GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Mbyti foshnjet e saj, zbulohet pas dy vite hetimesh krimi makabër. Detajet

22:50 - 04/11/23
në Botë
Kohë leximi: 3 min
A A
Mbyti foshnjet e saj, zbulohet pas dy vite hetimesh krimi makabër. Detajet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Dy vite më parë Italia u trondit nga një ngjarje tragjike, ku një fëmijë i porsalindur u gjet i mbytur. Pothuajse një vit nga ky krim, tjetër ngjarje tronditëse ndodh, ku sërisht një foshnje gjendet e pajetë.

Dy vjet hetime pë krimin e parë, zbuloi se autore e vrasjes ishte një 27-vjeçare, që mbyti vajzën e saj, Alice vetëm 4 muajshe dhe pothuajse një vit më pas mbyti edhe djalin e saj, 2 muajsh. Shkaku: 27-vjeçarja nuk duronte dot të qarat e fëmijëve.

Krimi i parë makabër ndodhi më 15 nëntor 2021, ndërsa i dyti më 25 tetor 2022.

Fill pas vrasjes së të porsalindurit Matia, autoritetet kanë nisur hetimet. Mosha e vogël e fëmijës dhe ngjashmëritë me vdekjen e mëparshme të parakohshme të vajzës së parë të gruas, kishin krijuar dyshime të forta për shkaqet e vdekjes dhe u urdhërua autopsia e të porsalindurit.

Rezultati i ekzaminimit të autopsisë, i mbërritur në shkurt të vitit 2023, nxori në dritë rrethanën kur vdekja e fëmijës ishte shkaktuar nga asfiksia akute mekanike, e cila sipas hetuesve është kryer me veprim të vullnetshëm duke shkaktuar vdekje të fëmijës

Për vdekjen e vajzës në 2021, e reja ka treguar se i kishte dhënë qumësht foshnjen dhe e kishte zënë gjumi. Ajo ka dëshmuar se ka parë foshnjen që nuk po merrte më frymë.

Mjeku që ndërhyri për të konfirmuar vdekjen kishte deklaruar se kishte thithur qumësht të bollshëm nga tubi endotrakeal i vajzës së vogël dhe për këtë arsye kishte shpjeguar se ndoshta lindja e saj e parakohshme, e lindur në muajin shtatë, kishte çuar në një deficit gëlltitjeje, në mënyrë që të besonte se vdekja ka ndodhur për shkaqe natyrore, që i atribuohen sindromës së vdekjes së papritur të foshnjave.

Dy vjet më vonë, trupi i saj u zhvarros për të kryer një autopsi. Fatkeqësisht, dëmtimi i mëparshëm i arkivolit nuk kishte lejuar ruajtjen e mirë të trupit të vogëlushes, për këtë arsye ekzaminimi u deformua në mënyrë të pashmangshme dhe nuk dha informacione përfundimtare për hetimet që po kryheshin.

Megjithatë, hetimi vazhdoi në mënyrë tradicionale, nëpërmjet dëgjimit të mjekëve, të afërmve, specialistëve dhe miqve të gruas, si dhe nëpërmjet analizës së dokumentacionit të gjerë mjekësor të marrë.

Si pasojë e një sërë deklarimesh kontradiktore të dhëna nga 27-vjeçarja, të cilat nuk përkonin me atë që ishte konstatuar nga karabinierët, se vajza e vogël ndonëse e lindur para kohe dhe pak nën peshë, në momentin e daljes nga spitali dhe në vizitat e mëvonshme pediatrike, ishte një fëmijë i shëndetshëm, si vëllai i saj.

Pas këtyre konstatimeve, lindi dyshimi se vdekja nuk kishte ardhur nga shkaqe natyrore, por nga asfiksia, për të mos lënë shenja të jashtme.

Në përfundim të hetimeve të kryera, u identifikua plotësisht se nëna i kishte vrarë vetë dy fëmijët e saj, për shkak se nuk përballonte dot të qarit të zgjatur të fëmijëve.

Gjatë hetimeve, nga këqyrja e dokumentacionit shëndetësor të të dyshuarës para dhe pas ngjarjeve kriminale, nuk ka rezultuar asnjë çrregullim mendor i gruas, prandaj mendohet se ajo ka vepruar me vullnet të plotë duke u shfaqur në shëndet të mirë mendor dhe psikologjik, e aftësi të madhe gjuhësore, racionalizimi dhe ftohtësie edhe pasi u zbulua se ajo ishte vrasësja e dy fëmijëve.

Mësohet se ndaj të resë Prokuroria ka lëshuar ​​masën e sigurisë në burg duke e konsideruar atë “rrezik të theksuar social” dhe “rrezik të përsëritjes së krimit”.

Etiketa: FoshnjeItalikrimi

Lajme të lidhura

Avioni luftarak F-15 rrëzohet nga Irani, amerikanët: Nuk dihet fati i ekuipazhit
Botë

Avioni luftarak F-15 rrëzohet nga Irani, amerikanët: Nuk dihet fati i ekuipazhit

18:00 - 03/04/26
Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës
Botë

Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës

07:40 - 02/04/26
Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes
Botë

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

22:44 - 01/04/26
Para
“Bleu godinë 700 mijë euro, mori kredi 250 mijë euro”, ja shkeljet e Nikoll Dedës. Detajet

"Bleu godinë 700 mijë euro, mori kredi 250 mijë euro", ja shkeljet e Nikoll Dedës. Detajet

Discussion about this post

TË FUNDIT

SPAK, hetime suprizë për Aeroportin e Vlorës, nën akuzë 3 zyrtarë të Komisionit të Tenderit
Aktualitet

SPAK, hetime suprizë për Aeroportin e Vlorës, nën akuzë 3 zyrtarë të Komisionit të Tenderit

14:16 - 04/04/26

SPAK dyshon se dhënia me koncesion për ndërtimin dhe operimin e Aeroportit të Vlorës është bërë me shkelje ligjore. Pesë...

Lexo më shumë
Berisha heq Florian Binajn nga lista: Do i japim Tiranës kandidaturën më të shkëlqyer

Berisha heq Florian Binajn nga lista: Do i japim Tiranës kandidaturën më të shkëlqyer

14:02 - 04/04/26
Rama, mbledhje në Dajt për zgjedhjet e 2027-s, premton “derën e Europës të hapur plotësisht”

Rama, mbledhje në Dajt për zgjedhjet e 2027-s, premton “derën e Europës të hapur plotësisht”

13:27 - 04/04/26
Vettingu në Polici në pikëpyetje: Vetëm 2 drejtues të shkarkuar, për 23 procesi u ndërpre (Emrat)

Vettingu në Polici në pikëpyetje: Vetëm 2 drejtues të shkarkuar, për 23 procesi u ndërpre (Emrat)

13:09 - 04/04/26
Berisha rrëzon verionin e Ramës: 9 vende kanë bllokuar miratimin e raportit IBAR, negociatat me BE në vendnumëro

Berisha rrëzon verionin e Ramës: 9 vende kanë bllokuar miratimin e raportit IBAR, negociatat me BE në vendnumëro

12:46 - 04/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com