GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Mbyllen Lojërat Speciale në Berlin, Shqipëria kthehet me 5 medalje

08:38 - 26/06/23
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Mbyllen Lojërat Speciale në Berlin, Shqipëria kthehet me 5 medalje
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Lojërat Olimpike Speciale Berlin 2023 ulën siparin mbrëmjen e të dielës në Brandenburg, në një ceremoni po aq spektakolare sa vetë eventi, ku prej datës 17 qershor, sportistët me aftësi ndryshe treguan se janë të njëjtë, në sport e në jetë.

Në ceremoni morën pjesë presidenti i Special Olympic International, Timothy Shriver, teksa flaka olimpike u dorëzua te organizatorët e Lojërave të radhës, që do të mbahen në Torino më 2025-ën, para se të shpërthenin fishekzjarret.

Nën mbështetjen e pakufizuar të Coca-Colës, në Lojërat Olimpike Speciale të Berlinit u përfaqësua me 10 sportistë edhe Shqipëria, që garoi në sporte si noti, peshëngritja, atletika e basketbolli, teksa grupi udhëhiqej nga solisti i mirënjohur i grupit West Side Family, Roland Hysi.

Ndonëse një event ku rezultati sportiv kalon në plan të dytë, sportistët e Special Olympics Albania ia dolën të bëjnë një përfaqësim dinjitoz, duke i dhënë vendit tonë edhe medaljet e para Olimpike.

Rezultati më i mirë ishte padyshim ai i notarit Gersi Troka, që ia doli të marrë medalje të artë në 200 metra stil i lirë, e para medalje e artë për Shqipërinë në Lojërat Olimpike Speciale.

Vetëm një ditë më vonë, bëri një garë mjaft të mirë edhe peshëngritësi Adi Sula, që i dha Shqipërisë plot 4 medalje, dy argjendi e dy bronzi, duke konfirmuar traditën e mirë të kuqezinjve në ngritjen e shtangës.

Në atletikë, Lulzim Koçi tërhoqi vëmendjen mediave botërore për mënyrën e festimit, e ngjashme me atë të atletit më të madh Usain Bolt, teksa videoja bëri me shpejtësi xhiron e rrjeteve sociale.

Ndërsa në basketboll, sportistet e Special Olymics Albania shijuan emocionet e pjesëmarrjes, por edhe duartrokitjet e vullnetarëve në shkallët e impianteve sportive, çka në thelb ishte edhe qëllimi i këtyre i eventit.

Lojërat Olimpike Speciale Botërore organizohen që prej vitit 1968 në partneritet të ngushtë ne Coca-Colën, teksa sportistë me aftësi ndryshe garojnë për qëllim madhor si gjithë-përfshirja. Disiplina dhe puna në grup janë elementët kryesorë që promovohen në këto lojëra, si aftësi që shërbejnë edhe në integrimin e sportistëve në jetën e përditshme.

Në Lojërat e Olimpike Speciale të Berlinit morën pjesës rreth 7000 sportistë nga mbi 190 vende të ndryshme, mes të cilëve edhe Shqipëria, të cilët treguan edhe njëherë se pavarësisht aftësive ndryshe, mund t’ia dalin të shfaqen njësoj, nëse u jepet përkrahja dhe mbështetja e duhur.

Etiketa: BerlinlojeraShqiperi

Lajme të lidhura

Muçi nuk di të ndalet me Trabzonspor, pranë thyerjes së rekordit
Sport

Po shkëlqen në Turqi, Trabzonspor nuk pret më dhe merr vendimin final për Ernest Muçin

13:53 - 21/02/26
“Legjendat Flasin”/ Rrëfimi i veçantë i portierit shqiptar: Erdha Perlat dhe Partizani më bëri Mustë! Fanella e Kombëtares, emocion i veçantë
Sport

“Legjendat Flasin”/ Rrëfimi i veçantë i portierit shqiptar: Erdha Perlat dhe Partizani më bëri Mustë! Fanella e Kombëtares, emocion i veçantë

11:58 - 21/02/26
Shok skuadre me Mirlind Dakun, sulmuesi tjetër i Kombëtares shqiptare prezantohet te Rubin Kazan
Sport

Shok skuadre me Mirlind Dakun, sulmuesi tjetër i Kombëtares shqiptare prezantohet te Rubin Kazan

10:34 - 21/02/26
Para
Fenomeni/ Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Nuk dimë kush është polici e kush është krimineli

Fenomeni/ Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Nuk dimë kush është polici e kush është krimineli

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër
OP-ED

Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër

15:30 - 21/02/26

Nga Ilir Kalemaj Shqipëria na shpërfaqet shpesh si dy realitete paralele, dy narrativa të ndryshme, perceptime që nuk kanë asnjë pikë...

Lexo më shumë
Blushi: Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur

Blushi: Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur

15:10 - 21/02/26
Gazi lotsjellës/ Berisha: Dënoj me forcën më të madhe dhunimin e xhamisë dhe besimtarëve gjatë faljes së namazit

Gazi lotsjellës/ Berisha: Dënoj me forcën më të madhe dhunimin e xhamisë dhe besimtarëve gjatë faljes së namazit

14:51 - 21/02/26
“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën

Adriatik Lapaj ironizon protestën e opozitës: Qëndresa është beteja e vërtetë, jo ikja pas dy orësh

14:22 - 21/02/26
Muçi nuk di të ndalet me Trabzonspor, pranë thyerjes së rekordit

Po shkëlqen në Turqi, Trabzonspor nuk pret më dhe merr vendimin final për Ernest Muçin

13:53 - 21/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com