GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Veliaj merr Plarent Ndrecën si avokat, SPAK “ankohet”: Ish-deputetin e PS e kemi marrë në pyetje…

në Aktualitet, Breaking Views, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Veliaj merr Plarent Ndrecën si avokat, SPAK “ankohet”: Ish-deputetin e PS e kemi marrë në pyetje…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shtyhet seanca në GJKKO ndaj Erion Veliajt dhe 29 të pandehurve të tjerë në këtë dosje.

SPAK i ka kërkuar Gjykatës që avokati që ka zgjedhur Veliaj të përfaqësohet, nuk mund të ushtrojë këtë detyrë pasi është marrë në pyetje si person që ka dijeni për këtë dosje.

Bëhet fjalë për ish-deputetin e PS Plarent Ndreca, i cili është marrë nga Veliaj si avokat mbrojtës. Pas shqyrtimit të kërkesës Gjykata vendosi që Ndreca në këtë moment, nuk përbën problem që të mbrojë Veliaj.

Sakaq, gjykata vendosi që të shtyhet seanca për shkak se i pandehuri Meriman Palushi ishte pa mbrojte, ndërsa po ashtu ka pezulluar afatet e paraburgimit për Veliajn dhe të pandehurit që janë me masë arrest në shtëpi.

Pjesë nga diskutimet në sallë:

Gjykata: Duke qenë se janë shumë të pandehur dhe duke qenë se i janë vënë me dy shkresa materialet Erion Veliaj njëra prej të cilave Veliaj është vënë në dijeni me vendimin e gjykatës dhe në tjetrin përshkruhet gjithë ecuria e dorëzimit të akteve, rezulton që është refuzuar marrja e akteve nga i pandehuri Erion Veliaj dhe si përfundim Veliaj nuk pranoi ti marrë. Më pas oficeri i policisë gjyqësore përshkruan se fashikujt janë dorëzuar dhe janë lënë në administrim të IEVP Durrës dhe gjenden në një dhomë. Në rastin konkret akti është nënshkruar nga shefi i regjimit të brendshëm juristi i IEVP, dhe nga agjentët. Ndërkohë në e-mail që i është drejtuar gjykatës pretendohet e kundërta dhe se si është zbatuar vendimi i gjykatës

SPAK: Duke marrë në konsideratë rrethanat që ju parashtruat do veçoj se i pandehuri Erion Veliaj ka shprehur dëshirën të mos paraqitet në gjykim. Ai ka marrë dijeni dhe ka zgjedhur të mbrohet nga avokati Plarent Ndreca. Lidhur me legjitimimin e avokatit ai është pyetur gjatë fazës së hetimit paraprak dhe ka papajtueshmëri për ushtrimit të detyrës sepse është pyetur si person që ka dijeni për rrethanat.

Plarent Ndreca: E parashikoja këtë kërkesë nga prokuroria, dhe në vlerësim të këtij ligji them që nuk jemi në papajtueshmëri. Thëniet nuk përbëjnë provë në vetvete dhe thëniet nuk kanë lidhje fare me këtë proces. Jam pyetur për njohjen me Ajola Xoxën dhe rezulton që s’kam njohje, më është bërë pyetje mbi një foto që është gjetur në zyrat e shoqërisë së zonjës Xoxa, pra thëniet e bëra në prokurori nuk kanë asnjë lidhje dhe asnjë papajtueshmëri që cënojnë interesin e këtij gjykimi

SPAK: Është një rrethanë që duhet ta bënim prezent gjykatës. Është gjykata që vlerëson

Gjykata: Në lidhje me avokatin e zgjedhur nga Veliaj duke patur në vëmendje momentin procedurial ku ndodhet ky shqyrtim gjyqësor që jemi ende në fazën e kërkesave paraprake, vlerësojmë të legjitimojmë si mbrojtës Plarent Ndrecën. Nuk ka pengesë që Ndreca të jetë avokat i kryebashkiakut.

gijotina.com/

Etiketa: Erion Veliaj

Lajme të lidhura

‘France 24’, jehonë protestës: Përplasje me policinë! Të rinjtë shqiptarë akuzojnë Ramën për korrupsion dhe kërkojnë largimin e tij
Aktualitet

‘France 24’, jehonë protestës: Përplasje me policinë! Të rinjtë shqiptarë akuzojnë Ramën për korrupsion dhe kërkojnë largimin e tij

23:18 - 24/10/26
“Largimi i Ramës është i shpejtë”- Ervin Salianji: Kryeministri, ‘vrasës me pagesë’, paguan policët 2500 euro për të dhunuar qytetarët
Aktualitet

“Largimi i Ramës është i shpejtë”- Ervin Salianji: Kryeministri, ‘vrasës me pagesë’, paguan policët 2500 euro për të dhunuar qytetarët

22:33 - 24/10/26
Studentët njoftojnë sërish protestë nesër në orën 14:00 para Ministrisë së Arsimit
Aktualitet

Studentët njoftojnë sërish protestë nesër në orën 14:00 para Ministrisë së Arsimit

22:11 - 24/10/26
Para
Del foto e çiftit që tronditi Roskovecin, prindër të 7 fëmijëve

Del foto e çiftit që tronditi Roskovecin, prindër të 7 fëmijëve

Discussion about this post

TË FUNDIT

‘France 24’, jehonë protestës: Përplasje me policinë! Të rinjtë shqiptarë akuzojnë Ramën për korrupsion dhe kërkojnë largimin e tij
Aktualitet

‘France 24’, jehonë protestës: Përplasje me policinë! Të rinjtë shqiptarë akuzojnë Ramën për korrupsion dhe kërkojnë largimin e tij

23:18 - 24/10/26

Protesta e 12-të studentore në Tiranë ka marrë vëmendjen e medias franceze France 24, e cila i ka kushtuar një...

Lexo më shumë
“Largimi i Ramës është i shpejtë”- Ervin Salianji: Kryeministri, ‘vrasës me pagesë’, paguan policët 2500 euro për të dhunuar qytetarët

“Largimi i Ramës është i shpejtë”- Ervin Salianji: Kryeministri, ‘vrasës me pagesë’, paguan policët 2500 euro për të dhunuar qytetarët

22:33 - 24/10/26
Studentët njoftojnë sërish protestë nesër në orën 14:00 para Ministrisë së Arsimit

Studentët njoftojnë sërish protestë nesër në orën 14:00 para Ministrisë së Arsimit

22:11 - 24/10/26
“Lutemi për ty vëlla”, reagimi i Tifozave Kuq e Zi për Erjon Vishkullin

“Lutemi për ty vëlla”, reagimi i Tifozave Kuq e Zi për Erjon Vishkullin

21:51 - 24/10/26
Vullnetarja që ndihmon të lënduarit e protestës asfiksohet nga gazi lotsjellës

Vullnetarja që ndihmon të lënduarit e protestës asfiksohet nga gazi lotsjellës

21:12 - 24/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com