GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi KRYESORE

Mbyllen Lojërat Olimpike, SHBA mund Kinën në tabelën e medaljeve – Klasifikimi

në KRYESORE, Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Mbyllen Lojërat Olimpike, SHBA mund Kinën në tabelën e medaljeve – Klasifikimi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gara për më së shumti medalje të arta në Lojërat Olimpike në Paris mbaroi me barazim 40:40 mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës.

Megjithatë, SHBA-ja kryesoi tabelën e medaljeve pasi fitoi 126 medalje olimpike në përgjithësi, duke lënë mbrapa Kinën me 91 medalje.

Edhe në lojërat e kaluara në Tokio, SHBA-ja e la pas Kinën në garë për numrin e përgjithshëm të medaljeve, duke fituar 113 në total, prej të cilave 39 të arta, krahasuar me 89 në total nga Kina dhe 38 të arta.

Kush pritej të fitonte më së shumti medalje në Paris?

Sipas parashikimit virtual të Nielsen Gracenote, i cili i mblodhi të dhënat e rezultateve nga garat e mëdha prej Olimpiadës së Tokios e këndej, pesë vendet me më së shumti medalje në Paris do të ishin si në vijim: SHBA (112 medalje në total); Kina (86); Britania (63); Franca (60) dhe Australia (54).

SHBA-ja doli e para siç u parashikua. Megjithatë, SHBA-ja dhe Kina fituan më shumë medalje të arta dhe medalje në përgjithësi.

Japonia i theu parashikimet dhe doli në vendin e tretë me 45 medalje në përgjithësi, prej të cilave 20 të arta.

Franca dhe Australia u renditën në top pesëshe, siç u parashikua.

Australia, megjithatë, doli e katërta, para Francës, falë 18 medaljeve të arta nga 53 medalje në total që fitoi. Franca fitoi më shumë në total, 64, por kishte vetëm 16 të arta.

Britania fitoi më shumë medalje se në Tokio, 65 krahasuar me 64, por fitoi më pak të arta dhe u rendit e shtata në klasifikimin e përgjithshëm, mbrapa Holandës.

Në Paris, Kosova e rriti numrin e medaljeve në pesë në total, ndërsa Shqipëria fitoi medaljet e para në historinë e saj. Por, as Kosova e as Shqipëria nuk fituan medalje të arta.

Te Kosova, kampionia olimpike nga Tokio, Distria Krasniqi fitoi medaljen e argjendtë, duke u bërë sportistja e parë kosovare, qoftë te djemtë apo vajzat, që fiton dy medalje olimpike. Ndërsa xhudistja tjetër, Laura Fazliu, e fitoi medaljen e bronztë, të parën në karrierë.

Chermen Valiev dhe Islam Dudaev fituan për Shqipërisë medaljet e para olimpike, pasi të dy fituan të bronzta në sportin e mundjes.

/rel/

Etiketa: kinaKryesore1Lojërat olimpikeLojërat Olimpike "Paris 2024"SHBA

Lajme të lidhura

Poliçani ngrihet kundër PS-së, 15 këshilltarë votojnë kundër shkrirjes, kërcënojnë me dorëheqje
Aktualitet

Poliçani ngrihet kundër PS-së, 15 këshilltarë votojnë kundër shkrirjes, kërcënojnë me dorëheqje

14:53 - 21/08/26
Berisha: Politikat e Ramës po shpopullojnë Shqipërinë
Aktualitet

Berisha: Politikat e Ramës po shpopullojnë Shqipërinë

14:20 - 21/08/26
Pretendim tronditës në gjyqin e Maradonës: Disa rezultate të analizave janë të babait të tij
Sport

Pretendim tronditës në gjyqin e Maradonës: Disa rezultate të analizave janë të babait të tij

13:23 - 21/08/26
Para
Durrës, raportohen dy persona të humbur, mes tyre një 14-vjeçare

Durrës/ Drogë në lokal, në pranga pronari dhe badiguardi (Emrat)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Plagosi me armë Vladimir Bruçin, dëshmia e Pjerin Bitanit: E qëllova pasi më ofendoi para familjarëve
Aktualitet

Plagosi me armë Vladimir Bruçin, dëshmia e Pjerin Bitanit: E qëllova pasi më ofendoi para familjarëve

16:14 - 21/08/26

Detaje të reja janë zbardhur nga hetimi për plagosjen me armë zjarri të Vladimir Bruçit në Shkodër, ngjarje për të...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë te “Pushimi i Shoferit”/ Automjeti përplaset me furgonin, disa të plagosur

Aksident i rëndë te “Pushimi i Shoferit”/ Automjeti përplaset me furgonin, disa të plagosur

16:03 - 21/08/26
Poliçani ngrihet kundër PS-së, 15 këshilltarë votojnë kundër shkrirjes, kërcënojnë me dorëheqje

Poliçani ngrihet kundër PS-së, 15 këshilltarë votojnë kundër shkrirjes, kërcënojnë me dorëheqje

14:53 - 21/08/26
Durrës/ Përplaset me makinën e turistëve anglezë, 28-vjeçari në gjendje të rëndë

Durrës/ Përplaset me makinën e turistëve anglezë, 28-vjeçari në gjendje të rëndë

14:41 - 21/08/26
Nuk kthehet nga leja, arratiset i dënuari nga burgu i Reçit

Nuk kthehet nga leja, arratiset i dënuari nga burgu i Reçit

14:30 - 21/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com