GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Me 48 kg drogë në makinë, arrestohet 28-vjeçari lezhjan (Emri)

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Me 48 kg drogë në makinë, arrestohet 28-vjeçari lezhjan (Emri)
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Policia e Lezhës ka sekuestruar mbi 48 kilogramë lëndë narkotike në një makinë.

Në pranga për posedim të kësaj sasie të drogës është vënë shtetasi Elton Qarku. Nga policia janë sekuestruar 12 pakot me lëndë narkotike, automjeti dhe celulari i të arrestuarit.

“Lezhë/Vijojnë operacionet për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Gurra”, për goditjen e një rasti të tentativës për të shitur lëndë narkotike kanabis.

Transportonte rreth 48.5 kilogramë lëndë narkotike kanabis (e ndarë në 12 paketime, gati për shitje), arrestohet në flagrancë 28-vjeçari.

Sekuestrohen 12 pakot me lëndë narkotike, automjeti dhe celulari i të arrestuarit.

Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” dhe strukturat operacionale të DVP Lezhë, në vijim të operacioneve për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, pas administrimit të menjëhershëm të informacioneve të siguruara nga inteligjenca informative, për një rast të transportimit të një sasie lënde narkotike cannabis sativa, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Gurra”, në kuadër të të cilit u kap në lagjen “Gurra”, në qytetin e Lezhës, dhe u arrestua shtetasi:

  1. Q., 28 vjeç, banues në Ungrej, Lezhë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin që drejtonte 28-vjeçari, shërbimet e Policisë gjetën 12 paketime me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, me peshë totale rreth 48.5 kilogramë. Nga veprimet hetimore dyshohet se lënda narkotike po transportohej me qëllim shitjen.

Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin dhe celularin e të arrestuarit.

Vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të shtetasve të tjerë të përfshirë në të.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të metejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve””, njofton policia.

Etiketa: drogeKryesore1Lezhë

Lajme të lidhura

Babai i Noizy-t paraqitet në GJKKO, dëshmon në gjyqin ndaj anëtarëve të bandës së Laert Haxhiut
Aktualitet

Babai i Noizy-t paraqitet në GJKKO, dëshmon në gjyqin ndaj anëtarëve të bandës së Laert Haxhiut

11:48 - 10/11/26
Zhbllokohet transporti, statistikat e 2021 dhe viti pandemik
Aktualitet

Transporti publik paralajmëron rritjen e çmimit të biletës nga 1 Janari

11:34 - 10/11/26
Tabaku nga Brukseli: Integrimi duhet të sjellë përfitime për bizneset e fermerët, po çfarë të eksportojë Shqipëria kur s’ka prodhim
Aktualitet

Tabaku nga Brukseli: Integrimi duhet të sjellë përfitime për bizneset e fermerët, po çfarë të eksportojë Shqipëria kur s’ka prodhim

11:11 - 10/11/26
Para
Këlliçi: Do të bllokoj kontratën për inceneratorin fantazëm

‘New York Post’: Këlliçi po lufton ndaj rivalit të lidhur me Sorosin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Babai i Noizy-t paraqitet në GJKKO, dëshmon në gjyqin ndaj anëtarëve të bandës së Laert Haxhiut
Aktualitet

Babai i Noizy-t paraqitet në GJKKO, dëshmon në gjyqin ndaj anëtarëve të bandës së Laert Haxhiut

11:48 - 10/11/26

Babai i reperit të njohur Rigels Rajku, i njohur me emrin artistik Noizy, është paraqitur paraditen e kësaj të marte...

Lexo më shumë
Zhbllokohet transporti, statistikat e 2021 dhe viti pandemik

Transporti publik paralajmëron rritjen e çmimit të biletës nga 1 Janari

11:34 - 10/11/26
Tabaku nga Brukseli: Integrimi duhet të sjellë përfitime për bizneset e fermerët, po çfarë të eksportojë Shqipëria kur s’ka prodhim

Tabaku nga Brukseli: Integrimi duhet të sjellë përfitime për bizneset e fermerët, po çfarë të eksportojë Shqipëria kur s’ka prodhim

11:11 - 10/11/26
FOTO/ Humb i moshuari në Kamëz, thirrja e policisë

Lëvizte “i qetë” me armë dhe drogë me vete, arrestohet në Tiranë 42-vjeçari

10:43 - 10/11/26
Sondazhi/ Kosto e rritur e jetesës, shqetësimi kryesor i shqiptarëve

‘Pasqyra‘ e Ramës e çon inflacionin në nivele rekord! Ushqimet më shtrenjtë se në Gjermani, Itali e Spanjë

10:29 - 10/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com