GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

“Mbretëresha e betonit” Sako blen 333 MLN lekë asfalto-beton, ia dhuron tenderin Shpëtim Varakut

14:33 - 15/04/24
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
“Mbretëresha e betonit” Sako blen 333 MLN lekë asfalto-beton, ia dhuron tenderin Shpëtim Varakut
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deri në 2040, Durrësi do të ketë rritjen më të lartë në indeksin i madhësisë së valës së nxehtësisë midis një kampioni qytetesh të mëdha në rajon, raporton Banka Botërore. Shkak është betonizimi, mungesa e barit dhe e pemëve.

Ndërkohë, kryetarja e Bashkisë Durrës, Emirana Sako, vepron sikur nuk ka lidhje me këtë situatë. Ajo zëvendësoi në këtë post Vangjush Dakon, që është nën hetim nga Gjykata Antikorrupsion. Përveç të tjerave, Dako do të mbahet mend se ndërtoi një velierë gjigante prej betoni duke prishur edhe themelet e lashta të qytetit. Ai kishte në pronësi edhe një kompani që prodhon beton.

Sako vazhdon në të njëjtën rrugë dhe është bërë “mbretëresha e betonit”. Përveç lëshimit të lejeve të pallateve që po i marrin frymën qytetit, çdo fillim viti, Sako shpenzon miliona lekë për beton. Më pas gjithë vitin zhvillon tenderë të tjera për shtesa asfalti ku kontrakton kompanitë e miqve të saj. Avazi ka nisur edhe për vitin 2024.

Më datë  29 shkurt 2024, Ndërmarrja e Rrugëve Durrës, nën varësinë e bashkisë, ka hapur garën për tenderin me objekt ‘BLERJE ASFALTO-BETON, VITI 2024’. Për këtë bashkia ka planifikuar të shpenzojë 333 milionë lekë. Por ajo që na bënë ne përshtypje është se në tender nuk përcaktohet se në cilat rrugë do të përdoret ky asfalt, pasi vazhdimisht për rrugët hapen tendera të tjerë për asfaltim ose rikonstruktim dhe në fund ato mbeten sërish të amortizuara dhe me kanalizime skandaloze.

Kryetarja Sako nuk shqetësohet për këto “detaje”, por vetëm firmos që paratë të xhirohen tek kompania e paracaktuar.

Ndërkohë, tenderi ka risk korrupsioni, prandaj Open Data Albania i ka vendosur “Flamurin e kuq”.

Më konkretisht, kontrata është dhënë pa garë fare. Deri më datë 18 mars 2024, kur u bë mbyllja e tenderit ishin regjistruar 4 oferta. Madje firmat BIBA-X dhe BAMI HOLDING kanë paraqitur ofertat më të lira, me vlerë 200 milionë lekë dhe 260 milionë lekë. Shohim se këto dy oferta do t’i kursenin bashkisë 133 milionë lekë dhe 73 milionë lekë. Po pse kryetarja nuk i kursen ndonjë lekë arkës së bashkisë? Kuptohet se ku shkon diferenca.

 

Kështu, të dyja këto firma janë skualifikuar që në fazën e parë nga gara, së bashku me një firmë tjetër. Në fund mbeti vetëm zarfi me ofertën e firmës VARAKU E SHPK me vlerë 300 milionë lekë. Edhe pse ishte oferta më e shtrenjtë, edhe pse nuk kishte konkurrencë, Sako shpalli fituese kompaninë e Shpëtim Varakut.

Betoni e bën Durrësin qytetin më të nxehtë në Ballkan

Përveç të tjerave, kjo mania e Sakos për të blerë beton dhe asfalt e ka kthyer Durrësin në qytetin më të nxehtë në Ballkan, madje së fundmi është dhënë alarmi për atë çka na pret.

Sipas një raporti të fundit nga Banka Botërore për Ballkanin Perëndimor, valët e të nxehtit pritet të rriten shpejt në dekadat në vijim.

