GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Mbyllja e shkollës “Mehmet Akif”, Fevziu: Dyshoj se ka ndodhur nga presioni i Erdoganit

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Mbyllja e shkollës “Mehmet Akif”, Fevziu: Dyshoj se ka ndodhur nga presioni i Erdoganit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Mbyllja e shkollës “Mehmet Akif” nga qeveria shqiptare, ka qenë një nga temat më të diskutuara së fundmi.

Gazetari Blendi Fevziu, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV e konsideroi ngjarje shumë të rëndë mbylljen e shkollës dhe shtoi se mbrapa këtij vendimi mund të jetë presioni i Erdogan ndaj qeverisë shqiptare.

Pjesë nga biseda:

Ylli Rakipi: Ky është një vend që nuk ka shkolla dhe janë krijuar shkolla të panumërta fallco. Ka analfabetë që mbajnë nga 2-3 diploma. Për fatin tone, disa shkolla nga Turqia, kanë patur produkt jashtëzakonisht të mirë. Një prej tyre ishte shkolla që në mënyrë të beftë u mbyll nga qeveria pak ditë më parë, shkolla Mehmet Akif.

Blendi Fevziu: Nuk i hyj arsyeve të mbylljes. Kam lexuar të dyja argumentat. Nuk hyj në këtë debat. Në opinionin tim, e konsideroj mbylljen e shkollës, një akt të papranueshëm dhe shumë të rëndë. Të nxjerrësh një numër nxënësish jashtë. Të mbyllësh një shkollë me një histori që ka diplomuar shumë nxënës, është e papranueshme. Dyshoj që është presioni i Erdogan, që është i përsëritur disa herë.
Mendova ti kushtoja sot emisionin kësaj teme. Ministria nuk pranoi të vinte. Në këtë rast kur njëra palë nuk pranon të vijë, unë ftoj palën tjetër. Edhe kolegji nuk pranoi të vinte, më sollën vetëm avokatin.Unë nuk jam gjykatë, mua më duhet përfaqësues i shkollës për të folur. Kur edhe ata nuk vijnë, ose kanë frikë ose nuk janë të përgatitur për të mbrojtur veten e tyre.
Ata duhet të ishin sot në çdo studio, për të mbrojtur veten.
Por, në vitin 2022 të mbyllësh një shkollë, me argumentin se nuk plotëson kriteret, nuk ka kuptim.

Ylli Rakipi: Si e shpjegon influencën e madhe që ka Erdogan mbi Ramën?

Blendi Fevziu: E pyeta edhe unë Ramën, si shpjegohet ky raport i fortë dhe gati ndërvarësie me Erdogan. Më tha është raport personal shumë i mirë. Tha edhe kur të mos jem në politikë, tha që do të doja që pasardhësi të ruajë të njëjtin raport me Turqinë.

Ylli Rakipi: Mos duket se kemi një dalje nga linja e SHBA dhe BE? Ata u japin azil gylenistëve, ndërsa ne i persekutojmë.

Blendi Fevziu: Gyleni edhe në Turqi është justifikim. Por, nuk jam ekspert i Gylenit. Por, Rama ndoshta sheh te Erdogani një mbështetje edhe në raport me perëndimin, nëse nuk janë të gatshëm të na pranojnë. Erdogan ka luajtur një rol spektakolar në politikën globale botërore.

Etiketa: BledniFevziuKryesore1mehmet akif

Lajme të lidhura

Trageti me pasagjerë mbi kapacitetin e lejuar, arrestohet në Korfuz kapiteni shqiptar
Aktualitet

Trageti me pasagjerë mbi kapacitetin e lejuar, arrestohet në Korfuz kapiteni shqiptar

16:55 - 17/07/26
Grabitet pika e “Vodafone” në Durrës, i riu kërcënon punonjësen dhe merr paratë nga kasa
Aktualitet

Grabitet pika e “Vodafone” në Durrës, i riu kërcënon punonjësen dhe merr paratë nga kasa

16:32 - 17/07/26
Karkalecat “pushtojnë” fushat e Kolonjës, fermerët ankohen për dëme të konsiderueshme në bujqësi
Aktualitet

Karkalecat “pushtojnë” fushat e Kolonjës, fermerët ankohen për dëme të konsiderueshme në bujqësi

14:26 - 17/07/26
Para
Këngëtari shqiptar: Çmendesha po të mos bëja seks 2-3 herë në ditë

Këngëtari shqiptar: Çmendesha po të mos bëja seks 2-3 herë në ditë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Trageti me pasagjerë mbi kapacitetin e lejuar, arrestohet në Korfuz kapiteni shqiptar
Aktualitet

Trageti me pasagjerë mbi kapacitetin e lejuar, arrestohet në Korfuz kapiteni shqiptar

16:55 - 17/07/26

Një kapiten shqiptar është arrestuar nga autoritetet portuale greke në Korfuz, pasi dyshohet se drejtonte një traget me numër pasagjerësh...

Lexo më shumë
Grabitet pika e “Vodafone” në Durrës, i riu kërcënon punonjësen dhe merr paratë nga kasa

Grabitet pika e “Vodafone” në Durrës, i riu kërcënon punonjësen dhe merr paratë nga kasa

16:32 - 17/07/26
Arrestohen 17 zyrtarë për baste të paligjshme dhe manipulim ndeshjesh

Arrestohen 17 zyrtarë për baste të paligjshme dhe manipulim ndeshjesh

16:20 - 17/07/26
Alarm në New York para finales, retë e tymit mbulojnë qytetin pas zjarreve masive në Kanada

Alarm në New York para finales, retë e tymit mbulojnë qytetin pas zjarreve masive në Kanada

15:29 - 17/07/26
Pakistani rishqyrton rolin e ndërmjetësit ndërsa konflikti SHBA-Iran zgjerohet

Pakistani rishqyrton rolin e ndërmjetësit ndërsa konflikti SHBA-Iran zgjerohet

15:07 - 17/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com