GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Mbyti nënën e tij me qese, dyshimet mbi shkakun e krimit të rëndë/ Pista ku po hetohet

17:16 - 04/06/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Mbyti nënën e tij me qese, dyshimet mbi shkakun e krimit të rëndë/ Pista ku po hetohet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Vijojnë të mbeten mister arsyet që çuan 24-vjeçarin Albi Muhollari që të vrasë nënë e tij duke e mbytur me qese.

Tashmë i arrestuar nga policia, 24 vjeçari ka pranuar krimin, madje e ka cilësuar si një çështje delikate për të cilën ai meriton të ndëshkohet.

Por cilat janë motivet që e shtynë 24-vjeçarin të bënte një krim të rëndë në një nga qytetet me nivelin më të ulët të kriminalitetit në vend?

Një nga pistat e para që u hodh në qarkullim ishte ajo që 24-vjeçari kishte probleme të shëndetit mendor. Por dy ditë para ngjarjes, mjeku që e ka vizituar pohon se ai ka pasur luatje të humorit, ndërkohë që nga familjarët e të riut, nuk është vënë në dijeni lidhur me gjendjen shëndetësore të autorit të krimit, i cili jetonte në SHBA dhe kishte ardhur për pushime.

Por me kalimin e orëve një tjetër pistë po hetohet. Dyshimet janë se 24-vjeçari ka vrarë nënën e tij për shkak të përplasjeve mbi çështje pronësie. Dyshohet se konflikti u përshkallëzoi për shkak se dy prindërit i kaluan në pronësi banesën e tyre njërës prej vajzave dhe jo djalit 24-vjeçar, Albi Murollari.

Ndërtesa tre katëshe mendohet se i kishte kaluar në pronësi te motrës së 24-vjeçarit dhe kjo është bërë pa dijeninë e tij.

Mësohet se i riu ka qene tërësisht i qete dhe se aktin e ka kryer pasi ka mësuar se prona i kishte kaluar motrës së tij.

Dëshmia para policisë

Nga raportimet mësohet se Muhollari ka pranuar krimin e kryer, teksa ka thënë se veprimi është i pafalshëm dhe meriton të ndëshkohet.

“Ishte një moment delikat, unë meritoj të ndëshkohem, është i pafalshëm”,- mësohet të ketë thënë Muhollari.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së shtunës, rreth orës 21:00, në lagjen “Partizani”, në Përmet, ku 24-vjeçari, Albi Muhollari i mori jetën nënës së tij, Zeniat Muhollar 68-vjeçe.

Dyshohet se i riu ka qënë në kushte depresioni, por ende nuk është konfirmuar asgjë zyrtare. Nuk dihet se çfarë e ka detyruar të riuin të kryejë krimin e rëndë.

Nënë e bir jetonin në Amerikë dhe kishin vetëm 4 ditë që ishin kthyer në Shqipëri për pushime.

“Më datë 03.06.2023, rreth orës 21:00, në lagjen “Partizani”, Përmet, dyshohet se në gjendje depresive, shtetasi A. M., 24 vjeç, ka mbytur nënën e tij, shtetasen Z. M., 65 vjeçe.Shërbimet e Policisë, menjëherë pas marrjes së njoftimit janë vënë në ndjekje të autorit dhe kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin e tij në ambientet e Komisariatit të Policisë Përmet, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme”, njoftonte policia.

Reagimi nga mjeku

“Albi Muhollari, 24 vjeçari që mbyti të ëmën me plasmas, ngjarje që ndodhi mbrëmjen e kaluar në Përmet, nuk ishte agresiv”, ka pohuar mjeku Kiço Stefanidhi, i cili dy ditë para ngjarjes tragjike ka vizituar të riun.

 

Mjeku sqaron se Albi Muhollari kishte thjesht çrregullime humori. Ai mohoi të ketë pasur dokumentacionin ose informimin për gjendjen  e tij shëndetësore.

“Për rastin konkret unë nuk e njoh fare sepse ai jeton në Amerikë. Skam pasur të dhëna, nga familjarët për ndonjë problem. E kam vizituar dy ditë para ngjarjes.

Është vlerësuar nga ne me komunikim dhe kujdesin e duhur me arsyetim të qëndrueshëm dhe s’kishte shenjë agresiviteti, ka marrë qetësues dhe është nisur në shtëpi. Mund të ketë pasur çrregullime të humorit që janë shumë të zakonshme.

Unë nuk kisha asnjë të dhënë për të sepse ai jeton në Amerikë. Praktika e arsyeshme është që të sëmurët që janë dhe agresiv (që ky nuk ishte) nuk duhet transferuar në një spital tjetër. Nuk kishte asnjë shenjë agresiviteti.

Nëse mjekimi i tij ka filluar në Amerikë, që unë nuk di gjë, dokumentacion nuk ka atëherë mund të ishte parandaluar. Ne e vlerësuam rastin si të zakonshëm.

Për aq kohë sa ndenji këtu ne nuk kishim pse të insistonin për të marrë të dhëna të tjera për këtë sepse nuk na dhanë asnjë të dhënë që ai ka pasur probleme edhe në Amerikë”, tha mjeku.

Etiketa: hetimekrimiKryesore1muhollaripermet

Lajme të lidhura

Ngjarje e pabesueshme në Peqin: I moshuari helmon tokën dhe vret 12 bagëti
Aktualitet

Ngjarje e pabesueshme në Peqin: I moshuari helmon tokën dhe vret 12 bagëti

14:30 - 05/12/25
Polici në mes të sherrit familjar në Gramsh, nis hetimi nga AMP
Aktualitet

Polici në mes të sherrit familjar në Gramsh, nis hetimi nga AMP

14:15 - 05/12/25
Tragjedia në Durrës/ Babai: “Do t’i falja po të shpëtonte… tani pres vetëm drejtësi”
Aktualitet

Tragjedia në Durrës/ Babai: “Do t’i falja po të shpëtonte… tani pres vetëm drejtësi”

14:03 - 05/12/25
Para
“Mbretëresha”, “Prima Dona” apo Kuçedra? Epiteti që pëlqen më shumë Olta Gixhari

“Mbretëresha”, “Prima Dona” apo Kuçedra? Epiteti që pëlqen më shumë Olta Gixhari

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ngjarje e pabesueshme në Peqin: I moshuari helmon tokën dhe vret 12 bagëti
Aktualitet

Ngjarje e pabesueshme në Peqin: I moshuari helmon tokën dhe vret 12 bagëti

14:30 - 05/12/25

Një ngjarje e pazakontë dhe në kufijtë e çmendurisë ka ndodhur në vendin tonë, ku një i moshuar për shkak...

Lexo më shumë
Polici në mes të sherrit familjar në Gramsh, nis hetimi nga AMP

Polici në mes të sherrit familjar në Gramsh, nis hetimi nga AMP

14:15 - 05/12/25
Tragjedia në Durrës/ Babai: “Do t’i falja po të shpëtonte… tani pres vetëm drejtësi”

Tragjedia në Durrës/ Babai: “Do t’i falja po të shpëtonte… tani pres vetëm drejtësi”

14:03 - 05/12/25
Monika Kryemadhi i kthen shpinën politikës dhe i dedikohet kinemasë

Monika Kryemadhi i kthen shpinën politikës dhe i dedikohet kinemasë

13:41 - 05/12/25
Vrasja e Mondi Mëhallës në Elbasan/ Lihet në burg ortaku Xhino Ago dhe roja Kujtim Pisha

Vrasja e Mondi Mëhallës në Elbasan/ Lihet në burg ortaku Xhino Ago dhe roja Kujtim Pisha

13:38 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com