GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

“Më i miri që kam parë”, Ronaldo flet për raportin me Messi-n

09:00 - 18/11/22
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
“Më i miri që kam parë”, Ronaldo flet për raportin me Messi-n
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në intervistën bombë dhënë për Piers Morgan, në pjesën e dytë, Ronaldo sulmoi edhe një herë ashpër trajnerin Ten Hag, flet për raportin e tij me Messi-n dhe zbuloi ofertën shokuese që refuzoi gjatë verës, gjithashtu tregoi se çfarë do ta bënte të linte futbollin direkt:

“Trajneri më tha se duhej të prisja rastin tim. E kuptoj, por nuk mund të më trajtosh si gjithë të tjerët”, u shpreh Ronaldo duke iu referuar sfidës kundër Tottenham ku refuzoj të futej në fushë si zëvendësues në minutat e fundit: “Nëse më fut në fushë për 3 minuta ndjej se po tallesh me mua. Nuk e fsheh që nuk kam një raport të mirë me trajnerin, ai nuk më respekton, për këtë arsye vendosa të largohesha nga fusha. Gjithsesi, të jem i sinqertë u bëra pishman që u largua nga stadiumi gjatë ndeshjes me Tottenham, ose jo, nuk e di, është e vështirë për ta shpjeguar, le të themi se më vjen keq. E vërteta është se ndihem i provokuar nga Ten Hag, nuk ekziston një trajner që të më fus në fushë vetëm për tre minuta. Me vjen keq, nuk jam ai tip lojtari”, u shpreh Ronaldo duke u ndalur më pas te raporti me Leo Messi-n:

Unë me të në një skuadër? Gjithçka është e mundur. E sigurt është se do të shisnim shumë fanella. Nuk kemi qenë kurrë për një darkë së bashku, do të më pëlqente. Messi është një lojtar i jashtëzakonshëm, magjik. Kemi ndarë skenën për 16 vite dhe kemi një raport të mirë. Nuk jemi miq, por është si një shok skuadre, një person që e respektoj shumë, për mënyrën se si flet për mua. Për mënyrën se si bashkëshortja e tij flet për bashkëshorten time. Mund të them vetëm gjëra të mira për Messi. Është lojtari më i mirë që kam parë, së bashku me Zidane.

Në fund dhe një batutë për Botërorin: “Nëse Portugalia fiton Botërorin nuk më intereson se kush fiton. Në finale me Argjentinën e Messit? Nëse fitojmë 3-2 dhe unë shënoj golin e fitores tërhiqem direkt nga futbolli”, u shpreh Ronaldo i cili ndër të tjera pranoi se gjatë verës kishte refuzuar një ofertë prej 350 milionë euro të ardhur nga Arabia Saudite.

Etiketa: FutbollMessiraportRonaldo

Lajme të lidhura

Osimhen i shuan ëndrrën Juventusit, bardhezinjtë eliminohen nga Champions League
Sport

Osimhen i shuan ëndrrën Juventusit, bardhezinjtë eliminohen nga Champions League

23:52 - 25/02/26
Atalanta përmbys 4-1 Dortmundin dhe kualifikohet në 1/8 e Champions League
Breaking Views

Atalanta përmbys 4-1 Dortmundin dhe kualifikohet në 1/8 e Champions League

21:25 - 25/02/26
Mbrojtësi i të rinjve të Kosovës merr pasaportën shqiptare, gati ftesa nga Sylvinho
Breaking Views

Mbrojtësi i të rinjve të Kosovës merr pasaportën shqiptare, gati ftesa nga Sylvinho

19:28 - 25/02/26
Para
Si ra në kurth Rama me historinë e Alabbar në Zagreb

Si ra në kurth Rama me historinë e Alabbar në Zagreb

Discussion about this post

TË FUNDIT

Osimhen i shuan ëndrrën Juventusit, bardhezinjtë eliminohen nga Champions League
Sport

Osimhen i shuan ëndrrën Juventusit, bardhezinjtë eliminohen nga Champions League

23:52 - 25/02/26

Juventusi nuk ja del mbanë të bëj mrekullinë, me 10 lojtarë çojnë ndeshjen në 120 minuta, por Osimhen i shuan...

Lexo më shumë
Atalanta përmbys 4-1 Dortmundin dhe kualifikohet në 1/8 e Champions League

Atalanta përmbys 4-1 Dortmundin dhe kualifikohet në 1/8 e Champions League

21:25 - 25/02/26
Kavajë/ Theu masën e arrestit në shtëpi, policia hap zjarr dhe ndalon 38-vjeçarin

Kavajë/ Theu masën e arrestit në shtëpi, policia hap zjarr dhe ndalon 38-vjeçarin

21:15 - 25/02/26
Hazizaj: Fëmija humbi jetën duke lypur, Shërbimi Social hesht

Hazizaj: Fëmija humbi jetën duke lypur, Shërbimi Social hesht

21:03 - 25/02/26
Shpallet në kërkim mësuesja 58-vjeçare që dhunonte nxënësit në Kamëz

Shpallet në kërkim mësuesja 58-vjeçare që dhunonte nxënësit në Kamëz

20:33 - 25/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com