GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Me cilat armë po luftohet në Ukrainë?

23:22 - 18/03/22
në Botë
Kohë leximi: 3 min
A A
Me cilat armë po luftohet në Ukrainë?
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Rusia ka ushtrinë e dytë më të madhe në botë. Por, e ndihmuar nga furnizimet me armë nga Pentagoni dhe NATO, Ukraina ka arritur të rezistojë, në një qëndresë të jashtëzakonshme kundër fqinjit të saj shumë më të fuqishëm. Sistemi kundër-ajror Stinger, është në gjendje të rrëzojë një helikopter rus; shpërthimi i zjarrtë, një tipar karakteristik i goditjes me Stinger.

“Nëse armë të tilla janë me shumicë, ato të krijojnë aftësinë të mbrosh objektet jetike dhe qytetet nga dronët dhe helikopterët që mund të sjellin trupa”, thotë Ben Hodges, ish Komandant i Ushtrisë Amerikane në Evropë.

Zyrtarët amerikanë thonë se aleatët perëndimorë kanë dërguar mijëra raketa Stinger, të cilat ndjekin dhe godasin objektivin në një lartësi prej 5 kilomentrash. Ato janë të lehta dhe të vogla për t’u mbajtur.

“Është diçka që mund ta fshehësh para se të qëllosh”, thotë gjenerali në pension.

Rusia grumbulloi mbi 190 mijë trupa rreth kufijve të Ukrainës, para se të fillonte luftën ndaj Ukrainpës që ka rreth 170 mijë trupa dhe dhjetëra mijëra rezervistë.

Zyrtarët thonë se qindra tanke luftarake ruse janë shkatërruar nga sistemi kundër-ajror Stinger.

“Janë armë që shkatërrojnë tanke dhe automjete. Ato sulmojnë bazuar në rreze infra të kuqe. Ju nuk duhet të jeni snajperist për të shënjestruar”, thotë Max Bermann nga Qendra për Progresin Amerikan.

“Ajo që e bën sistemin kaq të mirë është mbushja e raketës. Ajo është efektive sepse godet pjesën e sipërme të tankut, që është pjesa më pak e mbrojtur. Nuk kalon përmes pjesës së përparme, që është pjesa më e trashë“, shton zoti Hodges.

Zyrtarët amerikanë thonë se kanë dërguar mbi 17 mijë armë antitank për forcat ukrainase gjatë ditëve të para të luftës, duke shtuar kapacitetet mbrojtëse të vendit.

“Pasi gjuan me të, mund të ndryshosh pozicion, sepse ajo të mbron. Sulmuesi është më pak në rrezik”, thotë zoti Hodges.

Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov tha sot se çdo ngarkesë me armë në territorin ukrainas, do të ishte objektiv i goditjes nga ana e forcave ruse.

“Kjo është e qartë, prandaj po e zbatojmë këtë operacion. Qëllimi është eliminimi i çdo kërcënimi që vjen nga toka ukrainase për Federatën Ruse”, deklaroi zoti Lavrov.

Rusia ka përparësi në luftën nga ajri, përmes lëshimit të qindra raketave Iskander, me një rreze veprimi prej 500 kilometrash dhe raketave Kalibr, me një rreze veprimi deri pesë herë më të madhe.

“Rusia ka aftësinë të godasë objektiva në kufirin e Ukrainës perëndimore. Këto sisteme janë krijuar për të shkatërruar objektiva të mëdha, si pista aeroplanësh, baza dhe objekte tjera ushtarake”, thotë zoti Bergmann.

Këto raketa mund të lëshohen nga anijet ruse në det, bombarduesit në ajër, ose nga automjetetet në tokë. Ato do të ndërlikonin çdo përpjekje për të krijuar një zonë të ndalim-fluturimit mbi Ukrainën, një kërkesë e vazhdueshme e Kievit, që nuk është pranuar nga administrata Biden.

Por ekspertët thonë se këto raketa ruse mund të mbarojnë. Megjithëse Moska ka më shumë avionë lufte, presidenti Putin mund të mos i shfrytëzojë.

