GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Me drita të fikura, Albin Kurti uron Krishtlindjet

21:20 - 24/12/21
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Me drita të fikura, Albin Kurti uron Krishtlindjet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përmes një shkrimi në facebook, ka uruar festën e Krishtlindjeve. E veçantë në statusin e Kurtit është se zyra e Kryeministrit në fotografi duket me dritë të mekur.

Përveç dritës së dobët, edhe dritat e bredhit janë të ndalura. Mesazh ky që besohet se ka të bëjë me kursimin e energjisë, për shkak se vendi gjendet në krizë të thellë energjetike dhe po përballet me reduktime.

Krizën energjetike, Kurti e përmendi edhe në shkrim përmes të cilit uroi festën.

“Besoj se jemi të ndërgjegjshëm bashkërisht për kushtet në të cilët na ka vendosur pandemia, për realitetin kompleks global, për krizën energjetike, ku dritën e gjejmë nëpër festa të këtilla. E, sinqeriteti, puna dhe ndjenja e përbashkët janë çelësi i çdo suksesi në jetën e secilit prej nesh. Ne do të jetojmë gjithnjë në rrethanat e kohës, por mendimi, vullneti duhet të ushqehen prej besimit. Nuk ka shpresë pa besim” –

Mesazhi i plotë i Albin Kurtit:

Vëllezër e motra të krishterë, gëzuar!

Ju uroj nga zemra mbarësi! Ju uroj një mbrëmje të shkëlqyer në ngrohtësinë familjare dhe të miqve. Qoftë një vit i suksesshëm për të gjithë ju.

Besoj se jemi të ndërgjegjshëm bashkërisht për kushtet në të cilët na ka vendosur pandemia, për realitetin kompleks global, për krizën energjetike, ku dritën e gjejmë nëpër festa të këtilla. E, sinqeriteti, puna dhe ndjenja e përbashkët janë çelësi i çdo suksesi në jetën e secilit prej nesh. Ne do të jetojmë gjithnjë në rrethanat e kohës, por mendimi, vullneti duhet të ushqehen prej besimit. Nuk ka shpresë pa besim.

Besimi është themeli që na e ofron çdo fe neve si popull, andaj dhe ne e respektojmë njëri-tjetrin, në fe e në praktikë. Ne e dimë mirë se dashuria mes nesh është virtyti më i lartë i njeriut. Pasuria jonë kulturore, rrënjosur në traditën tonë popullore, në vetëdijen tonë kolektive për një fat të përbashkët.

Me këtë përvojë të madhe kombëtare ndërfetare ju urojmë motra e vëllezër katolikë, ortodoksë, protestantë e ungjillorë shqiptarë më të mirën. Sepse, kjo ditë është ajo e lindjes së bartësit të mesazhit të dashurisë ndër njerëz.

Shpreh besimin e thellë se si shoqëri ne do të punojmë që urimet që ju i adresoni sot njëri-tjetrit, si dhe urimet që ne u adresojmë sot juve, të marrin në vitin e ardhshëm sa më shumë realitet.

Gëzuar Krishtlindja!

Etiketa: Albin KurtidritaKrishtlindjette fikura

Lajme të lidhura

E rëndë/ 18 vjeçari shqiptar humb jetën tragjikisht në një aksident në Austri
Kosovë & Rajon

E rëndë/ 18 vjeçari shqiptar humb jetën tragjikisht në një aksident në Austri

12:42 - 31/03/26
Qeveria Kurti miraton propozimin për dërgimin e FSK në Gaza, reagon Bordi i Paqes
Breaking Views

Qeveria Kurti miraton propozimin për dërgimin e FSK në Gaza, reagon Bordi i Paqes

22:50 - 30/03/26
Qeveria e Kosovës miraton pagën e 13-të për punonjësit që paguhen nga buxheti
Kosovë & Rajon

Qeveria e Kosovës miraton pagën e 13-të për punonjësit që paguhen nga buxheti

15:06 - 30/03/26
Para
Nuk përfshihet në planet e Xavit, klubi turk i interesuar për sulmuesin hollandez

Klubet arrijnë marrëveshjen, “i padëshiruari” i Barçës do të largohet në janar

Discussion about this post

TË FUNDIT

Flamurtari shpëton nga humbja në shtesë në duelin e mbijetesës me Tiranën
Breaking Views

Flamurtari shpëton nga humbja në shtesë në duelin e mbijetesës me Tiranën

22:15 - 03/04/26

Përballja hapëse e javës së 30-të në Abissnet Superiores mes Flamurtari dhe Tiranës u mbyll në barazim 1-1, në një...

Lexo më shumë
Depozitat e shqiptarëve: 1 milion llogari bosh! 5% e klientëve mbajnë mbi 60% të parave në banka

Depozitat e shqiptarëve: 1 milion llogari bosh! 5% e klientëve mbajnë mbi 60% të parave në banka

21:12 - 03/04/26
Ulet akciza, por jo çmimi i naftës! Qeveria: Me çmimi faktik 233 l/litri, u ul me 9.5 lekë!

Ulet akciza, por jo çmimi i naftës! Qeveria: Me çmimi faktik 233 l/litri, u ul me 9.5 lekë!

21:02 - 03/04/26
Rama bën akoma fushatë me tapitë, detyrë kryebashkiakëve për legalizimet

Rama bën akoma fushatë me tapitë, detyrë kryebashkiakëve për legalizimet

20:30 - 03/04/26
Ku përfundoi “qumështi toksik” për fëmijë? Dyshime për “asgjëssimin” nga AKU

Ku përfundoi “qumështi toksik” për fëmijë? Dyshime për “asgjëssimin” nga AKU

20:18 - 03/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com