GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Mbollën 240 rrënjë kanabisi në oborr, e pësojnë dy vëllezërit

09:37 - 23/10/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Mbollën 240 rrënjë kanabisi në oborr, e pësojnë dy vëllezërit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Policia e Beratit në kuadër të operacionit të koduar “Brothers”, bën me dije se ka arrestuar shtetasin Petrit Dyli, si dhe ka shpallur në kërkim vëllain e tij, Armando Dyli.

Të dy këto persona akuzohen se kanë kultivuar 240 bimë narkotike, në oborrin e një banese, dhe kishin përshtatur një ambient të saj, për tharjen e bimëve narkotike.

Njoftimi i policisë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Brothers”, për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve.

Kishin kultivuar 240 bimë narkotike, në oborrin e një banese, dhe kishin përshtatur një ambient të saj, për tharjen e bimëve narkotike, vihet në pranga 38-vjeçari, vijon puna për kapjen e vëllait të tij.

Sekuestrohen 50.8 kg lëndë e dyshuar narkotike në proces tharjeje, asgjësohen bimët narkotike.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Dimal, në bashkëpunim me shërbimet e DVP Berat, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale, bazuar në informacionet e siguruara për një rast të kultivimit të bimëve narkotike, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Brothers”.

Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit P. D., 38 vjeç, banues në fshatin Pobrat, Dimal. Ndërkohë, vijon punon për kapjen e vëllait të tij, shtetasit A.(B.). D., 42 vjeç, banues në të njëjtin fshat.

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë gjetur në oborrin e banesës së shtetasit P. D., 240 bimë narkotike, të cilat ai i kishte kultivuar në bashkëpunim me vëllanë e tij. Gjithashtu, këta shtetas kishin përshtatur një ambient të kësaj banese, për tharjen e bimëve narkotike.

Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë gjetën 50.8 kg lëndë të dyshuar narkotike kanabis në proces tharjeje, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, bashkë me 1 përforcues grushti dhe 3 celularë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.

Etiketa: Kanabisoborrvellezer

Lajme të lidhura

Banka pa sportele: një tranzicion që po ndodh para syve tanë
Aktualitet

Banka pa sportele: një tranzicion që po ndodh para syve tanë

18:58 - 19/03/26
Kanabis në magazinën e drejtorit të burgut të Rrogozhinës, reagon Drejtoria e Burgjeve
Aktualitet

Kanabis në magazinën e drejtorit të burgut të Rrogozhinës, reagon Drejtoria e Burgjeve

18:34 - 19/03/26
Drejtor i Burgut me magazinë kanabisi, i përfshirë edhe përgjegjësi i OSHEE-së
Aktualitet

Drejtor i Burgut me magazinë kanabisi, i përfshirë edhe përgjegjësi i OSHEE-së

18:22 - 19/03/26
Para
Skandali me “Air Albania”, ironia e Manjanit: QKB pezulloi pronën e Ramës, si “avulluan” lekët

Rama firmosi, korruptohet Berisha!

Discussion about this post

TË FUNDIT

Banka pa sportele: një tranzicion që po ndodh para syve tanë
Aktualitet

Banka pa sportele: një tranzicion që po ndodh para syve tanë

18:58 - 19/03/26

Doja ta vazhdoja këtë newsletter pikërisht aty ku e lashë herën e kaluar. Në fakt, shtysa erdhi nga një koment...

Lexo më shumë
Rama tha se jetonte me qira, Mirlinda Karçanaj zotëron katër apartamente dhe një ullishte

Rama tha se jetonte me qira, Mirlinda Karçanaj zotëron katër apartamente dhe një ullishte

18:50 - 19/03/26
Kanabis në magazinën e drejtorit të burgut të Rrogozhinës, reagon Drejtoria e Burgjeve

Kanabis në magazinën e drejtorit të burgut të Rrogozhinës, reagon Drejtoria e Burgjeve

18:34 - 19/03/26
Drejtor i Burgut me magazinë kanabisi, i përfshirë edhe përgjegjësi i OSHEE-së

Drejtor i Burgut me magazinë kanabisi, i përfshirë edhe përgjegjësi i OSHEE-së

18:22 - 19/03/26
“Çfarë rezultatesh ke si ministrja më afatgjatë e Ramës”? Përgjigja e Mirela Kumbaros të lë pa fjalë

“Çfarë rezultatesh ke si ministrja më afatgjatë e Ramës”? Përgjigja e Mirela Kumbaros të lë pa fjalë

18:14 - 19/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com