GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Mbyllja e Akademisë së Studimeve Albanologjike, ja ç’parashikon vendimi i Qeverisë

16:41 - 31/05/23
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Mbyllja e Akademisë së Studimeve Albanologjike, ja ç’parashikon vendimi i Qeverisë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Qeveria miratoi sot vendimin për mbylljen e veprimtarisë së Akademisë së Studimeve Albanologjike, duke i kaluar të gjitha të drejtat dhe detyrimet e këtij institucioni tek Akademia e Shkencave e Shqipërisë.

Në vendimin e Qeverisë parashikohet që njësitë kryesore ekzistuese, Qendra Kërkimore e Enciklopedisë Shqiptare dhe Botimeve dhe personeli akademik i këtyre njësive, aktualisht pranë Akademisë së Studimeve Albanologjike riorganizohen si njësi të kërkim-studimit pranë Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, brenda datës 31dhjetor 2023.

Qeveria kërkon që Akademia e Studimeve Albanologjike, të vijojë ushtrimin e veprimtarisë së saj akademike, kërkimore-shkencore, administrative dhe financiare, deri në transferimin e plotë të njësive përbërëse pranë Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, sipas përcaktimeve të këtij vendimi.

VENDIMI i QEVERISË

V E N D I M
PËR
MBYLLJEN E VEPRIMTARISË SË AKADEMISË SË STUDIMEVE ALBANOLOGJIKE DHE RIORGANIZIMIN E NJËSIVE KRYESORE TË SAJ

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të shkronjës “l”, të pikës 2, të nenit 7, të ligjit nr.80/2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, dhe të nenit 19, të ligjit nr.53/2019, “Për Akademinë e Shkencave në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Sportit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Mbylljen e veprimtarisë së Akademisë së Studimeve Albanologjike dhe transferimin e të gjitha të drejtave dhe detyrimeve të saj tek Akademia e Shkencave e Shqipërisë.

2. Njësitë kryesore ekzistuese, Qendra Kërkimore e Enciklopedisë Shqiptare dhe Botimeve dhe personeli akademik i këtyre njësive, aktualisht pranë Akademisë së Studimeve Albanologjike riorganizohen si njësi të kërkim-studimit pranë Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, brenda datës 31dhjetor 2023.

3. Të gjitha asetet, pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme në administrim të Akademisë së Studimeve Albanologjike kalojnë në administrim të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, e cila ka detyrimin t’i ruajë dhe t’i mirëmbajë pasuritë në administrim dhe nuk mund të ndryshojë apo të tjetërsojë destinacionin e tyre, në përputhje edhe me legjislacionin në fuqi për trashëgiminë kulturore.

4. Akademia e Studimeve Albanologjike ka këto detyrime:

a) Të marrë të gjitha masat për transferimin e studimeve për doktorantët e padiplomuar në ciklin e tretë të studimeve për fitimin e gradës shkencore “Doktor” në institucione të tjera të arsimit të lartë, vendase apo të huaja, që ofrojnë programe studimi në fusha të njëjta apo të ngjashme;
b) Të përgatitë dosjen për çdo doktorant, me dokumentacionin e nevojshëm dhe t’ia vendosë në dispozicion doktorantëve, pa detyrim financiar shtesë nga ana e tyre, brenda datës 31 gusht 2023;
c) Të përcjellë në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit dosjet e doktorantëve që nuk do të tërhiqen prej tyre, brenda datës 8 shtator 2023;
ç) Të dorëzojë dokumentacionin ligjor, administrativ, financiar dhe akademik që disponon dhe mbi bazën e të cilit ka zhvilluar veprimtarinë e saj akademike dhe kërkimore-shkencore në strukturat përgjegjëse, sipas legjislacionit në fuqi për arkivat;
d) Të vendosë në dispozicion të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit çdo informacion të kërkuar, deri në plotësimin e të gjitha kërkesave të parashikuara në këtë vendim.

5. Akademia e Studimeve Albanologjike të marrë masa që të vijojë ushtrimin e veprimtarisë së saj akademike, kërkimore-shkencore, administrative dhe financiare, deri në transferimin e plotë të njësive përbërëse pranë Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, sipas përcaktimeve të këtij vendimi.

6. Ngarkohen Ministria e Arsimit dhe Sportit, Ministria e Kulturës, Akademia e Shkencave të Shqipërisë, Akademia e Studimeve Albanologjike për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

Etiketa: akademiaKryesore1qeverivendimi

Lajme të lidhura

“21 Janari”/ “Mund të arrestohem unë e të ‘shpëtojnë’ autorët”, Artan Hoxha: Rrezikoj 1 vit burg nëse s’tregoj burimin
Aktualitet

“21 Janari”/ “Mund të arrestohem unë e të ‘shpëtojnë’ autorët”, Artan Hoxha: Rrezikoj 1 vit burg nëse s’tregoj burimin

22:33 - 30/01/26
“Burg kam bërë edhe unë”, Edi Paloka fsheh dënimet që ka marrë për shpifje dhe sulmon Salianjin
Breaking Views

“Burg kam bërë edhe unë”, Edi Paloka fsheh dënimet që ka marrë për shpifje dhe sulmon Salianjin

22:16 - 30/01/26
Dy të rinjtë që humbën jetën në aksident në Itali, ja mesazhi i familjes
Aktualitet

Dy të rinjtë që humbën jetën në aksident në Itali, ja mesazhi i familjes

19:01 - 30/01/26
Para
Nga njohja deri te planet për të ardhmen, Rita Ora dhe Taika Waititi rrëfehen për Vogue Australia

Nga njohja deri te planet për të ardhmen, Rita Ora dhe Taika Waititi rrëfehen për Vogue Australia

Discussion about this post

TË FUNDIT

Pllakë përkujtimore në Vjenë për nder të poetit Lasgush Poradeci, e bija lihet jashtë ceremonisë: S’kam ftesë
Breaking Views

Pllakë përkujtimore në Vjenë për nder të poetit Lasgush Poradeci, e bija lihet jashtë ceremonisë: S’kam ftesë

23:10 - 30/01/26

Kujtimi i poetit të mirënjohur shqiptar, Lasgush Poradeci do të nderohet me një pllakë përkujtimore në shtëpinë ku poeti ka...

Lexo më shumë
Dosja Epstein, 3 milionë faqe të reja: Sëmundja e Gates pas marrëdhënieve me vajza ruse, emailet e Musk

Dosja Epstein, 3 milionë faqe të reja: Sëmundja e Gates pas marrëdhënieve me vajza ruse, emailet e Musk

23:00 - 30/01/26
“21 Janari”/ “Mund të arrestohem unë e të ‘shpëtojnë’ autorët”, Artan Hoxha: Rrezikoj 1 vit burg nëse s’tregoj burimin

“21 Janari”/ “Mund të arrestohem unë e të ‘shpëtojnë’ autorët”, Artan Hoxha: Rrezikoj 1 vit burg nëse s’tregoj burimin

22:33 - 30/01/26
“Burg kam bërë edhe unë”, Edi Paloka fsheh dënimet që ka marrë për shpifje dhe sulmon Salianjin

“Burg kam bërë edhe unë”, Edi Paloka fsheh dënimet që ka marrë për shpifje dhe sulmon Salianjin

22:16 - 30/01/26
Nga “Republika e Prokurorëve” te “Republika e imuniteteve”

Nga “Republika e Prokurorëve” te “Republika e imuniteteve”

20:49 - 30/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com