GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Mbytja e anijes ruse në Detin e Zi, dëshmia tronditëse: Si u braktis ekuipazhi nga oficerët!

17:55 - 25/05/22
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Mbytja e anijes ruse në Detin e Zi, dëshmia tronditëse: Si u braktis ekuipazhi nga oficerët!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pas mbytjes së krenarisë së flotës ruse në Detin e Zi më 14 prill, Moska ende nuk ka pranuar se një numër i madh i ekuipazhit ka humbur jetën.

Sipas raportimeve më të fundit të shërbimeve të inteligjencës ukrainase, Rusia kreu një operacion sekret për të tërhequr trupat e atyre që humbën jetën. Operacion përfshiu shtatë anije.

Një hap i tillë, sipas Daily Mail, vjen pas pretendimeve se anëtarët e ekuipazhit u lanë të mbyteshin, ndërsa “oficerët ikën nga anija si minjtë”.

“Ata morën trupat, hoqën të gjitha pajisjet e klasifikuara dhe pastruan këtë kryqëzor. Ata morën atë që nuk duhej të binte në duart e një vendi të tretë”, tha Vadym Skibitskyi, zëdhënës i drejtorisë kryesore të inteligjencës të ministrisë së mbrojtjes së Kievit.

Operacioni i tmerrshëm i raportuar për të tërhequr të trupat e personave të cilët kanë humbur jetën, erdhi në mes të zemërimit në rritje nga të afërmit e ekuipazhit mbi një mbulim të supozuar nga autoritetet ruse mbi fatin e shumë marinarëve, një pjesë e madhe e të cilëve ishin rekrut.

Një baba që drejtonte fushatën, Dmitry Shkrebets, 43 vjeç, tha: “Nuk kishte asnjë përpjekje shpëtimi. Oficerët ikën nga anija si minjtë, marinarët u braktisën. Putini do të përgjigjet personalisht. Ai është mësuar të gënjejë”, është shprehur ai.

Dmitry humbi djalin e tij 20-vjeçar në këtë anije.

“Doni të dini pse nuk kishte të mbijetuar të plagosur rëndë nga Moskva? Sepse ata i fundosën së bashku me kryqëzorin. Ata nuk mund ta tërhiqnin anijen për në Sevastopol, sepse të gjithë do ta kuptonin se çfarë ndodhi, kështu që brenda natës nga 13 deri në 14 prill ata e tërhoqën atë më në jug dhe e fundosën. ‘Kjo është e vërteta e zhveshur. E vërteta e frikshme, e tmerrshme, dhe unë do ta vërtetoj atë. Koha do të kalojë dhe unë do ta vërtetoj këtë. Shikoni kafshët e tmerrshme që kemi si autoritete tona”, është shprehur ai.

Dmitry konfirmoi se djali i tij ishte një rekrut i cili nuk kishte nënshkruar një kontratë si anëtar karriere i marinës, si shumë të tjerë në anije.

“Dhimbja është e pandalshme. Nëse Yegor do të kishte nënshkruar një kontratë, unë do të kisha heshtur, sepse kjo do të thoshte se ai ishte i stërvitur dhe gati për luftë, por ai nuk e bëri, dhe ka shumë si ai. Rrethanat e vdekjes së tyre janë të tmerrshme, ata u tradhtuan dhe u lanë të vdisnin.

Do të vijë koha dhe unë do të publikoj një hetim të madh për atë që ka ndodhur. Mund të them një gjë tani: personat të gradave të larta janë fajtor në lidhje me atë se çfarë ndodhi atje.
Aty ka tradhti dhe shkujdesje. Do të them më shumë për të më vonë, nëse jetojmë për ta parë. Unë nuk jam armiku i vendit tim”, shtoi ai.

 

Lajme të lidhura

Avioni luftarak F-15 rrëzohet nga Irani, amerikanët: Nuk dihet fati i ekuipazhit
Botë

Avioni luftarak F-15 rrëzohet nga Irani, amerikanët: Nuk dihet fati i ekuipazhit

18:00 - 03/04/26
Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës
Botë

Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës

07:40 - 02/04/26
Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes
Botë

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

22:44 - 01/04/26
Para
Video/ Holandezi hedh flakadanin në këmbët e tifozëve të tjerë

Video/ Holandezi hedh flakadanin në këmbët e tifozëve të tjerë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Gjenerali zbulon të “fshehtat”: Mes muxhahedinëve të MEK ka të rekrutuar…
Aktualitet

Gjenerali zbulon të “fshehtat”: Mes muxhahedinëve të MEK ka të rekrutuar…

23:07 - 03/04/26

Ish-zëvendës shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Dedë Prenga, ka paralajmëruar se ekziston rreziku për Shqipërinë për...

Lexo më shumë
Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuar me precedent për armë dhe drogë

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuar me precedent për armë dhe drogë

22:53 - 03/04/26
Publikohet lista paraprake për Topin e Artë, kryeson një sulmues anglez

Publikohet lista paraprake për Topin e Artë, kryeson një sulmues anglez

22:28 - 03/04/26
Flamurtari shpëton nga humbja në shtesë në duelin e mbijetesës me Tiranën

Flamurtari shpëton nga humbja në shtesë në duelin e mbijetesës me Tiranën

22:15 - 03/04/26
Depozitat e shqiptarëve: 1 milion llogari bosh! 5% e klientëve mbajnë mbi 60% të parave në banka

Depozitat e shqiptarëve: 1 milion llogari bosh! 5% e klientëve mbajnë mbi 60% të parave në banka

21:12 - 03/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com