Në raport thuhet se “ndërmjet viteve 1990 dhe 2040, Durrësi do ketë rritjen më të lartë në indeksin i madhësisë së valës së nxehtësisë midis një kampioni qytetesh të mëdha në rajon. Pas Durrësit, me temperatura të larta do përballet edhe Prishtina, Podgorica, Sarajeva, Tirana dhe Shkupi”.

Raporti vë në dukje faktin se temperaturat në botë pritet të rriten me 4% në krahasim me verën mesatare, ndërkohë që temperatura në 6 vendet e Ballkanit Perëndimor parashikohet të rritet deri në 7,5°C krahasuar me nivelet para-industriale.

Matjet në qytetet shqiptare kanë treguar se në Tiranë, Shkodër dhe Vlorë, pabarazitë e temperaturës arrijnë në intervalin 4-6°C.

Një detaj i rëndësishëm i këtij raporti është fakti se stresi i nxehtësisë u tregua sistematikisht më i lartë në lagjet me densitet të lartë të sipërfaqeve të ndërtuara, si trotuaret e asfaltit dhe një incidencë e ulët e barit, shkurreve dhe mbulesave të pemëve.

Ndërsa prioriteti i kryetares Sako nuk është mirëqenia e qytetit, por të xhirojë paratë në arkën e miqve të saj biznesmenë.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

 

 

 

Etiketa: abuzimbetonblerje betonidurresi qyteti me i nxehtered flagSakoshpetim varakutender

Lajme të lidhura

Hoteli i Agollit në Divjakë, anulohet tenderi 4.6 MLD lekë, u manipulua për Alfons Bitrin
Breaking Views

Hoteli i Agollit në Divjakë, anulohet tenderi 4.6 MLD lekë, u manipulua për Alfons Bitrin

17:00 - 11/03/26
Rama i bën shëtitore Alabbarit/ Prapaskenat e tenderit 5.5 MLD lekë, denoncim për Dritan Agollin dhe Faik Currin
Breaking Views

Rama i bën shëtitore Alabbarit/ Prapaskenat e tenderit 5.5 MLD lekë, denoncim për Dritan Agollin dhe Faik Currin

15:24 - 10/03/26
Pastrimi i Orikumit jepet kompanisë së drogës, pasi u ndërruan 3 kryebashkiakë
Breaking Views

Pastrimi i Orikumit jepet kompanisë së drogës, pasi u ndërruan 3 kryebashkiakë

15:45 - 09/03/26
Para
E Rëndë/ Këmba e gjendur në pyll, vendos pas hekurave vrasësin 33 vjeçar! / FOTO

E Rëndë/ Këmba e gjendur në pyll, vendos pas hekurave vrasësin 33 vjeçar! / FOTO

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën
Breaking Views

“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën

20:30 - 13/03/26

Gjatë një takimi me përfaqësues të Departamentit të Infrastrukturës në PD, Berisha tha se në Shqipëri, ka mbi 10 vite...

Lexo më shumë
Nxehet lufta, Pentagoni dërgon 5 mijë marinsa të tjerë në Ngushticën e Hormuzit

Nxehet lufta, Pentagoni dërgon 5 mijë marinsa të tjerë në Ngushticën e Hormuzit

20:00 - 13/03/26
SPAK ekstradon nga Anglia trafikantin shqiptar të armëve, Londra merr vendimin

SPAK ekstradon nga Anglia trafikantin shqiptar të armëve, Londra merr vendimin

19:45 - 13/03/26
Përkrahje e autorëve në krim dhe shpërdorim detyre, tri masa sigurie ndaj oficerit të policisë

Përkrahje e autorëve në krim dhe shpërdorim detyre, tri masa sigurie ndaj oficerit të policisë

19:20 - 13/03/26
Sistemi e-Albania nxjerr sërish probleme, bizneset mbeten në pritje

Sistemi e-Albania nxjerr sërish probleme, bizneset mbeten në pritje

17:25 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com