GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Me emigrantë e kanabis për në Mal të Zi, 3 në pranga

09:17 - 25/04/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Transportonte klandestinët, arrestohet 34-vjeçari në Sarandë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Policia ka përfunduar operacionin e koduar “Tempizëm 23”. Në kuadër të operacionit, 3 persona janë arrestuar dhe janë shpallur në kërkim 2 të tjerë.

Mbi personat e arrestuar dhe shpallur në kërkim rëndojnë akuza që kanë të bëjnë me transportim emigrantësh nga vendet e treta për në BE, por edhe posedim të kanabisit. Erzen Prendi, Beqir Hasani dhe Anisa Ramaj mësohet se janë arrestuar, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim.

“Tiranë/Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 6., operacioni policor i koduar “Tempizëm 23”. Goditet një rast i dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve dhe një rast i tentativës për të kultivuar bimë narkotike. Vihen në pranga 3 shtetas dhe shpallen në kërkim 2 të tjerë, bashkëpunëtorë në veprimtarinë kriminale të dhënies ndihmë emigrantëve, për kalim të paligjshëm të kufirit.

Në banesën e njërit prej të arrestuarve u gjetën të strehuar 9 emigrantë që do të transportoheshin me pagesë, drejt kufirit me Malin e Zi. Në këtë banesë u gjetën edhe 114 kubikë me fara kanabisi, gati për t’u kultivuar. Procedohen në gjendje të lirë 9 emigrantët, për kalim të paligjshëm të kufirit. Sekuestrohen 114 kubikët, 2 automjete që përdoreshin për transportimin e emigrantëve dhe 2 aparate celulare.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në çdolloj forme të saj, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, për disa shtetas që do të transportonin emigrantë, kundrejt pagesës, me qëllim që ata të kalonin kufirin, në mënyrë të paligjshme, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Tempizëm 23″.

Si rezultat i tij u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

– E. P., 35 vjeç, banues në Pezë Helmës, B. H., 34 vjeç, banues në Shkup, dhe A. R., 31 vjeçe, banuese në Tiranë.

Gjithashtu, u shpallën në kërkim shtetasit A. Gj., 41 vjeç dhe E. Gj., 25 vjeç.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ushtronin veprimtarinë kriminale të dhënies ndihmë emigrantëve, për kalim të paligjshëm të kufirit. Ata transportonin emigrantë të paligjshëm, nga Saranda në Tiranë, i strehonin disa ditë në Pezë Helmës dhe më pas i transportonin ata drejt kufirit me Malin e Zi, kundrejt pagesës, me qëllim kalimin në vendet e BE-së.

Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit E. P., u gjetën të strehuar 9 emigrantë të paligjshëm.

Gjithashtu, në oborrin e kësaj banese u gjetën 114 kubikë me fara kanabisi, gati për t’u kultivuar.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 automjete me të cilat të arrestuarit kryenin transportimin e emigrantëve të paligjshëm, 2 celularë dhe 114 kubikët.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale”, njofton policia.

Etiketa: EmigrantëKanabisKryesore1Policia

Lajme të lidhura

Protesta e opozitës/ Arrestohen 15 persona, procedohet penalisht deputeti i PD dhe 9 protestues të tjerë
Aktualitet

Protesta e opozitës/ Arrestohen 15 persona, procedohet penalisht deputeti i PD dhe 9 protestues të tjerë

09:14 - 23/03/26
Çmimet e apartamenteve në Tiranë janë rritur 10 herë më shumë se paga
Aktualitet

Kullat mbijnë si kërpudhat, por Shqipëria renditet e dyta në Europë për strehim të pasigurt

08:22 - 23/03/26
Rëndohet bilanci nga aksidenti në Vlorë, shkon në tre numri i personave që humbën jetën (Emrat)
Aktualitet

Rëndohet bilanci nga aksidenti në Vlorë, shkon në tre numri i personave që humbën jetën (Emrat)

07:44 - 23/03/26
Para
Këto janë tre gjërat që shkaktojnë stres pa e kuptuar

Studimi: Stresi mund të rrisë përkohësisht moshën tuaj biologjike

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aksident në aeroportin e New York-ut! Avioni përplaset me zjarrfikësen në pistë, humbin jetën dy pilotët
Botë

Aksident në aeroportin e New York-ut! Avioni përplaset me zjarrfikësen në pistë, humbin jetën dy pilotët

09:22 - 23/03/26

Piloti dhe bashkëpiloti i një avioni rajonal të Air Canada Express kanë humbur jetën pasi avioni u përplas me një...

Lexo më shumë
Protesta e opozitës/ Arrestohen 15 persona, procedohet penalisht deputeti i PD dhe 9 protestues të tjerë

Protesta e opozitës/ Arrestohen 15 persona, procedohet penalisht deputeti i PD dhe 9 protestues të tjerë

09:14 - 23/03/26
Çmimet e apartamenteve në Tiranë janë rritur 10 herë më shumë se paga

Kullat mbijnë si kërpudhat, por Shqipëria renditet e dyta në Europë për strehim të pasigurt

08:22 - 23/03/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 23 Mars, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

07:57 - 23/03/26
Rëndohet bilanci nga aksidenti në Vlorë, shkon në tre numri i personave që humbën jetën (Emrat)

Rëndohet bilanci nga aksidenti në Vlorë, shkon në tre numri i personave që humbën jetën (Emrat)

07:44 - 23/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com