GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Me 8 kg kokainë të fshehura në makinë, arrestohet shqiptari në Itali

në Aktualitet
Kohë leximi: 1 min
A A
Me 8 kg kokainë të fshehura në makinë, arrestohet shqiptari në Itali
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një operacion antidrogë është zhvilluar nga Policia Financiare e Bolzanos në rrugën shtetërore 38 në Val Venosta, në zonën komunale të Silandros.

Gjatë një kontrolli rutinë, policia sekuestroi rreth 8.5 kilogramë kokainë të fshehur në bordin e një makine që vinte nga Gjermania.

Efektivët e policisë ndaluan makinën me targa italiane që vinte nga Shtutgarti, pasagjerët e së cilës, një italian dhe një shqiptar, shfaqën menjëherë shenja tensioni.

Shpjegimet kontradiktore të dy personave për arsyet e udhëtimit zgjuan dyshimet e policisë, të cilët vendosën të kontrollonin mjetin me ndihmën e qenve nuhatës të drogës.

Qentë identifikuan, të fshehur në ndarjen e bagazhit, tetë blloqe që përmbanin gjithsej 8,581 kg kokainë, shkruan Ansa.

Droga, e cila sipas vlerësimeve të Guardia di Finanza, nëse do të hidhej në treg do të sillte rreth 1.5 milionë euro, u sekuestrua bashkë me makinën. Shqiptari dhe italiani u prangosën dhe u dërguan në burgun e Bolzanos.

Vijojnë ende hetimet për të verifikuar ndonjë lidhje mes kësaj sekuestroje dhe një sekuestrimi të madh të mëparshëm prej 100 kg hashash, të ndodhur dy javë më parë në Resia.

Edhe në atë rast, droga ishte zbuluar në një makinë që vinte nga Gjermania.

Etiketa: ItaliKokaineShqiptar

Lajme të lidhura

Bojkotimi i seancave nga avokatët/ Maks Haxhia humb gjyqin në Gjykatën Administrative, reagon GJKKO
Aktualitet

Bojkotimi i seancave nga avokatët/ Maks Haxhia humb gjyqin në Gjykatën Administrative, reagon GJKKO

20:05 - 28/10/26
Gjykata Supreme Federale e Brazilit refuzon ankimimin e dytë të Ervin Matës
Aktualitet

Gjykata Supreme Federale e Brazilit refuzon ankimimin e dytë të Ervin Matës

19:32 - 28/10/26
Dikur punëtor i thjeshtë, sot milioner/ Shqiptari nga Kosova fiton 168 milionë euro në lotari në Belgjikë, por jeton me frikën për jetën
Aktualitet

Dikur punëtor i thjeshtë, sot milioner/ Shqiptari nga Kosova fiton 168 milionë euro në lotari në Belgjikë, por jeton me frikën për jetën

15:53 - 28/10/26
Para
Argjentina mposht Kanadanë dhe kalon në finalen e Copa America, Messi shënon golin e tij të parë

Argjentina mposht Kanadanë dhe kalon në finalen e Copa America, Messi shënon golin e tij të parë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Balluku në SPAK/ I komunikuan mbarimin e hetimeve, çfarë ndodh brenda 10 ditëve?
Breaking Views

Balluku në SPAK/ I komunikuan mbarimin e hetimeve, çfarë ndodh brenda 10 ditëve?

23:05 - 28/10/26

SPAK i ka komunikuar mbylljen e hetimeve ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku, tetë ditë pas komunikimit të 5 akuzave.. procesi përfshin më...

Lexo më shumë
“Më goditën direkt në ballë me granatën e gazit”, Eva: Ta harrojnë se dhuna do na thyejë…

“Më goditën direkt në ballë me granatën e gazit”, Eva: Ta harrojnë se dhuna do na thyejë…

21:59 - 28/10/26
Ndeshje e çmendur në Elbasan, verdheblutë përmbysin Partizanin në fund

Ndeshje e çmendur në Elbasan, verdheblutë përmbysin Partizanin në fund

20:59 - 28/10/26
Venezia shënon dy autogola, Interi ngjitet sërish në krye të Serie A

Venezia shënon dy autogola, Interi ngjitet sërish në krye të Serie A

20:53 - 28/10/26
Gati arrestimi i Vuçiçit, synimi është largimi i tij nga politika

Gati arrestimi i Vuçiçit, synimi është largimi i tij nga politika

20:46 - 28/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com