GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Me bekimin e SPAK, GJKKO i kthen 5 apartamentet e sekuestruara Armand Lilos, njeriut të Fatmir Xhafajt

14:06 - 09/10/24
në Aktualitet, KRYESORE
Kohë leximi: 3 min
A A
Me bekimin e SPAK, GJKKO i kthen 5 apartamentet e sekuestruara Armand Lilos, njeriut të Fatmir Xhafajt
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjykata e Posaçme i ka kthyer 5 pasuritë e sekuestruara kompanisë “Arlis Ndërtim”, të cilat ishin porositur nga Oltion Bistri dhe familjarët e tij, për të cilat kishin paguar 1 milion e 300 mijë euro.

Shoqëria “Arlis” Ndërtim, në pronësi të Armand Lilos, i afërt me Fatmir Xhafajn, kishte kërkuar revokimin e pjesshëm të vendimit nr. 19 për sekuestron e pronave të Oltion Bistrit dhe familjarëve të tij, për 5 prona, apartamente dhe dyqane.

Gjykata hoqi nga sekuestro këto pasuri që ishin me kontratë porosie nga ish-shefi i Operacionales, i akuzuar për shpërdorim detyre. Çështja ishte kundërshtuar në gjykatë nga avokati i kompanisë “Arlis”. Ndërkohë që edhe nga ana e SPAK nuk pati kundërshtime ndaj kërkesës së kompanisë së Lilos.

Sipas vendimit, paratë që kompania kishte marrë nga Bistri dhe familjarët, i kalojnë Drejtorisë së Administrimit të Aseteve të Pasurive të Sekuestruara, ndërsa apartamentet dhe dyqanet i kthehen shoqërisë “Arlis”.

Kjo e fundit pretendoi se Bistri kishte porositur 5 apartamente në ndërtim, madje kishte bërë edhe pagesën, por që pas disa kohësh, kërkoi prishjen e kontratës pasi nuk donte t’i blinte apartamentet dhe kontrata ishte zgjidhur. SPAK ra në gjurmët e pronave gjatë verifikimeve në fazën hetimore, ku rezultoi sipas saj se pronat ishin si pjesë e pasurisë së drejtuesit të policisë dhe familjarëve të tij, dhe për këtë mori masën e sekuestros së 10 apartamenteve, 22 dyqaneve, 1 vile me sipërfaqe trualli 200m², një garazh dhe një automjet tip Range Rover viti 2012 me vlerë 3.1 milion euro.

Armand Lilo i kullave dhe ndërtimeve pa leje

Armand Lilo i cili ka përfituar nga Gjykata me konsensusin e SPAK pasuritë e paluajtshme, është një emër i njohur.

Të gjithëve na ka rënë në sy kulla në hyrje të rrugës së Kavajës e quajtur “The Eyes of Tirana”. Kulla në pronësi të biznesmenit dhe njëkohësisht mikut të Fatmir Xhafës, Armand Lilos.

Ky i fundit me kompaninë e tij “Arlis Ndërtim” është një prej biznesmenëve më të mëdhenj të ndërtimit në Tiranë, përfitues i shumë tenderave bashkiakë nga Erion Veliaj me të cilin së bashku me Xhafën dyshohet se kanë de facto kompleksin “Square 21” me kulla të larta.

Lilo, person me precedentë penalë, i ka shtuar kullës së tij 8 kate pa leje (7 lart + 1 nëntokë), teksa Rama lante gojën duke “denoncuar’ këtë rast.

Kulla supozohej të kishte 24 kate mbi tokë e 3 kate nëntokë, ndërsa me shtesën e re ka gërvishtur qiellin e Tiranës pasi ka shkuar 31 kate mbi tokë e me 4 kate nën tokë.

Çfarë bëri Drejtoria e Pastrimit të Parave para se Rama të jepte leje për ndërtimin e saj? Çdo institucion e di që kulla me vlerë 250 MLN € po ndërtohet me para droge. Qeveria i ka dhënë njeriut të Xhafajt edhe leje të tjera për kulla. Të tilla janë ajo për kompaninë “Unico Construction” të Armand Lilos, i cili mori leje ndërtimi për kullë 25 kate te Komuna e Parisit. “Building Construction Invest” është gjithashtu kompania e blerë nga Armand Lilo, e cila ka marrë leje ndërtimi për kulla te diga e Liqenit.