“Nëse avionët rusë përdoren dhe dëmtohen shumë në këtë luftë, nëse Rusia shpenzon gjithë municionin, atëherë ata ekspozohen në një konflikt të mundshëm me NATO-n”, thotë analisti Bergmann.

Rusia akuzohet për përdorim të bombave thërrmuese, bombave konvencionale, jo-preçize, që lëshohen nga ajri, si dhe armëve termobarike, pavarësisht ndalimit ndërkombëtar të përdorimit të tyre pranë popullatës civile.

“Kur ushtria ngec, ata shpesh përdorin këto taktika brutale dhe të përgjakshme. E kemi parë këtë tek ushtria ruse”, thotë zoti Bermann.

Zyrtarët thonë se trupat ruse po përballen me mungesë ushqimi dhe karburanti, si dhe rezistencë të ashpër nga ukrainasit e motivuar.

“Pas 10 ditësh rusët mund të mos jenë në gjendje të vazhdojnë atë që po bëjnë sepse kanë probleme me fuqinë njerëzore, ulje të moralit dhe dezertime. Fakti që po i kërkojnë ndihmë Kinës, dhe fakti që po u kërkojnë sirianëve të luftojnë, janë tregues se ata janë në telashe”, përfundon zoti Hoghes.

Disa njoftime thonë se Ukraina është pajisur me sistemin e mbrojtjes raketore S-300, një armë jetike që do të mundësonte goditjen në ajër të raketave ruse, para se ato të arrijnë objektivat./VOA/

 

 

Etiketa: ArmeluftohetUkraine

Lajme të lidhura

Italia përfshihet nga moti ekstrem, alarm nga veriu në jug
Botë

Italia përfshihet nga moti ekstrem, alarm nga veriu në jug

18:33 - 25/12/25
(VIDEO) Kaos nga përmbytjet në Greqi, uji arrin 1.5 metra dhe merr gjithçka përpara
Botë

(VIDEO) Kaos nga përmbytjet në Greqi, uji arrin 1.5 metra dhe merr gjithçka përpara

17:21 - 25/12/25
Ukraina dhe Rusia bombardojnë njëra-tjetrën/ Nuk ndalen sulmet edhe në Krishtlindje
Aktualitet

Ukraina dhe Rusia bombardojnë njëra-tjetrën/ Nuk ndalen sulmet edhe në Krishtlindje

17:15 - 25/12/25
Para
Mësoni si të zgjasni shtyllën kurrizore në dy minuta

Mësoni si të zgjasni shtyllën kurrizore në dy minuta

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kërkesa e SPAK për Ballukun/ Bardhi: Rama dhe Peleshi po tentojnë t’i blejnë kohë
Aktualitet

Kërkesa e SPAK për Ballukun/ Bardhi: Rama dhe Peleshi po tentojnë t’i blejnë kohë

12:18 - 26/12/25

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike ka deklaruar se kryeministri Edi Rama dhe Niko Peleshi po kërkojnë që të...

Lexo më shumë
Berisha: Duhet t’i rikthehemi sheshit çdo natë dhe ju siguroj se Edi Rama ikën si miu

Berisha: Duhet t’i rikthehemi sheshit çdo natë dhe ju siguroj se Edi Rama ikën si miu

12:03 - 26/12/25
Armand Duka flet pa “doreza”: Nga koha me familjen dhe ushqimi, deri te kombëtarja dhe tifozët kuqezi

Armand Duka flet pa “doreza”: Nga koha me familjen dhe ushqimi, deri te kombëtarja dhe tifozët kuqezi

11:56 - 26/12/25
Berisha: Kur Balluku ka 300 apartamente, 15 supermarkete dhe 2 jahte, Rama ka 20 herë më shumë

Berisha: Kur Balluku ka 300 apartamente, 15 supermarkete dhe 2 jahte, Rama ka 20 herë më shumë

11:42 - 26/12/25
Kush është Mirzeta Kashnica, vartësja që Balluku ka kërcënuar gjatë hetimeve nga SPAK

SPAK kërkon ‘kokën’ e Ballukut/ Policia kontrolle për numrin dy të qeverisë

11:37 - 26/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com