GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Gjyqtarja Irena Gjoka në rrezik, shtohen masat e sigurisë

në Aktualitet, Breaking Views, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Gjyqtarja Irena Gjoka në rrezik, shtohen masat e sigurisë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Forcohen masat e sigurisë për gjyqtaren Irena Gjoka, pas informacioneve për rrezik të mundshëm ndaj saj. Vendimi është marrë nga Komisioni për Mbrojtjen e Gjyqtarëve, ku përfshihen përfaqësues nga Ministria e Brendshme, Ministria e Drejtësisë, Këshilli i Lartë Gjyqësor, drejtuesi i Gjykatës së Posaçme Erjon Bani dhe struktura të Policisë së Shtetit.

Sipas vendimit, përveç gardës që siguron zakonisht gjyqtarët dhe prokurorët e SPAK, do të shtohen edhe efektivë nga njësia e mbrojtjes së veçantë. Detajet mbi kërcënimet dhe vlerësimin e rrezikut mbahen konfidenciale për arsye sigurie.

Gjyqtarja Gjoka ka qenë edhe më herët nën mbrojtje shtetërore, për shkak të funksionit të saj si zëvendëskryetare e Gjykatës së Posaçme dhe përfshirjes në çështje të rëndësishme, mes tyre edhe dosja “Partizani”. Në atë periudhë, për shkak të rrezikut të perceptuar, autoritetet i vendosën masa mbrojtëse me truproja.

Në listën e personave nën mbrojtje të shtuar nga shteti përfshihet edhe gjyqtarja Gentian Muça, ndaj së cilës u ndërmorën masa sigurie pasi rreth pesë vite më parë në automjetin e saj dhe të bashkëshortit, prokuror, u vendos lëndë plasëse.

Po ashtu, mbrojtje shtetërore vijon të ketë edhe ish-gjyqtari i Shkodrës, Tonin Stërkaj, në banesën e të cilit është vendosur tritol, ndërsa autorët nuk janë identifikuar. Ai ka larguar familjen jashtë vendit dhe, edhe pse është shkarkuar nga procesi i vettingut, autoritetet e konsiderojnë ende në rrezik.

Shumica e personave që gëzojnë mbrojtje të posaçme janë prokurorë të SPAK, si dhe disa prokurorë në rrethe, përfshirë edhe në Elbasan, ku njëri prej tyre është transferuar në Tiranë për arsye sigurie.

gijotina.com/

Etiketa: Mbrojtja e gjyqtares

Lajme të lidhura

Humb jetën elektricisti 34-vjeçar teksa riparonte defektin në shtyllën elektrik
Aktualitet

Humb jetën elektricisti 34-vjeçar teksa riparonte defektin në shtyllën elektrik

23:01 - 09/11/26
Përplasen BDI dhe VLEN, Mickoski nuk pranon kërkesën e studentëve shqiptarë për provimin në shqip të jurisprudencës
Breaking Views

Përplasen BDI dhe VLEN, Mickoski nuk pranon kërkesën e studentëve shqiptarë për provimin në shqip të jurisprudencës

23:00 - 09/11/26
Reforma Zgjedhore/ Boçi: Vendimmarrja politike është në dorë të kryetarëve të partive, kjo duhet të marrë fund
Breaking Views

Reforma Zgjedhore/ Boçi: Vendimmarrja politike është në dorë të kryetarëve të partive, kjo duhet të marrë fund

22:30 - 09/11/26
Para
Ndryshime në poste drejtuese të Policisë në Tiranë, Vlorë, Durrës dhe Shkodër

Ndryshime në poste drejtuese të Policisë në Tiranë, Vlorë, Durrës dhe Shkodër

Discussion about this post

TË FUNDIT

Humb jetën elektricisti 34-vjeçar teksa riparonte defektin në shtyllën elektrik
Aktualitet

Humb jetën elektricisti 34-vjeçar teksa riparonte defektin në shtyllën elektrik

23:01 - 09/11/26

Një ngjarje tragjike është regjistruar në fshatin Bardhaj të Shkodrës, ku një elektricist 34-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se...

Lexo më shumë
Përplasen BDI dhe VLEN, Mickoski nuk pranon kërkesën e studentëve shqiptarë për provimin në shqip të jurisprudencës

Përplasen BDI dhe VLEN, Mickoski nuk pranon kërkesën e studentëve shqiptarë për provimin në shqip të jurisprudencës

23:00 - 09/11/26
Reforma Zgjedhore/ Boçi: Vendimmarrja politike është në dorë të kryetarëve të partive, kjo duhet të marrë fund

Reforma Zgjedhore/ Boçi: Vendimmarrja politike është në dorë të kryetarëve të partive, kjo duhet të marrë fund

22:30 - 09/11/26
Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Nuk i shmangim dot rastet e kontaminimit të ujit! Është edhe sezon virozash

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Nuk i shmangim dot rastet e kontaminimit të ujit! Është edhe sezon virozash

22:15 - 09/11/26
Ankth në klubin e Superiores, presidenti i nënshtrohet operacionit në zemër

Ankth në klubin e Superiores, presidenti i nënshtrohet operacionit në zemër

22:00 - 09/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com