Ndërsa ministrja Mirela Kumbaro dhe kryeministri Edi Rama, një vit pasi e cilësonte si ndërtues abuzues që kishte verbuar gjyqtarin, do ta nderonte me statusin special të investitorit strategjik.

Kompania “Klais” e themeluar fillimisht nga Altin Cela, kunati i Armand Lilos, në tetor të vitit 2023, me firmë të Edi Ramës merr leje ndërtimi për objektin, “Green Cost Resort 2”, Hotel me 1-2-3-4 dhe 5 kate në Bashkinë Himarë dhe më pas për këtë resort qeveria i dha dhe statusin special, ku sipas vendimit, Armand Lilo nuk do të paguajë për 10 vite tatim fitimin.

Më tej, Armand Lilo bleu edhe 6 milionë euro aksione në një prej bankave të nivelit të dytë, ndërsa në gusht të këtij viti, kompania e tij Armar Grup, u bë pronare e Klubit të Futbollit të Pogradecit.

Pas gjithë kësaj perandorie, dyshohet se është pikërisht Fatmir Xhafaj.

Etiketa: Armand LiloFatmir XhafajGJKKOKryesore1Spak

Lajme të lidhura

Seanca e Metës shtyhet për faj të prokurorëve, avokati Cakrani: Çështja është politike
Aktualitet

Seanca e Metës shtyhet për faj të prokurorëve, avokati Cakrani: Çështja është politike

16:45 - 05/12/25
Ekzekutimi i Mondi Mëhallës: Gjykata cakton datën për masën e sigurisë ndaj Nevzat Spahos
Aktualitet

Ekzekutimi i Mondi Mëhallës: Gjykata cakton datën për masën e sigurisë ndaj Nevzat Spahos

16:30 - 05/12/25
Paraqitet në SPAK gazetari nga Kosova, Milaim Zeka (VIDEO)
Aktualitet

Paraqitet në SPAK gazetari nga Kosova, Milaim Zeka (VIDEO)

16:15 - 05/12/25
Para
Publikohet video, si motrat Berisha dhunuan barbarisht Klea Prengën

U dhunua nga motrat Berisha, Instituti i Mjekësisë Ligjore: Klea Prenga ka dëmtime të parikuperueshme

Discussion about this post

TË FUNDIT

Seanca e Metës shtyhet për faj të prokurorëve, avokati Cakrani: Çështja është politike
Aktualitet

Seanca e Metës shtyhet për faj të prokurorëve, avokati Cakrani: Çështja është politike

16:45 - 05/12/25

Seanca gjyqësore ndaj ish-presidentit Ilir Meta është shtyrë sërish, ndërsa avokati i tij, Kujtim Cakrani, ka lëshuar akuza të forta...

Lexo më shumë
Ekzekutimi i Mondi Mëhallës: Gjykata cakton datën për masën e sigurisë ndaj Nevzat Spahos

Ekzekutimi i Mondi Mëhallës: Gjykata cakton datën për masën e sigurisë ndaj Nevzat Spahos

16:30 - 05/12/25
Paraqitet në SPAK gazetari nga Kosova, Milaim Zeka (VIDEO)

Paraqitet në SPAK gazetari nga Kosova, Milaim Zeka (VIDEO)

16:15 - 05/12/25
Monika Kryemadhi dhe Julian Deda përballen në  derën e SPAK: Batuta mes tyre

Monika Kryemadhi dhe Julian Deda përballen në derën e SPAK: Batuta mes tyre

15:59 - 05/12/25
Ilir Meta kërkon lirimin, apelon vendimin e GJKKO-së për masën e arrestit

GJKKO shtyn çështjen për Metën, urdhëron SPAK-un që t’i japë fashikujt e dosjes

15:45 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com