GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

McGonigal, prokuroria kërkon bashkimin e çështjeve ruse dhe shqiptare

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
A do “rrëfehet” Rama për mikun McGonigal? Opozita në protestë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Prokuroria amerikane ka kërkuar bashkimin e çështjes shqiptare dhe asaj ruse kundër McGonigal për t’u gjykuar në Gjykatën e Nju Jorkut. Lajmin e ka bërë të ditur Gjykata e Uashingtonit, në të cilën ish agjenti i FBI është duke u gjykuar për pjesën shqiptare të akuzave.

“Qeveria vazhdon të paraqesë zbulime; ata sinjalizuan se mund të jenë të interesuar në një bashkim të çështjes me çështjen e të pandehurit në Gjykatën Federale të Nju Jorkut,” thuhet në njoftimin e gjykatës së Uashingtonit.

Aktualisht ndaj Charles McGonigal janë duke u zhvilluar dy procese gjyqësore. I pari, që lidhet me akuzat për bashkëpunim me oligarkun rus, Oleg Deripaska, është duke u zhvilluar në gjykatën e Nju Jorkut. Ndërsa procesi i dytë, që lidhet me akuzat për marrjen e parave nga një ish punonjës i shërbimit sekret shqiptar dhe fshehjen e udhëtimeve në Shqipëri, po zhvillohet në Gjykatën e Uashingtonit.

Të dyja çështjen janë të mbyllura për publikun për shkak të informacioneve të klasifikuara që zbulohen në proces. Por të dyja gjykatat zbulojnë herë pas herë aspekte proceduriale të procesit, që po zhvillohet me procedurë të përshpejtuar.

Një ditë më parë, Gjykata e Uashingtonit mbajti seancën e radhës dëgjimore me praninë online të McGonigal dhe avokatëve të tij mbrojtës. Sipas njoftimit zyrtar, gjatë seancës gjykatësja Colleen Kollar-Kotelly vendosi që seanca e radhës dëgjimore të mbahet në 26 korrik, ndërsa data e gjyqit sipas afateve në përputhje me procedurën e përshpejtuar të jetë 4 tetor e këtij viti.

Ndërkohë në procesin tjetër atë të Nju Jork, ku McGonigal akuzohet së bashku me Sergey Shestakov, avokatja mbrojtëse Rita Glavin ka kërkuar shtyrjen e afateve të procesit. Përmes një letre dërguar gjykatës ajo deklaron se prokuroria vazhdon të prodhojë prova dhe zbulime të reja, përfshirë dokumenta voluminoze të cilat kërkojnë kohë që mbrojtja t’i shqyrtojë. Sipas saj, vetëm 5 ditë më parë ajo është njoftuar sërish nga prokuroria se do t’i vihen në dispozicion zbulime të tjera edhe për çështjen shqiptare.

Etiketa: Kryesore1McGonigal

Lajme të lidhura

Skandali i SHISH/ Konferenca e Kryetarëve shqyrton sot kërkesën e PD për mocion me debat
Aktualitet

Skandali i SHISH/ Konferenca e Kryetarëve shqyrton sot kërkesën e PD për mocion me debat

08:41 - 01/10/26
Pa punëtorët e Ballkanit, ndërtimtaria në Gjermani paralizohet
Aktualitet

Diploma në Shqipëri nuk “ha bukë”, tregu kërkon më shumë zanatçinj se specialistë

08:34 - 01/10/26
OECD: Shqipëria ka rrjetin rrugor dhe hekurudhor më të dobët në Ballkanin Perëndimor
Aktualitet

OECD: Shqipëria ka rrjetin rrugor dhe hekurudhor më të dobët në Ballkanin Perëndimor

08:04 - 01/10/26
Para
Luizi del në fushatë me Benet Becin, Spiropali i nxjerr VIDEON

Luizi del në fushatë me Benet Becin, Spiropali i nxjerr VIDEON

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Jo në emrin tim”, Prishtina marshon sot kundër vendimit të Hagës për ish-krerët e UÇK-së
Kosovë & Rajon

“Jo në emrin tim”, Prishtina marshon sot kundër vendimit të Hagës për ish-krerët e UÇK-së

09:18 - 01/10/26

Qytetarë nga Kosova pritet të mblidhen sot në Prishtinë, në marshin “Jo në emrin tim”, të organizuar nga platforma qytetare...

Lexo më shumë
Presidenti Trump u kërkon kompanive të naftës të ulin çmimet e benzinës në vend

Trump kërcënon Iranin: Pranoni marrëveshjen ose do t’u hedhim në erë

09:09 - 01/10/26
Skandali i SHISH/ Konferenca e Kryetarëve shqyrton sot kërkesën e PD për mocion me debat

Skandali i SHISH/ Konferenca e Kryetarëve shqyrton sot kërkesën e PD për mocion me debat

08:41 - 01/10/26
Pa punëtorët e Ballkanit, ndërtimtaria në Gjermani paralizohet

Diploma në Shqipëri nuk “ha bukë”, tregu kërkon më shumë zanatçinj se specialistë

08:34 - 01/10/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 1 Tetor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:17 - 01/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com