GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

“Më akuzojnë për gjumin, por e bëj rehat”, Basha: PD s’duhet të merrej me kauza personale

22:50 - 08/11/24
në Breaking Views, Lajme, Politikë, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
“Më akuzojnë për gjumin, por e bëj rehat”, Basha: PD s’duhet të merrej me kauza personale
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në një intervistë në emisionin “Log.” Lulzim Basha, ish-kreu i Partisë Demokratike, komentoi përçarjen e opozitës dhe sipas tij ndikimin e kryeministrit Edi Rama në këtë proces.

Duke iu përgjigjur akuzave të Ramës për “gjumin” e tij politik, Basha u shpreh se “e bën gjumin rehat”, ndërsa sugjeroi se Rama, përkundrazi, nuk gjen paqe për shkak të aferave të tij.

“Një nga arsyet pse Ramën nuk e zë gjumi është përfshirja e tij në korruptimin e një prej figurave më të larta të sigurisë në SHBA,” tha Basha, duke nënkuptuar ndikimin që sipas tij Rama ka ushtruar ndaj Charles McGonigal.

Analisti Lorenc Vangjeli e sfidoi Bashën duke e pyetur pse u tërhoq nga skena politike pas vitit 2021, duke lënë “fushën e veprimit” ish-kryeministrit Sali Berisha, të cilin ai e quajti “ati politik” i Bashës.

 

 

Basha u përgjigj se opozita duhet të kishte ecur përpara, pa u ngatërruar në konflikte të brendshme dhe të merrej me kauza personale, siç donte Rama.

“Rama investoi gjithçka për të ndarë opozitën dhe arriti sukses duke e fokusuar betejën te Berisha,” theksoi Basha, duke nënvizuar se përçarja ishte pjesë e një strategjie të mirëmenduar nga kreu i qeverisë, në bashkëpunim me oligarkë dhe grupe kriminale.

Kjo “kauzë personale” sipas Bashës, ka pasur pasoja të rënda për bashkimin e opozitës, duke lënë gjurmë të ndikimit të Ramës në prishjen e unitetit politik të demokratëve.

Pjesë nga diskutimi:

Basha: Meqë Rama më akuzon mua për gjumë, unë e bëj gjumin rehat. Një nga arsyet pse Ramën nuk e zë gjumi është korruptimi që i ka bërë një prej drejtuesve më të lartë të sigurisë në SHBA.

Lorenc Vangjeli: Meqë përmendët gjumin, pse u duk sikur dremitët pas shtatorit 2021 kur bëtë një akt politik dhe i latë fushën e veprimit atit tuaj politik, të cilit i kishte ardhur radha që ju ta vrisnit?

Basha: Këtë e kemi ezauruar, por fokusi i opozitës dhe PD sipas meje atëherë dhe sot duhet të ishte ecja përpara dhe jo ngecja te lufta e brendshme siç donte Rama. Investimi i Ramës pati sukses te Berisha. Ky është investimi i vetëm që ka bërë Rama këto vite. Investimi i tij është zoti Berisha. Nuk duhet të na dëmtonte një kauzë personale, siç ishte ajo e zotit Berisha. Kjo betejë për të përçarë opozitën ka shenjat e gishtërinjve të Edi Ramës, oligarkëve dhe grupeve kriminale që i vuri në dispozicion për të ndarë opozitën.

Etiketa: Lulzim Basha

Lajme të lidhura

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”
Botë

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

23:25 - 04/04/26
Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji
Aktualitet

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji

22:31 - 04/04/26
Juventus, Spalletti: Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha
Breaking Views

Juventus, Spalletti: Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha

22:12 - 04/04/26
Para
Basha hapet për “21 Janarin”: Pas ngjarjes mendova të jepja dorëheqjen, por…

Basha hapet për "21 Janarin": Pas ngjarjes mendova të jepja dorëheqjen, por...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”
Botë

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

23:25 - 04/04/26

Një aromë e pazakontë, e përshkruar si “erë djegieje”, u raportua së fundmi nga tualeti i anijes kozmike Orion, pjesë...

Lexo më shumë
Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji

22:31 - 04/04/26
Juventus, Spalletti: Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha

Juventus, Spalletti: Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha

22:12 - 04/04/26
Drejtori për Zgjerimin në BE: Mali i Zi po ecën më shpejt se Shqipëria

Drejtori për Zgjerimin në BE: Mali i Zi po ecën më shpejt se Shqipëria

22:01 - 04/04/26
“Mos bombardoni!”/ Protestë masive në Tel Aviv kundër luftës, thirrje të forta për paqe

“Mos bombardoni!”/ Protestë masive në Tel Aviv kundër luftës, thirrje të forta për paqe

21:35 - 04/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com