GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Mbretëria e Bashkuar mbështet anëtarësimin e Kosovës në NATO

18:28 - 19/05/21
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Mbretëria e Bashkuar mbështet anëtarësimin e Kosovës në NATO
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani priti në takim Giles Portman, drejtorin për Evropë në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe të Zhvillimit të Mbretërisë së Bashkuar, i cili e përgëzoi për detyrën.

Portman vuri theksin te fakti se zhvillimet e fundit politike në vend paraqesin një kthesë për zhvillime të reja. Ndërkohë, Osmani shprehu mirënjohje për mbështetjen historike të Mbretërisë së Bashkuar ndaj Kosovës që nga periudha e luftës, duke përfshirë angazhimin në kuadër të NATO-së, si dhe mbështetjen e vazhdueshme që nga shpallja e pavarësisë. Në këtë drejtim, ajo tha se, “Mbretëria e Bashkuar mbetet një prej partnerëve dhe aleatëve më strategjik për vendin tonë”. Presidentja Osmani theksoi që institucionet e vendit janë të gatshme të angazhohen në hapjen e kapitujve të ri të bashkëpunimit me Mbretërinë e Bashkuar dhe fuqizimin e atyre ekzistues, gjersa ka vënë theks të veçantë tek fusha e sundimit të ligjit, mbrojtjes, sigurisë, shkëmbimeve tregtare, arsimit, si dhe angazhimin e përbashkët për avancimin e agjendës së gjelbër.

Osmani shprehu gatishmërinë për bashkëpunim në këtë drejtim, teksa Portman ritheksoi se Mbretëria e Bashkuar është mbështetëse e plotë e të ardhmes së Republikës së Kosovës në NATO, gjë që do të kontribuojë në stabilitet dhe siguri në rajon dhe përtej. Ai shprehu mbështetjen e Britanisë së Madhe në fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Republikës së Kosovës.

Në veçanti, Presidentja Osmani shprehu mirënjohje për ndihmën dhe angazhimin e Mbretërisë së Bashkuar për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur më dhunë në luftën e fundit në Kosovë, duke thënë se zbardhja e fatit të tyre dhe vendosja e drejtësisë janë parakusht për paqe të qëndrueshme dhe sukses në procesin e dialogut. Të dy palët u dakorduan për bashkëpunim të ngushtë në realizimin e projekteve të përbashkëta, të cilat do të ndihmojnë avancimin e raporteve të ndërsjella.

Etiketa: KosoveMbreteria e BashkuarNATO

Lajme të lidhura

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”
Botë

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

23:25 - 04/04/26
“Mos bombardoni!”/ Protestë masive në Tel Aviv kundër luftës, thirrje të forta për paqe
Botë

“Mos bombardoni!”/ Protestë masive në Tel Aviv kundër luftës, thirrje të forta për paqe

21:35 - 04/04/26
Nga Mbretëria e Hormuzit tek Ngushtica, si ka funksionuar kjo valvulë e ekonomisë botërore?
Botë

Nga Mbretëria e Hormuzit tek Ngushtica, si ka funksionuar kjo valvulë e ekonomisë botërore?

18:22 - 04/04/26
Para
Zbulohet shuma e paundëve që u kapën në Portin e Durrësit

Zbulohet shuma e paundëve që u kapën në Portin e Durrësit

TË FUNDIT

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”
Botë

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

23:25 - 04/04/26

Një aromë e pazakontë, e përshkruar si “erë djegieje”, u raportua së fundmi nga tualeti i anijes kozmike Orion, pjesë...

Lexo më shumë
Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji

22:31 - 04/04/26
Juventus, Spalletti: Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha

Juventus, Spalletti: Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha

22:12 - 04/04/26
Drejtori për Zgjerimin në BE: Mali i Zi po ecën më shpejt se Shqipëria

Drejtori për Zgjerimin në BE: Mali i Zi po ecën më shpejt se Shqipëria

22:01 - 04/04/26
“Mos bombardoni!”/ Protestë masive në Tel Aviv kundër luftës, thirrje të forta për paqe

“Mos bombardoni!”/ Protestë masive në Tel Aviv kundër luftës, thirrje të forta për paqe

21:35 - 04/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com