Views

Drejtori për Zgjerimin në BE: Mali i Zi po ecën më shpejt se Shqipëria

22:01 - 04/04/26
Korçë/ Dy emigrantë ilegalë gjenden të vdekur në mal, ja dyshimi paraprak i policise
Aktualitet

Korçë/ Dy emigrantë ilegalë gjenden të vdekur në mal, ja dyshimi paraprak i policise

17:21 - 04/04/26
Para
Ish-ambasadori i Shqipërisë emërohet sekretar për Byronë e Çështjeve të Azisë Jugore dhe Qendrore

Ish-ambasadori i Shqipërisë emërohet sekretar për Byronë e Çështjeve të Azisë Jugore dhe Qendrore

TË FUNDIT

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”
Botë

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

23:25 - 04/04/26

Një aromë e pazakontë, e përshkruar si “erë djegieje”, u raportua së fundmi nga tualeti i anijes kozmike Orion, pjesë...

Lexo më shumë
Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji

22:31 - 04/04/26
Juventus, Spalletti: Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha

Juventus, Spalletti: Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha

22:12 - 04/04/26
Drejtori për Zgjerimin në BE: Mali i Zi po ecën më shpejt se Shqipëria

Drejtori për Zgjerimin në BE: Mali i Zi po ecën më shpejt se Shqipëria

22:01 - 04/04/26
“Mos bombardoni!”/ Protestë masive në Tel Aviv kundër luftës, thirrje të forta për paqe

“Mos bombardoni!”/ Protestë masive në Tel Aviv kundër luftës, thirrje të forta për paqe

21:35 - 04/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com