GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Uncategorized

“Më datë 22 protesta do jetë shembullore”, Gjekmarkaj: Të marrim në dorë fatin tonë!

19:11 - 20/12/25
në Uncategorized
Kohë leximi: 2 min
A A
“Më datë 22 protesta do jetë shembullore”, Gjekmarkaj: Të marrim në dorë fatin tonë!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputeti i PD-së Agron Gjekmarkaj ka deklaruar se me 22 dhjetor protesta do jetë shembullore. Gjatë fjalës së tij në foltoren e vendos në Kurbin, Gjekmarkaj u shpreh se Shqipëria  po vidhet nga Edi Rama dhe shokët e tij. Ai tha se korrupsioni dhe sundimi po i zë frymën Shqipërisë, po i varfëron familjet dhe po i dëbon të gjithë nga atdheu.

Fjala e Gjekmarkajt 

Doktor Berisha, a e shikoni atë pankart atje sipër?

Ajo flet qartë, me zemër dhe me besë, ne ju duam, ne ju besojmë. Ju mbetet të na udhëhiqni nga njëri dhjetor në tjetrin, nga ai i vitit 1990 në të sotmin, për një Shqipëri si gjithë Europa.

Një ëndërr që na rrëmbehet sa herë neokomunistët rrëmbejnë pushtetin. Kurbini e ka thënë fjalën e vet dje, sot e do ta thotë dhe të hënën në mejdanin e protestës kombëtare.

Të dashur miq, sot Shqipëria po e ka të vështirë të marrë frymë. Sot Shqipëria po kthehet, po zhbehet, po zvogëlohet, po fiket, po vilet nga banda që ka mbi krye, nga Edi Rama me shokë, nga mënyra perverse të cilat i tejkalojnë fantazitë më të shfrenuara, ato popullore dhe ato të letërsisë. Ata janë musketierët e vjedhjes, hajdutë, të gjithë për një e një për të gjithë.

Korrupsioni, sundimi, vulgariteti, banaliteti i kësaj klike qeverisëse po i zë frymën Shqipërisë, po i zë frymën Kurbinit, po varfëron familjet tuaja, po e merr peng të ardhmen e fëmijëve tanë, po i dëbon të gjithë nga atdheu.

Kjo është një qeveri pushtuese e dalë nga zgjedhjet e grabitura. Kjo është një qeveri grabitësish e dalë nga mitra e babëzisë. Duhet të ikin këta pushtues dhe të kthehen shqiptarët, të kthehet liria e dinjiteti. Por sot, këtu në Kurbin, shoh qytetarë që nuk u përkulën, shoh guximtarë, shoh misionarë, shoh njerëz që nuk u tjetërsuan në zgjedhjet e 11 majit.

Shoh burra e gra që nuk e shitën votën dhe dinjitetin e tyre. Përkundrazi, u përballën dhe fituan. Fitorja pati ju në ballë. Për këtë faleminderit secilit prej jush. Faleminderit që qëndruat me kokën lart kur ishte tejet e vështirë.

Faleminderit që më bëtë nderin e jetës, duke ma lehtësuar barrën e besimit që Sali Berisha dhe Partia Demokratike më lanë si drejtues i Qarkut të Lezhës.

Kjo foltore është zëri juaj. Është vendi ku flitet pa frikë dhe pa leje. Është thirrje për ndryshim dhe për drejtësi. Të hënën, me datë 22, protesta jonë në Tiranë do të jetë shembullore, do të jetë madhështore. Jehona e saj do të mbërrijë kudo dhe do të shndërrohet në një pikë kthese për të marrë në dorë fatin tonë. Mjaft është mjaft! Mjaft me korrupsion, mjaft me skandale! Mjaft me padrejtësi! Mjaft me varfëri! Mjaft me talljen e qytetarëve! Mjaft me idiotë në zyrat e shtetit.

 

Lajme të lidhura

Plas debati në Itali, Meloni shfaqet si “engjëll” në afreskun brenda bazilikës së vjetër të Romës!
Botë

Plas debati në Itali, Meloni shfaqet si “engjëll” në afreskun brenda bazilikës së vjetër të Romës!

18:31 - 31/01/26
Parashikimi i motit, 18 Shkurt 2025
moti

Parashikimi i motit për sot, 30 Janar 2026

07:29 - 30/01/26
Shfrytëzonin apartamentin për prostit*cion, procedohen dy braziliane dhe dy shqiptarë
Uncategorized

Shfrytëzonin apartamentin për prostit*cion, procedohen dy braziliane dhe dy shqiptarë

08:43 - 29/01/26
Para
Berisha: Edi Rama ka shfarosur kombin, është armiku më i madh i shqiptarëve

Berisha: Edi Rama ka shfarosur kombin, është armiku më i madh i shqiptarëve

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën
Aktualitet

“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën

23:16 - 31/01/26

Adriatik Lapaj deklaron se të vetëm, as “Shqipëria Bëhet” dhe as Partia Demokratike, nuk e mundin dot Edi Ramën. Lapaj...

Lexo më shumë
Ndarja nga jeta e Fitim Makashit, reagon aktori Robert Ndrenika: La gjurmë të paharrueshme…

Ndarja nga jeta e Fitim Makashit, reagon aktori Robert Ndrenika: La gjurmë të paharrueshme…

22:43 - 31/01/26
Vrasja e Jani Aliajt dhe plagosja e një tjetër shqiptari, policia aksion te burgu i Koridhalosit

Vrasja e Jani Aliajt dhe plagosja e një tjetër shqiptari, policia aksion te burgu i Koridhalosit

22:28 - 31/01/26
E shtuna e barazimeve në Superiore, nuk ka fitues as në Dinamo-Bylis

E shtuna e barazimeve në Superiore, nuk ka fitues as në Dinamo-Bylis

21:28 - 31/01/26
Debutim i ‘çmendur i Asllanit! Jep asistin e fitores për Beshiktash, por e “djallos“ me karton të kuq

Debutim i ‘çmendur i Asllanit! Jep asistin e fitores për Beshiktash, por e “djallos“ me karton të kuq

21:15 - 31/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com