Klaus Gjasula ishte padyshim protagonisti i ndeshjes për Shqipërinë në ndeshjen me Kroacinë që u mbyll 2 me 2.
Gjasula hyri në rekordet e Kampionatit Europian, duke shënuar në një ndeshje autogol dhe gol.
Klaus ishte i ftuar në Tv Klan, ku rrëfeu emocionet e tij në ndeshjen me Kroacinë. Ai thotë se sapo hyri në fushën e lojës me zëvendësim, gjithçka shkoi keq për kuqezinjtë. Menjëherë erdhi goli i barazimit, pastaj autogoli nga Gjasula që i dha avantazhin kroatëve.
Në minutat e fundit, Klaus Gjasula thotë se vendosi që në çdo aksion të avanconte shumë përpara për të rregulluar gabimin, siç shprehet ai. Dhe në fund, shënoi golin e barazimit duke e mbyllur ndeshjen me rezultatin 2 me 2.
“Atë moment e kam pritur gjirhë jetën. Ishte situata që lejoheshin 5 lojtarë të nxeheshin dhe unë nuk isha te ata 5 lojtarët. U nxehën më shumë sulmuesit pastaj erdhi rasti që Kroacia futi sulmuesin e gjatë dhe kështu ndryshoi situata. U nxeha pak dhe hyra menjëherë në lojë, domethënë e papritur. Kur hyra kisha shumë mendime. Kur hyra pa prekur një top, 1 me 1. Situata e dytë në fushë pastaj bëhet autogol, më iku pak truri me thënë të drejtën. Në 3-4 minuta u ndryshua gjithë loja. Mendoja pse më ngeli mua kjo tani. Prandaj filluam kundërsulmet që kishim ne 10 minutat e fundit, ngjitesha gjithmonë para se doja të rekuperoja diçka. Kisha 2-3 situata hutimi, më kishte ikur truri, nuk isha shumë i qetë. Në fund kuptova që tani duhet të bëjmë diçka dhe prandaj u ngjita gjithmonë përpara. Që do bëja gol, normal që nuk e dija. Ndeshja ime nuk ishte, po do rregulloja gabimin që bëra”, tha Klaus Gjasula.
“Vdiqa njëherë dhe pastaj erdha prapë”, është shprehur Klaus Gjasula për këtë moment, pasi e dinte që edhe pse nuk ishte në dorën e tij gjithsesi nëse Kombëtarja humbiste ndeshjen ai do të ndihej fajtor.
Gentian Zenelaj: Më lejoni të shpreh respektin më të madh për babain tuaj dhe për ato qindra shqiptarë që në 2 Korrik të 1990 bënë një gjë të paimagjinueshme. Ju keni qenë shumë të vegjël po atëherë ka qenë situata ku nuk dihej akoma se nga do të merrte pushteti dhe nuk ka qenë e thjeshtë të bëhej ajo që kanë bërë shqiptarët ato vite. Unë lus zotin që ty të të ike sa më shpesh truri në momentet kur luan me Kombëtaren që të na bësh edhe gola tjerë. Urime sepse mua më lumturojnë shumë shqiptarët që ecin përpara, fëmijët e emigrantëve që ecin përpara. Na ke emocionu shumë me atë gol, por thjesht unë si aktor do të doja të dija në atë moment që ndodhi ai autogol që ishte një përplasje në këmbë që ti as e kishe parashikuar, brenda teje çfarë ndodhi?
Klaus Gjasula: Vdiqa njëherë dhe pastaj erdha prapë. Unë e dija që nuk kisha çfarë të bëja, por në fund të fundit ty do të ngeli.
Gentian Zenelaj: E dije ku është vëllai në stadium?
Klaus Gjasula: Jo nuk e dija. Unë pas autogolit që erdhën edhe ata dy situatat që humba topin lehtë, ky më tha pas ndeshjes se e pa që isha duke vuajtur në fushë, e pashë që nuk ishe ti.
Gentian Zenelaj: Mua më duket interesante që kjo marrëdhënie që keni ju dy vëllezër është shumë e veçantë dhe fakti që nuk keni pasur mundësi për të komunikuar në këtë moment të vështirë apo në atë moment super të sukseshëm është shumë interesante.
Marina Vjollca: Dua ta pyes Jurgenin, po ti si e përjetove autogolin?
Jurgen Gjasula: Unë i thash pas lojës që thash në atë moment të kishte një kufje në vesh që t’i flisja e t’i thoja ec me kokën lart jemi shqiptarë dhe duhet të luftosh. E pash që kishte shumë vështirësi dhe desha të paktën ca fjalë t’i thoja sepse në atë moment e di se si ndihet një lojtarë.
Ndërkohë Alban Bushi u shpreh se ai ishte një autogol që mund t’i ndohte kujtdo dhe ishte shumë e rastësishme.
Alban Bushi: Ai ishte autogol që mund t’i ndodhte çdokujt dhe nuk mendoj që po të humbte Shqipëria do t’i binte bara Gjasulës, absolutisht jo. Ishte shumë e rastësishme, ndodhi shumë shpejt. Gjasula nuk e ka karakterin e vet që të shkojë para. Unë nuk besoj nëse nuk kishte bërë autogol mund të shënonte gol sepse cilësitë e atij janë që të mbajë ekipin në ekuilibër.
Ish-futbollisti Jurgen Gjasula, foli në emisionin “Kampionët” në Tv Klan, për karrierën e tij.
Gjasula zbuloi se ka marrë ftesë për tu grumbulluar nga Shqipëria që në moshën 18-vjeçare, por nuk u afrua dot, për shkak të problemeve me pasaportën.
Ai u grumbullua për herë të parë në moshën 28-vjeçare, ndërsa theksoi se nuk ka marrë një përgjigje përse nuk u grumbullua më vonë.
“Ka qenë e vështirë. Kemi shkuar në Gjermani vetëm, pa ditur gjuhë dhe pa njohur asnjë. Prindërit bënë për ne, për të pasur një jetë më të mirë. Klausi më vinte gjithmonë nga mbrapa, por nuk e lija, sepse ishte i vogël. Luaja si i vogël përpara lagjes. Ishin disa shokë që shkuan në një skuadër dhe pas tyre shkova edhe unë. Që në atë kohë, trajnerët e panë që isha nga më të mirët dhe luajë me dy vite më të mëdhenjtë.
Ftesa në Kombëtaren shqiptare kam pasur që 18 vjeç, kur ishte Brigel trajner, por kisha probleme me pasaportën. Kur morëm pasaportën gjermane, duhet të hiqnim atë shqiptaren. Grumbullimi në Kombëtare, u realizua kur isha 28 vjeç. Nuk e kuptova përse nuk vinin më ftesa në Kombëtare më vonë. Nuk mora as një shpjegim. Kisha një fazë të mirë në Gjermani dhe prisja një ftesë në Kombëtare, por nuk erdhi.
Pengu për karrierën është që duhet të kisha qenë më i fokusuar për futbollin. Nëse do kisha atëherë kokën që kam tani, do të ishte më mirë.”, deklaroi Gjasula.
Discussion about this post