GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Mbyllet hetimi për atentatin ndaj shefit të Policisë Bashkiake, kush janë autorët e dyshuar

në Aktualitet, KRYESORE
Kohë leximi: 2 min
A A
Mbyllet hetimi për atentatin ndaj shefit të Policisë Bashkiake, kush janë autorët e dyshuar
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Prokuroria e Shkodrës ka mbyllur hetimet ndaj sulmit me armë zjarri që la të plagosur rëndë shefin e Policisë Bashkiake të Malësisë së Madhe, Mentor Hasanaj dhe babanë e tij, Xhelal Hasanaj.

Me firmën e prokurores Shqiponja Mille, dosja ka përfunduar në gjykatë duke akuzuar si autorë të ngjarjes shtetasit Ilirjan Hasanaj dhe Verzan Bajrakurtaj.

Dy të akuzuarit për ngjarjen akuzohen për “Vrasje në rrethana cilësuese” mbetur në tentativë dhe “Mbajtje pa lejë të armëve të zjarrit”.

Ngjarja

Ngjarja e rëndë është regjistruar mesditën e datës 11 dhjetor të vitit 2020 në afërsi të bustit të “5 heronjve të Vigut” në rrugën Shkodër-Koplik. Nga sulmi me armë, 70-vjeçari Xhelal Hasanaj mori plagë më të rënda, ndërsa djali i tij, Mentor Hasanaj, u plagos më lehtë.

Në automjetin ku udhëtonin dy të plagosurit ishte edhe bashkëshortja e 37-vjeçarit, e cila fatmirësisht i ka shpëtuar breshërisë së plumbave. Mësohet se të tre këta shtetas ndodheshin në një mjet të Policisë Bashkiake, ndërsa po shkonin drejt Koplikut.

Papritur autorët kanë ardhur me një motor dhe nga një largësi fillimisht prej rreth 25 metrash kanë qëlluar në drejtim të tyre. Më pas teksa janë afruar kanë qëlluar me breshëri ndaj familjes Hasanaj.

Menjëherë është bërë transporti i dy të plagosurve drejt Spitalit Rajonal të Shkodrës, ku kanë marrë ndihmën e parë mjekësore e më pas u transportuan drejt Tiranës te Spitali i Traumës për mjekim më të specializuar. Katër ditë pas ngjarjes përfundoi në pranga 19-vjeçari Ilirjan Hasanaj dhe bashkëpunëtori i tij. I riu pranoi krimin në Polici, duke deklaruar se ishte ai që qëlloi me armë zjarri ndaj shefit të Policisë Bashkiake të Malësisë së Madhe.

Lajme të lidhura

Egjipti shpall organizata terroriste disa shoqata në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut (LISTA)
Aktualitet

Egjipti shpall organizata terroriste disa shoqata në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut (LISTA)

22:15 - 11/11/26
Qytetarë e studentë para Kryeministrisë, policia gjobit të riun, edhe pse protesta ishte e qetë (VIDEO)
Breaking Views

Qytetarë e studentë para Kryeministrisë, policia gjobit të riun, edhe pse protesta ishte e qetë (VIDEO)

19:50 - 11/11/26
Rama pritet me protestë në Dublin, hidhet vezë në drejtim të Kryeministrit (VIDEO)
Breaking Views

Rama pritet me protestë në Dublin, hidhet vezë në drejtim të Kryeministrit (VIDEO)

19:29 - 11/11/26
Para
Marrëveshje? Rama: Dora për Bashën, e shtrirë…

Marrëveshje? Rama: Dora për Bashën, e shtrirë...

TË FUNDIT

Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Ekonomi

Këmbimi valutor 12 Nëntor 2026, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

07:40 - 12/11/26

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.4 lekë dhe do shitet me...

Lexo më shumë
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 12 Nëntor 2026

07:37 - 12/11/26
Qiell gri dhe shira të rrëmbyer, parashikimi i motit për ditën e sotme

Parashikimi i motit për sot, 12 Nëntor 2026

07:28 - 12/11/26
Su bë deputete Sara Mile, Prokuroria zbuloi skemën, SPAK e kishte dosjen prej 6 muajsh në rafte

Su bë deputete Sara Mile, Prokuroria zbuloi skemën, SPAK e kishte dosjen prej 6 muajsh në rafte

23:26 - 11/11/26
Barcelona dhe Madridi ‘në flakë’, shkatërrime dhe përleshje me policinë, 170 mijë veta në protesta

Barcelona dhe Madridi ‘në flakë’, shkatërrime dhe përleshje me policinë, 170 mijë veta në protesta

22:54 - 11/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com