GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Me delir që s’ka të sosur, Rama: Altin Dumani ishte i çarmatosur, shpatën e kisha unë

11:53 - 22/04/25
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Paralajmërim ishte ky?! Rama: Patronazhistët janë ne super formë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri Edi Rama ka komentuar sërish çështjen e reformës në drejtësi gjatë një takimi me pensionistët në Gjirokastër. Ai theksoi se, përmes reformës së drejtësisë, shpata e drejtësisë është hequr nga zyra e tij dhe ia është dorëzuar prokurorëve të pavarur.

Rama e cilësoi Altin Dumanin si një njeri me integritet të lartë, por shtoi se ai ka qenë “i çarmatosur” deri në momentin që drejtësia e re, që ai e atribuon si meritë të Partisë Socialiste, mori formë.

“Kam marrë shpatën që kisha aty në zyrë që kalonte dorë më dorë, që nga 1912 dhe prandaj ne për turpin e madh të kësaj politik, të burgosin e fundit politik e kemi në demokraci, Fatos Nanon, sepse bufi kishte shpatën në zyrë. Me atë shpatë bam, i ra kryetrarit të opozitës dhe e futi në burg. Ne morëm vendimin shpatën ta dorëzojmë.

Altin dumanin e njihni ju? Altin Dumani mendoni ju që lindi në 2020? Jo. Mendoni që doli nag shkolla në 2020? Jo. Njeri me integritet, njeri që beson në ato që bën. Pse nuk thirri Altin Dumani një deputet, ti thoshte hajde këtu ti? Më thuaj si është kjo punë. Ose ndonjë drejtor të madh. Aty ishte në Prokurori. Sepse nuk e kishte pushtetin ta bënte këtë gjë, sepse shpata ishte ne duart e politikës. Ishin të çarmatosur! Ishin vegla, jo ai, por shumica e tyre. Bënin ca i thoshte politika , për interesa të politikës, pastaj kur politika nuk kishte interesa këta bënin zullumin me 17 shtëpi, e me 40 prona që ua kishte dhënë vjehrra. Vjehrrat më bujare në botë dolën vjehrrat e këtyre., të gjitha para të marra nga korrupsioni. E bëmë ne. Tani dalin këta dhe thonë si ka mundësi që këta kërkojnë vota kur kanë gjysmën e qeverisë në burg. Ne kemi në hetim apo janë të dënuar njerëz që kanë qenë në qeveri mandatin e parë apo në kërkim dikë që ishte zëvendësim im që nuk ishte në qeveri kur mori arratinë.

Ne kemi tre mandate, mbi 60 ministra. Sa janë këta? Edhe 10 po të ishin, kush e solli këtë situatë që edhe brenda nesh drejtësia bën atë që do? E sollën këta? Këta mendojnë se me duart e Altin Dumanit, me duart e drejtësisë do marrin pushtetin këta duke më vënë mua në pozitë të vështirë, por nuk më vonë dot me këtë sepse unë për këtë kam luftuar që edhe në rastin kur goditet brenda nesh. Nga pikëpamja njerëzore unë ndihem keq, por nga pikëpamja e detyrimit ndaj jush, unë do isha tradhtari më i madh i juaji nëse do ju thosha që ‘unë dua mbështetje, dua që ta kemi vetë timonin, se ishte edhe timoni përveç tepsisë, më hiqni nga prehri këta që i flasin shoferit, që të shkojmë përpara. Se ata nuk i flisnin shoferit, ata të kapnin timonin për pazaret e tyre, që të bëjmë drejtësi, që të godasë majtas e djathtas, e kam thënë atëherë. Do isha tradhtar nëse sot do ndodhte e kundërta, nëse ata do ishin para drejtësisë dhe ne jo”, tha Rama.

Etiketa: DumaniRama

Lajme të lidhura

Rama shan dhe mallkon protestuesit: Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë…
Breaking Views

Rama shan dhe mallkon protestuesit: Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë…

22:40 - 20/02/26
“Mbi 40 persona të ndaluar”/ Bardhi, Balliu, Këlliçi, Mziu dhe Noka përplasen me policinë
Breaking Views

“Mbi 40 persona të ndaluar”/ Bardhi, Balliu, Këlliçi, Mziu dhe Noka përplasen me policinë

22:21 - 20/02/26
Berisha mbyll protestën: Akti i radhës së kryengritjes paqësore…
Breaking Views

Berisha mbyll protestën: Akti i radhës së kryengritjes paqësore…

22:10 - 20/02/26
Para
Berisha denoncon luksin e qeveritarëve: Rama pranoi dhuratë orën 500 mijë euro, ministret e tij sillen si princesha

Berisha: Epidemia e salmonelës u mor vesh vetëm kur u sëmur Rama…

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rama shan dhe mallkon protestuesit: Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë…
Breaking Views

Rama shan dhe mallkon protestuesit: Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë…

22:40 - 20/02/26

Partia Demokratike ka mbajtur protestën e katërt kombëtare përpara Kryeministrisë dhe Kuvendit. Për këtë protestë, ka reaguar edhe Kryeministri Edi...

Lexo më shumë
“Mbi 40 persona të ndaluar”/ Bardhi, Balliu, Këlliçi, Mziu dhe Noka përplasen me policinë

“Mbi 40 persona të ndaluar”/ Bardhi, Balliu, Këlliçi, Mziu dhe Noka përplasen me policinë

22:21 - 20/02/26
Berisha mbyll protestën: Akti i radhës së kryengritjes paqësore…

Berisha mbyll protestën: Akti i radhës së kryengritjes paqësore…

22:10 - 20/02/26
Lëndohet Luçiano Boçi, deputeti i PD-së shkon në spital

Lëndohet Luçiano Boçi, deputeti i PD-së shkon në spital

21:59 - 20/02/26
Beteja për “Final Four”/ Egnatia mposht Dinamon në frymën e fundit

Beteja për “Final Four”/ Egnatia mposht Dinamon në frymën e fundit

21:51 - 20/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com