GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

“Më jep një kalë, të të jap një mushkë”, Bylykbashi zbulon prapaskenat PS- PD

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Më jep një kalë, të të jap një mushkë”, Bylykbashi zbulon prapaskenat PS- PD
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputeti i PD, Oerd Bylykbashi ka zbuluar sot atë që e quan “tregti kuajsh” ose “Pazar” që kryeministri Edi Rama po i ofron PD. Sipas Bylykbashit, interesi  kryesor i opozitës është reforma Zgjedhore, pas asaj që miratoi qeveria pa afirmimin e opozitës më 30 korrik, ndërsa përmend dhe reformën Territoriale të vitit 2014, të cilën opozita e ka konsideruar më herët si dështim.

“Reforma më kryesore për opozitën duhet të jetë ndryshimi i Kushtetutës për të vendosur një sistem të ri zgjedhor, sepse ky sistem që miratoi Rama pa konsensusin e opozitës më 30 korrik 2020 është i padrejtë, shkel parimet kushtetuese dhe është toksik për demokracinë.  Bashkë me të, duhet rishikuar ndarja territoriale e bashkive. Demokracia lokale po asfiksohet nga reforma e dështuar e 2014, e bërë keq me qëllim për të fituar zgjedhjet ne tavolinë. Pjesëmarrja në zgjedhjet bashkiake të 2019 ku opozita mund të fitonte gjysmën e bashkive, do të rekuperonte mos pjesëmarrjen e opozitës në reformën territoriale. Por ky shans u humb kur u vendos të mos hyjë në zgjedhje”, tha Bylykbashi.

Ai flet edhe për një reformë për zgjedhjet e 25 prillit, që opozita i ka konsideruar më herët si “masakër elektorale”. Për reformën në Drejtësi ai shprehet se duhen ndrequr dështimet që qytetarët të mos vuajnë pasojat e Vetting-ut.

“Gjithashtu duhet bërë reformë për të bllokuar, ndalur dhe ndëshkuar ndërhyrjen e shtetit në zgjedhje siç ndodhi më 25 prill 2021. Ky është rreziku më i madh që kanë zgjedhjet, shumë më i madh se bandat, sepse ndërhyrja e një shteti të politizuar në zgjedhje është sistematike, masive dhe kapilare.  Më pas mund të ndreqim dështimet e “suksesshme” të reformës në drejtësi. Sigurisht, dështimet nuk mund të lihen pa ndrequr sepse vuajnë shqiptarët që nuk po marrin më asnjë lloj drejtësie.  Por vota e lirë dhe e drejtë qëndron më lartë se Vettingu sepse aty qëndron sovraniteti i popullit”, shprehet ai.

Deputeti demokrat shkruan ndër të tjera, se 94 votat për ndryshimin e Kushtetutës janë e vetmja garanci për opozitën, dhe votat mund të jepen vetëm nëse sigurohen reformat e mësipërme që garantojnë votën e shqiptarëve.

Kujtojmë se, Bylykbashi është një ndër deputetët që ka zgjedhur të qëndrojë në krah të ish- kryeministrit Berisha në betejën me Lulzim Bashën, ku ky i fundit për të “marrë hak”, e përjashtoi nga drejtimi i Reformës Territoriale.

Etiketa: PDPS

Lajme të lidhura

Diaspora shqiptare në Austri proteston kundër dënimit të 4 ish-krerëve të UÇK-së: Nuk do të heshtim për dëshmorët tanë
Aktualitet

Diaspora shqiptare në Austri proteston kundër dënimit të 4 ish-krerëve të UÇK-së: Nuk do të heshtim për dëshmorët tanë

18:50 - 20/09/26
Dënimi me 81 vite burg për ish-krerët e UÇK-së, studentët e Universitetit të Prishtinës nesër në protestë
Aktualitet

Dënimi me 81 vite burg për ish-krerët e UÇK-së, studentët e Universitetit të Prishtinës nesër në protestë

16:48 - 20/09/26
Deklarata e fortë e Gazment Bardhit: Rama e takoi Ergys Agasin para se ta arrestonin
Aktualitet

Deklarata e fortë e Gazment Bardhit: Rama e takoi Ergys Agasin para se ta arrestonin

16:33 - 20/09/26
Para
Tentuan trafikimin e narkotikëve, arrestohen 4 persona

Tentuan trafikimin e narkotikëve, arrestohen 4 persona

TË FUNDIT

Diaspora shqiptare në Austri proteston kundër dënimit të 4 ish-krerëve të UÇK-së: Nuk do të heshtim për dëshmorët tanë
Aktualitet

Diaspora shqiptare në Austri proteston kundër dënimit të 4 ish-krerëve të UÇK-së: Nuk do të heshtim për dëshmorët tanë

18:50 - 20/09/26

Vendimi i Gjykatës Speciale në Hagë, e cila dënoi me 81 vite burg katër ish-krerët e UÇK-së ka ngjallur protesta...

Lexo më shumë
Atletico triumfon ndaj Realit në derbin e ndezur të Madridit

Atletico triumfon ndaj Realit në derbin e ndezur të Madridit

18:33 - 20/09/26
E dyta më e shtrenjtë në Europë! Kostoja e një foshnje në Shqipëri, sa 66% e pagës mesatare vjetore

E dyta më e shtrenjtë në Europë! Kostoja e një foshnje në Shqipëri, sa 66% e pagës mesatare vjetore

18:23 - 20/09/26
Fenerbache shpartallon 8-0 kundërshtarin, “çmendet” Vedat Muriqi me 4 gola

Fenerbache shpartallon 8-0 kundërshtarin, “çmendet” Vedat Muriqi me 4 gola

18:05 - 20/09/26
Vrasja e Artan Myrtajt në Sarandë/ Hita mbledh drejtuesit e Policisë, kërkon “skanim” të zonës

Vrasja e Artan Myrtajt në Sarandë/ Hita mbledh drejtuesit e Policisë, kërkon “skanim” të zonës

17:44 - 20/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com