GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

McGonigal dënohet me 4 vjet burg, në shkurt dënimi tjetër për aferën shqiptare

në Botë, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
McGonigal dënohet me 4 vjet burg, në shkurt dënimi tjetër për aferën shqiptare
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një ish-zyrtar i lartë i FBI-së për kundërzbulimin u dënua të enjten me mbi katër vjet burg për shkelje të sanksioneve ndaj Rusisë, pasi ai kishte punuar për një oligark rus që kërkonte të dhëna ndaj një rivali të pasur.

Charles McGonigal, i cili drejtoi divizionin e kundërzbulimit të FBI-së në Nju Jork nga viti 2016 deri në daljen e tij në pension në vitin 2018, pranoi në muajin gusht se kishte punuar për oligarkun rus Oleg Deripaska për të gjetur të dhëna negative për oligarkun rival Vladimir Potanin.

55-vjeçari Charles McGonigal u dënua në gjykatën federale të Manhatanit me katër vjet e dy muaj burg. Gjykatësja e çështjes, Jennifer H. Rearden, tha se zoti McGonigal kishte dëmtuar sigurinë kombëtare duke shpërfillur vazhdimisht sanksionet që synonin të ushtronin trysni ekonomike ndaj Rusisë për të arritur rezultate pa forcë ushtarake. Ai u gjobit gjithashtu me 40,000 dollarë.

Prokurori e cilësoi krimin e të pandehurit McGonigal si një etje për para i cili i kishte përdorur njohuritë që fitoi gjatë karrierës në FBI për t’i shërbyer një oligarku famëkeq rus, industrialistit miliarder Oleg Derispaska, dikur të hetuar prej tij.

Në vitin 2018 Shtetet e Bashkuara vunë sanksione ndaj oligarkut Deripaska për arsye që lidhen me pushtimin e Krimesë nga Rusia. Pasi iu dha rasti për të folur, McGonigal tha me një zë ndonjëherë që i dridhej se ishte penduar thellë dhe i vinte keq për veprimet e tij.

“Unë e kuptoj më shumë se kurrë që e kam tradhtuar besimin e njerëzve të mi të afërt”, tha ai. “Për pjesën tjetër të jetës sime, unë do të luftoj për ta rifituar atë besim”. Ndërsa u largua nga gjykata duke shtrënguar duar me bashkëshorten Pamela, ai tha: “Gëzuar festat të gjithëve”.

Në muajin gusht ish-agjenti i kundërzbulimit të FBI-së e pranoi fajin ndaj akuzës për shkeljen e sanksioneve amerikane. Ai i tha gjykatëses se kishte marrë mbi 17,000 dollarë për ta ndihmuar oligarkun rus Deripaska me informacione negative për një oligark tjetër rus, i cili ishte konkurrent biznesi.

Prokurorët thonë se zoti McGonigal po përpiqej gjithashtu ta ndihmonte oligarkun Deripaska për ta hequr atë nga lista e sanksioneve dhe po zhvillonte negociata me disa bashkëpunëtorë për një shpërblim nga 650,000 deri 3 milionë dollarë për të gjetur dokumente që mund të zbulonin rreth 500 milionë dollarë në pasuri, të fshehura nga rivali i tij në biznes.

 

Avokati mbrojtës, Seth DuCharme, kërkoi shmangien e burgimit duke përmendur karrierën e zotit McGonigal, përfshirë punën e tij pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit dhe hetimin e tij për dy sulmet terroriste vdekjeprurëse në ambasadat amerikane në Afrikë në vitin 1998.

Ndihmës Prokurori i Shteteve të Bashkuara, Hagan Scotten, argumentoi për një dënim maksimal pesëvjeçar, duke i thënë gjykatësit se zoti McGonigal kishte një rrogë prej mbi 200,000 dollarë në vit përpara se të largohej nga FBI-ja dhe se ai paguhej mbi 850,000 dollarë në vit në sektorin privat, për një korporatë të njohur ndërkombëtare kur ai kreu krimin.

“Varfëria nuk ishte motivi për krimin, por babëzia”, tha ai. Zoti Scotten tha se McGonigal kishte një nga detyrat më të rëndësishme të kundërzbulimit në botë përpara se të largohej nga FBI-ja.

Prokurori Damian Williams tha përmes një deklarate se dënimi i zotit McGonigal ishte provë se kushdo që shkel sanksionet amerikane “do të paguajë një dënim të rëndë”.

“Charles McGonigal shkeli besimin që i dha vendi i tij, duke përdorur postin e lartë në FBI për t’u përgatitur për të ardhmen e tij në biznes. Pasi u largua nga shërbimi publik, ai rrezikoi sigurinë kombëtare duke i ofruar shërbime Oleg Deripaska-s, një manjati rus që vepron si agjent i Vladimir Putinit”.

Zoti McGonigal, i cili jeton në Nju Jork, është akuzuar veçmas në një gjykatë federale në Uashington, për fshehjen e të paktën 225,000 dollarëve, që dyshohet se i ka marrë nga një ish-zyrtar i zbulimit shqiptar, ndërsa McGonigal punonte për FBI-në. Për këtë rast ai do të dënohet më 16 shkurt. Gjykatësja Rearden e urdhëroi atë që të paraqitej në burg më 26 shkurt./VOA

Etiketa: BurgMcGonigal

Lajme të lidhura

Ndahet dosja ‘Meta’, gjykim i shkurtuar për Fatime Kryemadhin, Çokun dhe Xhixhon!
Breaking Views

Ndahet dosja ‘Meta’, gjykim i shkurtuar për Fatime Kryemadhin, Çokun dhe Xhixhon!

19:05 - 11/05/26
Rrëzohet kërkesa e PD, SPAK kërkon pushimin e hetimit për Irena Gjokën
Aktualitet

Rrëzohet kërkesa e PD, SPAK kërkon pushimin e hetimit për Irena Gjokën

14:30 - 11/05/26
Nis seanca e themelit ndaj Metës/ Avokati kërkon praninë e kamerave, gjyqtarja: Nuk është miting
Aktualitet

Nis seanca e themelit ndaj Metës/ Avokati kërkon praninë e kamerave, gjyqtarja: Nuk është miting

13:58 - 11/05/26
Para
“Trofeu obligim”, Spalletti presion rivalëve: Jemi Italia, por…

“Trofeu obligim”, Spalletti presion rivalëve: Jemi Italia, por…

Discussion about this post

TË FUNDIT

Megatenderi i Verdhos/ 15.7 mln euro për 4 km trase! 916 mln lekë për stacionin e Rinasit
Aktualitet

Megatenderi i Verdhos/ 15.7 mln euro për 4 km trase! 916 mln lekë për stacionin e Rinasit

08:55 - 12/05/26

Një mega tender me vlerë prej 15 milion e 716 mijë euro është hapur nga Ergys Verdho, drejtori i Hekurudhave...

Lexo më shumë
Projektligji, hyrja në BE sjell ndryshime në sigurimin e detyrueshëm të mjeteve dhe rritje çmimesh

Projektligji, hyrja në BE sjell ndryshime në sigurimin e detyrueshëm të mjeteve dhe rritje çmimesh

08:48 - 12/05/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 12 Maj, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:05 - 12/05/26
Divorcet, afro 12 mijë padi në vit! Punonjësit socialë ankohen për diskriminim në Gjykata

Shqipëria shënon ende rekord për martesa, por po hyn në dhjetëshen e Europës me më shumë divorce

07:55 - 12/05/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 12 Maj 2026

07:38 - 12/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com