GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Mbyllet Stadiumi Olimpik i Athinës, nuk plotëson kushtet e sigurisë

07:36 - 01/10/23
në Sport
Kohë leximi: 1 min
A A
Mbyllet Stadiumi Olimpik i Athinës, nuk plotëson kushtet e sigurisë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Menaxhmenti i Kompleksit Sportiv Olimpik të Athinës (OAKA) njoftoi se të gjitha aktivitetet në stadiumin olimpik do të pezullohen për arsye sigurie.

Kjo pasi çatia e famshme e stadiumit, me harqet e saj ikonë, e projektuar nga arkitekti spanjoll Santiago Calatrava, kanë dështuar në testet e sigurisë.

Pas një raporti mbi aspektet problematike të kompleksit, të cilat nuk përmbushin standardet e përcaktuara, përfshi edhe strukturat metalike dhe çatinë polikarbonike, drejtuesit e stadiumit vendosën mbylljen e tij.

Ata paralajmëruan se shumë shpejt do të publikohet një raport i detajuar, ku pritet të përcaktohet edhe se sa do të zgjasë pezullimi, teksa klubi i Panathinaikosit do të duhet të kthehet në stadiumin e vjetër me 16 mijë vende, për të luajtur ndeshjet në kompeticionet europiane.

Gjithashtu edhe derbi athinas mes Panathinaikosit dhe Olympiacosit, i përcaktuar të luhej më 4 tetor në këtë impiant, nuk do të zhvillohet aty, pas vendimit të drejtuesve të Kompleksit Sportiv Olimpik të Athinës.

Stadiumi Olimpik i Athinës është më i madhi në Greqi, me një kapacitet prej 69 mijë vendesh dhe për herë të fundit iu nënshtrua një rikonstruksioni për modernizim në 2004-ën, për t’u bërë epiqendra e Lojërave Olimpike të të njëjtit vit.

 

 

Etiketa: Athinestadium

Lajme të lidhura

Publikohet lista paraprake për Topin e Artë, kryeson një sulmues anglez
Breaking Views

Publikohet lista paraprake për Topin e Artë, kryeson një sulmues anglez

22:28 - 03/04/26
Flamurtari shpëton nga humbja në shtesë në duelin e mbijetesës me Tiranën
Breaking Views

Flamurtari shpëton nga humbja në shtesë në duelin e mbijetesës me Tiranën

22:15 - 03/04/26
Incidentet në tribuna, FSHF reagon ashpër: 16 tifozë jashtë stadiumeve
Breaking Views

Incidentet në tribuna, FSHF reagon ashpër: 16 tifozë jashtë stadiumeve

19:39 - 03/04/26
Para
Kryemadhi rrëfen nga palestra: Ndjeva fundin, nuk ngrita dot as…

Kryemadhi rrëfen nga palestra: Ndjeva fundin, nuk ngrita dot as...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Gjenerali zbulon të “fshehtat”: Mes muxhahedinëve të MEK ka të rekrutuar…
Aktualitet

Gjenerali zbulon të “fshehtat”: Mes muxhahedinëve të MEK ka të rekrutuar…

23:07 - 03/04/26

Ish-zëvendës shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Dedë Prenga, ka paralajmëruar se ekziston rreziku për Shqipërinë për...

Lexo më shumë
Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuar me precedent për armë dhe drogë

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuar me precedent për armë dhe drogë

22:53 - 03/04/26
Publikohet lista paraprake për Topin e Artë, kryeson një sulmues anglez

Publikohet lista paraprake për Topin e Artë, kryeson një sulmues anglez

22:28 - 03/04/26
Flamurtari shpëton nga humbja në shtesë në duelin e mbijetesës me Tiranën

Flamurtari shpëton nga humbja në shtesë në duelin e mbijetesës me Tiranën

22:15 - 03/04/26
Depozitat e shqiptarëve: 1 milion llogari bosh! 5% e klientëve mbajnë mbi 60% të parave në banka

Depozitat e shqiptarëve: 1 milion llogari bosh! 5% e klientëve mbajnë mbi 60% të parave në banka

21:12 - 03/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com