GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Mblidhnin informacion për Ervis Martinaj e ja çonin “Princit Damian” dënohet ish- punonjësi i Policisë dhe dy të tjerë

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Mblidhnin informacion për Ervis Martinaj e ja çonin “Princit Damian” dënohet ish- punonjësi i Policisë dhe dy të tjerë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Teksa po mbushen 2 muaj nga zhdukja misterioze e Ervis Martinaj, i cilësuar nga media si “Mbreti i Kumarit”, gjykata e Tiranës ka vijuar një proces gjyqësor, ku Martinaj në këtë rast rezulton të jetë i dëmtuar.

Tre persona mes tyre një grua janë dënuar nga gjykata e kryeqytetit me dy vite burgim secili, pasi akuzoheshin nga prokuroria për veprën penale të “Sigurimit të kushteve për të kryer vrasjen” e biznesmenit Ervis Martinaj.

Vendimi i gjykatës së Tiranës, vjen në një kohë kur nuk dihet asgjë për fatin e biznesmenit, Ervis Martinaj, nëse ai është gjallë apo ka vdekur. Prej datës 9 Gusht Martinaj është raportuar në policinë e Laçit i zhdukur dhe nga kjo ditë shumë variante konfuze janë hedhur në media.

Tashmë është fakt dhe provuar me vendim gjykate se në periudhën kur është dashur të vritej Martinaj, nga klani “Duka” në Kosovë dhe Turqi, pjesëmarës për mbledhjen e informacionit ka qënë një punonjës policie.

Ish-punonjësi i policisë në Durrës, Ardian Ahmeti, që mbante detyrën e shefit të IT-së në këtë drejtori, u deklarua fajtor dhe dënuar me 2 vite burgim. I njëjti dënim është dhënë dhe për Dejvison Serjanin, i cili rezulton të jetë ish-i fejuari i Nensin Shaqirit.

Kjo e fundit një punojëse agjensi udhëtimesh në zonën e “Myslym Shyrit”, siguronte informacionet për udhëtimet e Ervis Martinaj nga Shqipëria në Kosovë dhe nga Kosova në drejtim të Turqisë.

Këto informacioni më pas i kalonin Leonard Dukës ose siç thiret ndryshe si “Princi Damian”, i cili dyshohet se ka planifikuar vrasjen e ish-shokut të tij në Turqi dhe në Kosovë.

Në të dyja këto shtete nuk është bërë e mundur goditja e Martinajt, për shkak të mos koordinimit në kohë. Për mbledhjen e informacioneve të lëvizjes së Martinaj, Nensi Shaqiri është dënuar nga gjykata e Tiranës me dy vite burgim.

Por për shkak se Shaqiri ka në kujdestari një fëmijë të vogël, gjykata urdhëroi kovertimin e periudhës së burgut në shërbim prove me afat 2 vjeçar.

Tre personat e dënuar akuzoheshin nga prokurori Dritan Nushi, për “Sigurimin e kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje” kryer në formën e bashkëpunimit.

Në lidhje me informacionin për lëvizjet e Ervis Martinaj, Nensi Shaqiri, ka folur gjatë fazës së hetimit të dosjes, duke deklaruar se ajo i ka marrë këto informacione nga agjencia ku punonte në rrugën “Myslym Shyri”, pasi Martinaj ka prerë biletë udhëtimi.

Sipas saj, këtë informacion nëpërmjet të fejuarit të saj Dejvison Serjani dhe Daut Elmazi, ia ka dhënë vëllezërve, Erlis dhe Leonard Duka dhe Fatmir Hysenit, kundrejt një pagese në vlerë të konsiderueshme.

Dyshohet se për këto informacione, është paguar një shumë financiare prej 30 mijë euro.

Këto veprime janë konfirmuar dhe nga deklarimet e shtetasit Deivisjon Serjani, ish-i fejuari i saj dhe punonjësi i policisë Ardjan Ahmeti, që tashmë janë dënuar./OraNews

Etiketa: Ervis Martinajne kerkimPolicia e Shtetit

Lajme të lidhura

Zjarri del jashtë kontrollit në Ulëz/ Evakuohen dy familje, flakët rrezikojnë edhe dy stane bagëtish
Aktualitet

Zjarri del jashtë kontrollit në Ulëz/ Evakuohen dy familje, flakët rrezikojnë edhe dy stane bagëtish

21:45 - 01/09/26
Dy persona humbën jetën nga rryma në Vaun e Dejës, QKUM: Ambulancat u nisën nga Shkodra
Aktualitet

Dy persona humbën jetën nga rryma në Vaun e Dejës, QKUM: Ambulancat u nisën nga Shkodra

21:32 - 01/09/26
“Kamarieri goditi i pari me gotë vëllain”, flet nga arratia Arbër Habilaj: Babai i tij OPGJ, manipuloi ngjarjen
Aktualitet

“Kamarieri goditi i pari me gotë vëllain”, flet nga arratia Arbër Habilaj: Babai i tij OPGJ, manipuloi ngjarjen

17:56 - 01/09/26
Para
Moratoriumi/ Salianji: Ju ndaloni të vrasin zogj, po këta që vrasin njerëz s’ju pyesin

E FORTË/ Salianji në Kuvend: Ervis Martinajn e njoftoi policia të largohej nga hoteli

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protestuesit te Komisariati nr.3, kërkojnë lirimin e të shoqëruarve! Përplasje edhe me efektivët, Policia ‘gardh’ para godinës
Breaking Views

Protestuesit te Komisariati nr.3, kërkojnë lirimin e të shoqëruarve! Përplasje edhe me efektivët, Policia ‘gardh’ para godinës

23:21 - 01/09/26

Pas largimin nga bulevardi Dëshmorët e Kombit, protestuesit kanë shkuar te Komisariati nr.3 në Tirane, ku qëndrojnë një pjesë e...

Lexo më shumë
Protestuesit rrethuan godinën e Kryeministrisë dhe u përplasën me policët, momenti kur kryeministri Rama largohet nga zyra

Protestuesit rrethuan godinën e Kryeministrisë dhe u përplasën me policët, momenti kur kryeministri Rama largohet nga zyra

22:10 - 01/09/26
Shoqërohen në komisariat rreth 10 persona, mes tyre edhe aktivistja Arvina Lleshi

Shoqërohen në komisariat rreth 10 persona, mes tyre edhe aktivistja Arvina Lleshi

22:02 - 01/09/26
Bllokimi kryeministrinë, aktivisti denoncon: Policia ka ushtruar dhunë, ka tërhequr zvarrë protestuesit

Bllokimi kryeministrinë, aktivisti denoncon: Policia ka ushtruar dhunë, ka tërhequr zvarrë protestuesit

21:55 - 01/09/26
Zjarri del jashtë kontrollit në Ulëz/ Evakuohen dy familje, flakët rrezikojnë edhe dy stane bagëtish

Zjarri del jashtë kontrollit në Ulëz/ Evakuohen dy familje, flakët rrezikojnë edhe dy stane bagëtish

21:45 - 01/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com