GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Me 1000 veta në shesh, Berisha: Kjo është opozita më e fortë në 30 vjet

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Me 1000 veta në shesh, Berisha: Kjo është opozita më e fortë në 30 vjet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-kryeministri Sali Berisha sapo ka mbyllur protestën e thirrur sot para kryeministrisë, ku edhe pse kishte një prezencë të vakët, ai ka bërë deklarata të forta, duke e quajtur si protestën më të fuqishme në histori. Gjatë fjalës së tij në podium, Berisha ka folur si të ishte kryeopozitar, madje ka thënë se mbështetësit e tij janë opozita që do të rrëzojë qeverinë. Duke pretenduar se do të marrë drejtimin e PD dhe më pas atë të vendit, Berisha tha se kur të vijë në pushtet do të rrëzojë ‘Open Balkan’.

“Ne ngrihemi fuqishëm në mbrojtje të interesave jetike të kombit shqiptar, të shoqërisë shqiptare, ne jemi mbledhur sot këtu për të protestuar kundër projektit fantazëm të aleancës trilaterlae Beograd- Tiranë-Shkup. Kjo nuk është një protestë kundër bashkëpunimit rajonal, ne jemi, kemi qenë dhe mbetemi të angazhuar për integrime rajonale, por kjo është një protestë kundër një projekti i cili është refuzuar në mënyrë kategorike nga Bosnja Hercegovina, Mali i Zi dhe Kosova, është shpallur si kërcënim, nuk synon gjë tjetër veçse vendosjen e hegjemonisë serbe në këtë rajon.

Miqtë e mi sot ne protestojmë si shqiptarë në këtë shesh sepse mini-Ballkani i hapur është projekti djallëzor me të cilin kërkohet ndarja e Kosovës, një përpjekje aventurierësh”, deklaroi ai.

Sakaq, në përfundim, në një prononcim për mediet ai po ‘mburrej’ me pjesëmarrjen e militantëve në këtë protestë, duke thënë  kjo është opozita më e fortë në 30 vite.

“Do jetë opozita më e fortë që ka parë vendi pas 1991. sot ka një shumicë dërrmuese, pakicë në anën tjetër, nëse kjo pakicë vazhdon të mos njohë shumicën. Mendon se na shtyp me ndihmën e qeverisë, do mbahet përgjegjëse në mënyrë shembullore. Ajo dhe Edi Rama. Shumicën e respekton nuk e mban dot kurrë peng”, tha Berisha

I pyetur se si do të vijojë lëvizja e tij, Berisha tha se përgjegjësi ka dhe opozita për situatën në vend që nuk i priu për të ngjallur shpresën dhe besimin tek qytetarët shqiptarë dhe se kjo kohë merr fund.

Etiketa: opoziteprotesteSali Berisha

Lajme të lidhura

Po protestonin paqësisht, efektivët shoqërojnë disa qytetarë
Aktualitet

Po protestonin paqësisht, efektivët shoqërojnë disa qytetarë

20:20 - 15/11/26
“Nuk ka dialog, Rama nuk e meriton”/ Studentja: Politika dhe pushteti i tij na ka larguar nga BE-ja
Aktualitet

“Nuk ka dialog, Rama nuk e meriton”/ Studentja: Politika dhe pushteti i tij na ka larguar nga BE-ja

19:49 - 15/11/26
Protesta para Kryeministrisë/ Qytetarja: Shteti bashkëpunon me mafian, kërkojmë dorëheqjen e Ramës
Aktualitet

Protesta para Kryeministrisë/ Qytetarja: Shteti bashkëpunon me mafian, kërkojmë dorëheqjen e Ramës

19:26 - 15/11/26
Para
Ish-ministri i Jashtëm: Nuk jam kundër “Open Balkan”, ja çfarë propozoj

Ish-ministri i Jashtëm: Nuk jam kundër “Open Balkan”, ja çfarë propozoj

Discussion about this post

TË FUNDIT

Gjimshiti: Vendi i parë është i merituar, me Maran kemi gjetur rrugën e duhur
Sport

Gjimshiti: Vendi i parë është i merituar, me Maran kemi gjetur rrugën e duhur

22:44 - 15/11/26

Kapiteni i Kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti, ka komentuar fitoren 0-2 ndaj Bjellorusisë në Budapest, duke u ndalur te rrugëtimi i...

Lexo më shumë
Gëlltiti drogën për t’i shpëtuar arrestimit në Maltë, 40-vjeçari shqiptar në gjendje kritike për jetën

Gëlltiti drogën për t’i shpëtuar arrestimit në Maltë, 40-vjeçari shqiptar në gjendje kritike për jetën

21:41 - 15/11/26
Maran: Kemi krijuar diçka të bukur, tani duam Europianin

Maran: Kemi krijuar diçka të bukur, tani duam Europianin

21:04 - 15/11/26
Zbulohen dy raste kontrabande në Kapshticë, sekuestrohen cigare dhe mallra të padeklaruara

Zbulohen dy raste kontrabande në Kapshticë, sekuestrohen cigare dhe mallra të padeklaruara

20:48 - 15/11/26
Po protestonin paqësisht, efektivët shoqërojnë disa qytetarë

Po protestonin paqësisht, efektivët shoqërojnë disa qytetarë

20:20 - 15/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com