GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Uncategorized

“Më dhunuan dhe qëlluan shokun me plumb, ç’duhet të bëja?”, çfarë dëshmoi Papleka në gjyq

13:45 - 07/07/23
në Uncategorized
Kohë leximi: 2 min
A A
“Më dhunuan dhe qëlluan shokun me plumb, ç’duhet të bëja?”, çfarë dëshmoi Papleka në gjyq
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në gjykatën e Elbasanit po jepen sot konkluzionet përfundimtare të avokatëve për ngjarjen e 21 Prillit 2021 në Elbasan ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani, ngjarje e ndodhur në fushatë elektorale dhe e cilësuar si ngjarje me motive politike.

Një javë më parë prokuroria në konkluzionet e saj përfundimtare kërkoi 25 vite burg për Arben Paplekajn duke i qëndruar akuzës në nisje të gjykimit, “vrasje në rrethana cilësuese”.

Papleka në seancë: Kam kaluar testin e integritetit nga agjencitë amerikane kur jam dërguar ne Afganistan. Jam dekoruar nga kryeministri për luftën e antiterrorist. Kam qenë 10 vjet me armë në brez. 10 vjet jam përplasur me grupe kriminale dhe kurrë s’e kam përdorur.  Pasi më shajtën, më dhunuan dhe më qëlluan shokun me plumb më thoni ç’duhet të beja? Nuk pata rrugë tjetër. Nuk desha me e vra atë djalë. Nuk gëzova se e vrava atë djalë. Mbrojta jetën time.

U përballa me instiktet. Jam ish anëtar i forcave speciale. Dhe instikti i parë për të cilin jam stërvitur është të reagoj kur rrezikohet jeta ime apo e dikujt. Në momentin që sheh armën reagon. E njihni teorinë e qenve të Pavollovit? S’kam vepruar me zemër. Kam qenë makineri. Kam reaguar si jam stërvitur për dhjetëra vite.

Paplekaj i drejtohet gjykatëses: Shpresoj që në vendimin tënd do të jesh e drejtë. Do jesh e fortë. Do ruash parimet dhe dinjitetin tënd.  Nuk kërkoj drejtësi. Kërkoj vetëm vërtetësi për një akuzë qesharake që më bëhet nga një prokurori që kërkoi të bëjë rolin e ekspertit, rolin e psikologut por nuk bëri vetëm rolin e saj të hetimit të ngjarjes.

Në konkluzionet e sotme mbrojtja argumentoi se vrasja e Pjerin Xhuvanit është kryer në kushtet e vetëmbrojtjes duke faktuar me dëshmitë e dhëna nga dëshmitarët në vendin e ngjarjes, pamjet filmike dhe ekspertizat ligjore. Sa më sipër mbrojtja kërkoi pafajësi për Arber Paplekajn.

Sipas mbrojtjes prokuroria nuk ka marrë parasysh as eskpertizën mjeko ligjore të kërkuar nga vetë organi i akuzës ku mjekët shprehen se në momentin e ngjarjes Arbër Papleka ka qenë në gjendje të rënduar psikike çka ka sjellë vetëdije të dobësuar dhe e shkaktuar nga rrethanat e një sulmi të papritur i cili ndodhi në pak sekonda dhe ku u desh nje reagim i menjëhershëm i ndodhur nën bresherinë e plumbave për të mbrojtur jetën.

Edhe avokatet mbrojtës të punonjësve të policisë kanë kërkuar pafajësi për klientët e tyre. Sipas tyre prokuroria nuk ka vërtetuar dhe faktuar shpërdorimin e detyrës. Madje avokatët kanë vënë në dyshim standardet e prokurorisë e cila, sipas tyre, nuk përfshin në gjykim një police të plagosur në vendin e ngjarjes. Ndërsa policët e tjerë që ishin aty së bashku gjykohen.

Në këtë seancë është paraqitur edhe një deklaratë e polices së plagosur në ngjarjen e 21 prillit 2021. Xhensila Sota kërkon që Arbër Paplekaj të mos gjykohet për plagosjen e saj. Kjo deklaratë i është shtuar dosjes si shprehje vullneti e Sotas.

Vendimi për Arber Paplekajn do të jepet më 12 korrik në orën 13:00 ne gjykatën e Elbasanit

Etiketa: Kryesore1Paplekaj

Lajme të lidhura

Momente tmerri për shqiptarin në Angli: Policia e merr për kamikaz, snajperët e rrethojnë në park
Uncategorized

Momente tmerri për shqiptarin në Angli: Policia e merr për kamikaz, snajperët e rrethojnë në park

22:07 - 27/03/26
Ushtruan dhunë ndaj fëmijëve të mitur, në pranga babai, nën hetim nëna
Uncategorized

Dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me një të mitur, prangoset 39-vjeçari në Berat

10:17 - 27/03/26
PS dhe PD bien dakord për Reformën Territoriale, miratohet kalendari i dëgjesave
Aktualitet

PS dhe PD bien dakord për Reformën Territoriale, miratohet kalendari i dëgjesave

14:35 - 25/03/26
Para
Sherri i dhunshëm për guroren në Borizanë/ Flet vëllai i një prej të plagosurve: Xhelal Rraja ishte me armë në dorë

Sherri i dhunshëm për guroren në Borizanë/ Flet vëllai i një prej të plagosurve: Xhelal Rraja ishte me armë në dorë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve
Aktualitet

Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve

11:55 - 07/04/26

Deputetja e PD-së, Ina Zhupa ka denoncuar se maxhoranca po tenton që ta kalojë me shpejtësi projektligjin për Portet, që...

Lexo më shumë
“Bojkotoni ushqimin serb!”/ Blegtorët protestojnë para ministrisë së Bujqësisë: Nuk jemi për politikë, por për të drejtat tona

“Bojkotoni ushqimin serb!”/ Blegtorët protestojnë para ministrisë së Bujqësisë: Nuk jemi për politikë, por për të drejtat tona

11:29 - 07/04/26
Të rrisësh taksat është më e lehtë se sa t’i ulësh! Si po luan qeveria me akcizën e karburanteve

Rritja e çmimit të karburanteve, Konfindustria i paraqet 3 kërkesa qeverisë: Nuk keni marrë asnjë masë…

11:13 - 07/04/26
Dy deputetët e PD thirren si dëshmitarë në procesin ndaj kryebashkiakes së Tropojës, Zyra Islamaj

Dy deputetët e PD thirren si dëshmitarë në procesin ndaj kryebashkiakes së Tropojës, Zyra Islamaj

11:03 - 07/04/26
Ish-drejtoresha e IKMT-së, Dallëndyshe Bici paraqitet në GJKKO

Ish-drejtoresha e IKMT-së, Dallëndyshe Bici paraqitet në GJKKO

10:20 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com