GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

“Më 18 dhjetor zgjedhim të ardhmen”, Basha publikon rezolutën: PD shndërrohet në forcë qeverisëse

21:40 - 12/12/21
në Politikë
Kohë leximi: 4 min
A A
“Më 18 dhjetor zgjedhim të ardhmen”, Basha publikon rezolutën: PD shndërrohet në forcë qeverisëse
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka reaguar pasi Këshilli Kombëtar miratoi rezolutën, në të cilën thuhet se Kuvendi i thirrur dje nga Sali Berisha është nul. Në një postim në Facebook, Basha ka publikuar rezolutën e plotë, ndërsa thekson se Kuvendi i datës 18 dhjetor do të zgjedhë të ardhmen, për ta shndërruar PD në forcën qeverisëse.

“Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike foli qartë. Edhe më qartë do të flasë Kuvendi Kombëtar më 18 Dhjetor. Ne do të zgjedhim të ardhmen, në mbrojtje të vlerave të shenjta të Partisë Demokratike dhe për ta shndërruar atë në forcën qeverisëse që shqiptarët meritojnë” – shkruan Basha.

Ndër të tjera, në rezolutë thuhet se lëvizja e Sali Berishës ishte anti-statutore dhe që një përpjekje për të deligjitimuar institucionet e Partisë Demokratike deri në shbërjen e saj si forca më properëndimore në vend.

Ja çfarë parashikon Rezoluta:

Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike i mbledhur sot në 12 dhjetor 2021 në përmbushje të përgjegjesive të veta politike dhe statutore, si organi më i lartë i Partisë Demokratike midis dy Kuvendeve,

-Diskutoi mbi situatën shqetësuese të krijuar nga lëvizja e zotit Sali Berisha pas pezullimit të tij nga Grupi Parlamentar dhe tubimi i tij përmbledhës i datës 11 dhjetor;

-Konstatoi se thirrja e ketij tubimi me pretendimin se po mblidhte një Kuvend të Partisë Demokratike dhe të ashtuquajturat “vendime” shkelin të gjitha normat e Statutit të PD-së që rregullojnë funksionimin dhe vendimarrjen e saj si institucion politik;

-Vëren se tubimi falsifikoi dhe përdori simbolet dhe logot e Partisë Demokratike në thyerje flagrante të normave statutore dhe ligjore;

-Vlerëson se lëvizja “Berisha” dhe tubimi i djeshëm si finalizim i saj janë një përpjekje për të deligjitimuar institucionet e Partisë Demokratike deri në shbërjen e saj si forca më properëndimore në vend, duke synuar shndërrimin e saj në një bunker për mbojtjen e interesave personale të Sali Berishës përballë SHBA.

-Konkludon se çdo i ashtuquajtur qëndrim apo vendim i këtij tubimi është nul dhe nuk ka asnjë vlerë politike dhe ligjore për Partinë Demokratike.

-Afirmon se Kuvendi Kombëtar i datës 18 dhjetor është Kuvendi i vetëm i ligjshëm e gjithëpërfshirës i demokratëve, ku do të diskutohet, debatohet e vendoset në mënyrë demokratike për thellimin e demokracisë se brendshme dhe fuqizimin e PD-së përballë sfidave të kohës.

– Konsideron se duke instrumentalizuar disa problematika të brendshme të Partisë Demokratike, shqetësimet dhe ndjeshmëritë e sinqerta të mjaft demokratëve pas masakrës zgjedhore të 25 prillit, si dhe duke mobilizuar e mbedhur rreth vetes një grup organizatorësh me agjendë dhe interesa personale të së shkuarës dhe të sotmes, lëvizja “Berisha” për të shantazhuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës, siç e deklaroi hapur në fjalën e tij, Sali Berisha hodhi dje bazat e një organizatë politike me frymëzim antiamerikan që vetëm me PD-në nuk ka e nuk do të ketë asnjë lidhje kurrë. Kjo është lëvizja e parë antiamerikane në historinë e tri dekadave të sistemit demokratik dhe e dyta në historinë e Shqipërisë pas asaj të Enver Hoxhës.

-Partia Demokratike distancohet me forcë dhe dënon lëvizje të tilla që bien ndesh me përcaktimet identitare të saj, me interesat e demokratëve dhe të gjithë shqiptarëve, me marrëdhëniet strategjike jetike të Shqipërisë dhe Kombit shqiptar me SHBA.

