Komisioni hetimor për shkarkimin e presidentit Ilir Meta këtë të premte po zhvillon seancën e radhës.
Anëtarët e komisionit në këtë mbledhje kanë miratuar planin për hetimin dhe shkarkimin e presidentit Meta.
Kryetari i Komisionit, Alket Hyseni teksa tha se kanë ardhur shkresa nga SPAK nga AMA, nga policia dhe nga Bashkia e Tiranës në lidhje me procesin e hetimit për shkarkimin e presidentit Ilir Meta.
“Kanë ardhur shkresat nga Bashkia Tiranë dhe SPAK. Kanë ardhur shkresat nga AMA she nga Policia e Shtetit. Erind Mërkuri emërohet si ekspert ligjor. Artan Spahiu emërohet si ekspert ligjor“, ka thënë Hyseni.