GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Mbyllen ndeshjet e Kupës së Shqipërisë, Flamurtari shkatërron Kastriotin

15:41 - 17/11/21
në Sport
Kohë leximi: 3 min
A A
Mbyllen ndeshjet e Kupës së Shqipërisë, Flamurtari shkatërron Kastriotin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Janë mbyllur ndeshjet e kthimit për raundin e 1/8-ave të Kupës së Shqipërisë, ndërsa numri i golave ishte goxha i lartë.

Përballja me numrin më të madh  ajo midis Vllaznisë dhe Pogradecit. Shkodranët kanë shënuar plot 6 herë në portën e kundërshtarëve të tyre në vetëm 26 minuta lojë.

Ishte Mustedanagic ai që zhbllokoi rezultatin që në minutën e tretë, duke shënuar për ‘Kuqeblutë’, Aralica do të shënonte dy gola për Shkodrën në minutën e 7 dhe të 16-ë. Latifi realizoi nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 14, ndërsa Pura do të shtonte numrin e golave për Vllazninë me autogol.

Seria e golave për shkodranët e mbyll nga Hoxhaj në minutën e 26-ë, duke bërë që 45-minutshi i parë i kësaj sfide të mbyllej me rezultatin 6-0, teksa ekipi i Pogradecit nuk pati asnjë mundësi që të kundërpërgjigjej. Ndërsa pjesa e dytë e këtij takimi ishte më e qetë dhe nuk pati më gola të tjerë.

Sfidë tjetër interesantë ishte  edhe ajo midis Skënderbeut dhe Bylisit, ajo u mbyll me rezultatin 2-2, golat për korçarët janë shënuar nga Meksi dhe Berisha në minutën e 23 dhe shtesën e pjesës së parë, teksa për Bylisin janë realizuar të dy nga Qardaku. Fitues i kësaj ndeshjeje dhe që kaloi në turin tjetër është Skënderbeu, që mundi të triumfonte vetëm pas penalltive.

Kastrioti-Flamurtari nga ana tjetër ishte një ndeshje surprizë, me vlonjtatë që tronditën ekipin krutanë me shifrat 2-4. Golat për vendasit i shënuan Karakaci dhe Mudrazija, ndërsa për Flamurtarin shënuan Diamant dopietë në minutën e 38 dhe në minutat shtesë, Pjeshka në minutën e 63 dhe Ribaj në minutën e 93-ë.

Kukësi-Egnatia e ka mbyllur këtë ndeshje me shifrat 1-0 dhe goli i vetëm është realizuar nga Taipi në minutat shtesë të pjesës së parë.

Habitës ka qenë  pjesa e parë për Laçin që u duk se po kishte një ecuri shumë të mirë kohët e fundit. ‘Bardhezinjtë’ e kanë mbyllur këtë pjesë të parë të ndeshjes së kupës ndaj Tomorit në disfatë, teksa goli është realizuar nga Nako. Ndërsa do të duhej minuta e 73-ë e kësaj sfide që Laçi të barazonte rezultatin falë golit të Guindo dhe që ndeshja të mbyllej me shifrat 1-1.

Teuta fitoi 2-0 ndaj Korabit, ndërsa ka marrë avantazhin e pjesës së parë falë Ivanovic në minutën e 12, ndërsa në minutën e 88 Plaku arriti që të dyfishonte shifrat për ‘Djemtë e Detit’.

Partizani ka mundur të marrë një tjetër fitore në Kupën e Shqipërisë ndaj Besëlidhjes. Pjesa e parë mes tyre u mbyll me shifrat 0-0, ndërsa do të duhej minuta e 81-ë që Rrapaj t’i jepte avantazhin ekipit të tij, teksa 9 minuta më pas Junior dyfishoi shifrat për ‘Të Kuqtë’ e kryeqytetit./K.T/Gijotina.com  

Etiketa: Flamurtarikastriotikupa e shqiperise

Lajme të lidhura

Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja
Sport

Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

21:33 - 02/04/26
Rikthimi i Roberto De Zerbit në Premier League/ Trajneri i ri i Tottenham për të shpëtuar londinezët
Sport

Rikthimi i Roberto De Zerbit në Premier League/ Trajneri i ri i Tottenham për të shpëtuar londinezët

23:27 - 31/03/26
Kombëtarja mposhtet pa reaguar nga Ukraina në miqesoren e të zhgënjyerve
Breaking Views

Kombëtarja mposhtet pa reaguar nga Ukraina në miqesoren e të zhgënjyerve

23:02 - 31/03/26
Para
Propozimet e PD për ndryshimet kushtetuese, mblidhet Këshilli i Legjislacionit

Propozimet e PD për ndryshimet kushtetuese, mblidhet Këshilli i Legjislacionit

Discussion about this post

TË FUNDIT

“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës
Breaking Views

“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

22:50 - 02/04/26

Socialisti Erion Braçe ka folur për “Top Story”, pak ditë pasi shprehu dëshirën për të kandiduar për Bashkinë e Tiranës,...

Lexo më shumë
Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u ngacmua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u ngacmua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit

22:29 - 02/04/26
Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

22:00 - 02/04/26
Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

21:33 - 02/04/26
Mbrojtja e Sali Berishës kërkon të dëshmojë Edi Rama për dosjen “Partizani”

Mbrojtja e Sali Berishës kërkon të dëshmojë Edi Rama për dosjen “Partizani”

20:37 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com