-Këshilli Kombëtar apelon demokratët që ishin në tubimin e 11 dhjetorit për shqetesimet e tyre legjitime, që nuk kanë lidhje me agjendën dhe interesat përsonale të Sali Berishës, të reflektojnë dhe të qëndrojnë të bashkuar me shumicën e demokratëve rreth historisë dhe vlerave të shenjta të Partisë Demokratike.

-Këshilli Kombëtar e konsideron luftën kundër korrrupsionit dhe pandëshkushmërisë në sferat e larta si një element kyç për vendosjen e shtetit të së drejtës, mbajtjen e zgjedhjeve të lira e të ndershme, integrimin e Shqipërisë në BE, mbrojtjen e dinjitetit njerëzor, zhvillimin dhe mirëqenien e familjeve shqiptare. Në ketë luftë vendosja nga SHBA e antikorrupsionit si përparësi e politikës së saj dhe përdorimi i sanksioneve kundër zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të korruptuar në Shqipëri ka qenë dhe është një faktor vendimtar për shembjen e sundimit aktual dhe shumëvjeçar të korrupsionit dhe paligjshmërisë në vend

-Këshilli Kombëtar shpreh vlerësimin dhe e mbështetjen e plotë për ngritjen në një nivel të ri dhe më të ngushtë të marrëdhënieve të bashkëpunimit të Partisë Demokratike dhe kryetarit të partisë me SHBA.

-Këshilli Kombëtar mbështet të gjithë veprimtarinë dhe vendimmarrjen e Kryetarit, Kryesisë dhe Grupit Parlamentare për mbrojtjen e interesit të Partisë Demokratike dhe vlerave të saj si opozita dhe altenativa e vetme për largimin e regjimit të Edi Ramës dhe rikthimin e demokratëve si forcë qeverisëse.

Etiketa: forceLulzim BashaPDpublikonqeveriseserezoluta

Lajme të lidhura

Nga treni elektrik te Aeroporti i Vlorës dhe nafta ‘arabe’, ja  10 gënjeshtrat e Ramës për vitin 2025
Aktualitet

Nga treni elektrik te Aeroporti i Vlorës dhe nafta ‘arabe’, ja 10 gënjeshtrat e Ramës për vitin 2025

08:19 - 31/12/25
“Mirënjohje për familjen tonë të madhe!”, Rama ngre dollinë e fundvitit me PS, mungon Balluku
Breaking Views

“Mirënjohje për familjen tonë të madhe!”, Rama ngre dollinë e fundvitit me PS, mungon Balluku

19:05 - 30/12/25
“Shqipëria po zbrazet”, Tabaku: ky model ekonomik po i detyron shqiptarët të ikin
Aktualitet

“Shqipëria po zbrazet”, Tabaku: ky model ekonomik po i detyron shqiptarët të ikin

17:30 - 30/12/25
Para
VIDEO/ Mbappe shënoi, por ajo çfarë bën Messi është thjesht fantastike

VIDEO/ Mbappe shënoi, por ajo çfarë bën Messi është thjesht fantastike

Discussion about this post

TË FUNDIT

Nga treni elektrik te Aeroporti i Vlorës dhe nafta ‘arabe’, ja  10 gënjeshtrat e Ramës për vitin 2025
Aktualitet

Nga treni elektrik te Aeroporti i Vlorës dhe nafta ‘arabe’, ja 10 gënjeshtrat e Ramës për vitin 2025

08:19 - 31/12/25

2025 ishte vit zgjedhor, dhe si çdo vit zgjedhor në Shqipëri, premtimet ishin të shumta dhe të përsëritura. Në mbyllje...

Lexo më shumë
Nga gjeli i detit te pijet, sa shtrenjtë kushton tryeza e Vitit të Ri për shqiptarët

Nga gjeli i detit te pijet, sa shtrenjtë kushton tryeza e Vitit të Ri për shqiptarët

08:13 - 31/12/25
Orbán luan me të mëdhenjtë: një vit pa sanksione, me bekimin e Trumpit

Horoskopi për ditën e sotme, 31 Dhjetor 2025

08:01 - 31/12/25
VKM/ Qeveria vendos 15 mijë lekë shpërblim fundviti për familjet nga shtresat në nevojë (KATEGORITË)

VKM/ Qeveria vendos 15 mijë lekë shpërblim fundviti për familjet nga shtresat në nevojë (KATEGORITË)

23:04 - 30/12/25
Shkëlqen Broja, dhuron asist në ndeshjen kundër Newscastle, por dëmtohet në fund (VIDEO)

Shkëlqen Broja, dhuron asist në ndeshjen kundër Newscastle, por dëmtohet në fund (VIDEO)

22:44 - 30/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com