GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Më dërgoi Artan Lame”, si tentuan 3 të rinj të zhvasin biznesmenin

në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
“Më dërgoi Artan Lame”, si tentuan 3 të rinj të zhvasin biznesmenin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

3 të rinj në Tiranë u arrestuan një ditë më parë pasi tentuan të zhvasin një prej bizneseve në kryeqytet, duke u shtirur si zyrtarë të lartë institucionesh. Në pranga u vendosën shtetasit Ergys Ahmetaj, Gëzim Kusi dhe Andi Basha. Panorama TV ka publikuar pjesë nga dosja hetimore, ku sqarohet e gjithë skema se si të rinjtë tentuan të zhvasnin një prej bizneseve në Tiranë.

Në kallëzimin e bërë nga shtetasi me iniciale E.Ç., i cili ishte menaxher në biznesin ku të rinjtë tentuan zhvatjen, deklaron se ata kanë përdorur emrin e kreut të Kadastrës në Shqipëri, Artan Lame. Sipas dosjes hetimore ata i kërkuan një shumë prej 40 mijë eurosh.

Kallëzuesi thotë se është takuar me Andi Bashën (i arrestuar), i cili i ka thënë “se do shkonte ta takonte për porosinë e Tanit për 40 mijë euro”. Kur bizneset nuk bindeshin për të paguar, gjobat merreshin edhe me presion, duke përmendur fisin e Bajrave të Shkodrës. Tre të rinjtë i zhvillonin bisedat e tyre në aplikacionin SnapChat, ku përdorej dhe emri i Artan Lames. Më pas, ata i fshinin bisedat, duke bërë që kallëzuesi E.Ç. të dyshojë lidhur me kërkesat e të rinjve.

Hetimet

“Në datën 11.02.2023 është paraqitur në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë dhe ka bërë kallëzim shtetasi E.Ç. i cili deklaron se qëndron te subjekti “C**** T******” pasi aty punon si menaxher një i afërm i tij. Ai thotë se ka komunikuar me numrin e telefonit +3556******* i cili i është prezantuar si shtetasi Andi Basha i cili i ka thënë se do vinte ta takonte për porosinë e Tanit prej 40.000 eurosh.

Në bisedat që kanë patur me njëri tjetrin ky i fundit i ka thënë se porosia ishte e Artan Lames dhe për asgjë më tepër. Aty ky shtetas ka filluar të dyshojë dhe i ka thënë të shkojnë në zyrë për të marrë lekët, si dhe duke marrë shkas nga ngjarjet që kanë ndodhur dhe ishin transmetuar në media një muaj më parë ka dyshuar se ka rënë pre e mashtrimit.

Në këtë moment ka lajmëruar policinë menjëherë, dhe gjatë kohës që qëndronin ka parë se ky person po fshinte bisedat në aplikacionin “Snap chat” dhe ka konstatuar bisedat “Shko aty dhe fol i qetë, thuaj më ka dërguar Artani për atë porosinë, jam këtu tek Tajvani përballë”. Andi i thotë sa kam për të marrë, ndërsa shtetasi Geri Kusi i thotë 40.000 euro. Gersi i përgjigjet që është një i Bajrave nga Shkodra që i vendos. Do ti thotë MRSH-ja. Është shumë killer ai, vë shumë gjoba në Shqipëri” – thuhet ndër të tjera në dosjen hetimore.

I kërkuari

Në kërkim për këtë skemë mashtrimi është shpallur dhe shtetasi Florian Gjini, i cili ishte në kërkim edhe më parë për gjobvënie. Gjini, i cili njihej prej 4 muajsh (sipas dëshmisë së Ergys Ahmetaj) kishte ardhur në Tiranë dhe ishte takuar fillimisht me këtë të fundit. Më pas, sipas dosjes hetimore, i kishte shkruar që t’i gjente një person që do i merrte një porosi dhe do ja çonte në vendin ku ndodhej ai, që në këtë rast ishin 40 mijë eurot. Në këmbim, sipas dëshmisë së Ergysit, Floriani kishte premtuar 500 euro. Gëzim Kusi i cili ishte mik me Ergysin nuk e pranoi fillimisht dhe i sugjeroi Andi Bashën, i cili e pranoi ofertën.

Etiketa: Artan Lame

Lajme të lidhura

Aksident në Lushnje! Makina del nga rruga dhe përplaset me shtyllën, vdes 43 vjeçari
Aktualitet

Aksident në Lushnje! Makina del nga rruga dhe përplaset me shtyllën, vdes 43 vjeçari

08:38 - 02/06/26
Paratë e shqiptarëve shkojnë për të mbajtur administratën shtetërore, se sa për investimet në vend
Aktualitet

Paratë e shqiptarëve shkojnë për të mbajtur administratën shtetërore, se sa për investimet në vend

08:32 - 02/06/26
Ilir Meta lë përkohësisht burgun, niset drejt Skraparit për t’i dhënë lamtumirën e fundit babait
Aktualitet

Ilir Meta lë përkohësisht burgun, niset drejt Skraparit për t’i dhënë lamtumirën e fundit babait

07:48 - 02/06/26
Para
Gazetarja akuza të forta: Ministra të Ramës pas vdekjes së kenianes

Gazetarja akuza të forta: Ministra të Ramës pas vdekjes së kenianes

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aksident në Lushnje! Makina del nga rruga dhe përplaset me shtyllën, vdes 43 vjeçari
Aktualitet

Aksident në Lushnje! Makina del nga rruga dhe përplaset me shtyllën, vdes 43 vjeçari

08:38 - 02/06/26

Një aksident në orët e para të mëngjesit ka rezultuar fatal për një shtetas në Lushnje. 43 vjeçari Ernis Xhumari...

Lexo më shumë
Paratë e shqiptarëve shkojnë për të mbajtur administratën shtetërore, se sa për investimet në vend

Paratë e shqiptarëve shkojnë për të mbajtur administratën shtetërore, se sa për investimet në vend

08:32 - 02/06/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 2 Qershor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

07:58 - 02/06/26
Ilir Meta lë përkohësisht burgun, niset drejt Skraparit për t’i dhënë lamtumirën e fundit babait

Ilir Meta lë përkohësisht burgun, niset drejt Skraparit për t’i dhënë lamtumirën e fundit babait

07:48 - 02/06/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 2 Qershor 2026

07:41 - 02/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

Jojobet GirişGrandPashaBet destekDeneme bonusu veren siteler 2026matbetjojobetmadridbet girişJojobetCasibom GirişJojobet girişMarsbahis Giriş