GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“McGonigal”, skema e Ramës për të shmangur hetimin parlamentar

17:55 - 16/02/23
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
A do “rrëfehet” Rama për mikun McGonigal? Opozita në protestë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Socialistët refuzuan të merrnin në shqyrtim në Kuvend kërkesën e opozitës për ngritjen komisionit që ngrinte pikëpyetje mbi ligjshmërinë e takimeve të kryeministrit me ish-agjentin e FBI-së Charles McGonigal.

Drejtuesja e seancës plenare, Ermonela Felaj lajmëroi se nuk do të kishte një vendim për ngritjen e këtij komisioni duke e kushtëzuar këtë me një proces për ndryshimin e ligjit që ka ndërmarrë Kuvendi.

“Konferenca e Kryetarëve vendosi shtyrjen e vendimit për kërkesën deri në miratimin e ndryshimeve në ligjin për komisionet hetimore”- tha ajo.

Por, deputetët e opozitës kundërshtuan duke e cilësuar një përpjekje antikushtetuese.

“Këtë ligj mund ta pezullojë vetëm Gjykata Kushtetuese”- argumentoi Oerd Bylykbashi duke e cilësuar të papranueshme që sipas tij pezullohet një ligj me vendim të një organi të Kuvendit.

“Sot duhet që ky parlament të hetojë në të drejtën e vet. Ka madje edhe marrëveshje për zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese”- tha ai.

Kryetari i grupit parlametar socialist, Taulant Balla, i cili e kishte paralajmëruar këtë qëdrim të mazhorancës që kur u dorëzua kërkesa e opozitës, e mbrojti vendimin si një detyrim ndaj vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, po pa sqarur se cilit vendim i referohej.

“Vendimet e Gjykates Kushtetuese zbatohen automatikisht”, tha ai duke shtuar se “ndaj është ngritur nje komision i posaçëm për ndryshime në ligjin ku të transfuzohen këto vendime”.

I pyetur nga BIRN se mbi ç’bazë ligjore një ligj duhet të pushojë së ekzistuari kur për të është hapur një proces ndryshimi, Balla nuk u përgjigj.

Edhe Felaj nuk solli argumente për të njëjtën pyetje, ndërsa referoi procesverbalin e mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve për të parë arsyet ‘ligjore’ të përdorura nga përfaqësuesit socialistë.

Por, Kuvendi nuk e vuri në dispozicion procesverbalin e mbledhjes së datës 7 shkurt , i cili duhet të ishte publik, me arsyetimin se kalon disa procesura administrative para publikimit.

Ndërkohë Felaj dhe Balla pretenduan se kërkesa e opozitës ishte e falsifikuar dhe se sekretariati i Kuvendit për procedurat po hetonte mbi këtë pretendim.

“Ajo kërkesë dyshohet të jetë e fallsifikuar, gjë e cila është konstatuar pas përfundimit të mbledhjes së konferencës, çka po trajtohet nga sekretariati për procedurat, etikën dhe votimin”- tha Felaj.

Vendimi i PS-së u komentua nga ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, e cila e cilësoi rastin një “skandal të paprecedentë”.

“Në tre dekada nuk ka ndodhur kurrë që kur opozita kërkon komision hetimor, ata të mos e japin. Por gjëja më e pabesueshme është që zonja thotë se Byroja ka pezulluar një ligj për komisionin hetimor”- thaq Topalli duke folur gjatë një proteste të opozitës para godinës së Kuvendit të enjten.

Kërkesa e firmosur nga 42 deputetë të opozitës ka si bojekt verifikimin e “nxitjes, ndikimin, porositjen, përdorimin, përfshirjen përmes premtimit dhe ofrimit të favoreve, rryshfetit apo pasurive publike ndaj agjentit special të FBI-së, Charles McGonigal dhe ose agjentë të tjerë të përfshirë për përfitime politike të kryeministrit Edi Rama dhe goditjen apo dëmtimin politik të opozitës shqiptare”.

/Reporter.al/

Etiketa: Edi RamaKomision Hetimorkryersore1McGonigal

Lajme të lidhura

SPAK ekstradon nga Anglia trafikantin shqiptar të armëve, Londra merr vendimin
Aktualitet

SPAK ekstradon nga Anglia trafikantin shqiptar të armëve, Londra merr vendimin

19:45 - 13/03/26
Përkrahje e autorëve në krim dhe shpërdorim detyre, tri masa sigurie ndaj oficerit të policisë
Aktualitet

Përkrahje e autorëve në krim dhe shpërdorim detyre, tri masa sigurie ndaj oficerit të policisë

19:20 - 13/03/26
Lëndohen dy persona nga përplasja e dy automjeteve në rrugën Korçë–Ersekë
Aktualitet

Lëndohen dy persona nga përplasja e dy automjeteve në rrugën Korçë–Ersekë

17:01 - 13/03/26
Para
Lufta, 1.1 milionë ukrainas më 2022 ikën në Gjermani

Lufta, 1.1 milionë ukrainas më 2022 ikën në Gjermani

Discussion about this post

TË FUNDIT

Nxehet lufta, Pentagoni dërgon 5 mijë marinsa të tjerë në Ngushticën e Hormuzit
Botë

Nxehet lufta, Pentagoni dërgon 5 mijë marinsa të tjerë në Ngushticën e Hormuzit

20:00 - 13/03/26

Pentagoni po dërgon njësi të tjera të Marinës dhe disa anije luftarake drejt Lindjes së Mesme, ndërsa Irani intensifikon sulmet...

Lexo më shumë
SPAK ekstradon nga Anglia trafikantin shqiptar të armëve, Londra merr vendimin

SPAK ekstradon nga Anglia trafikantin shqiptar të armëve, Londra merr vendimin

19:45 - 13/03/26
Përkrahje e autorëve në krim dhe shpërdorim detyre, tri masa sigurie ndaj oficerit të policisë

Përkrahje e autorëve në krim dhe shpërdorim detyre, tri masa sigurie ndaj oficerit të policisë

19:20 - 13/03/26
Sistemi e-Albania nxjerr sërish probleme, bizneset mbeten në pritje

Sistemi e-Albania nxjerr sërish probleme, bizneset mbeten në pritje

17:25 - 13/03/26
Lëndohen dy persona nga përplasja e dy automjeteve në rrugën Korçë–Ersekë

Lëndohen dy persona nga përplasja e dy automjeteve në rrugën Korçë–Ersekë

17:01 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com