GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Më ka zhveshur lakuriq…”/ Flet 82-vjeçarja që u dhunua nga nusja në Shkodër: Më gjuajti me shkop

19:11 - 12/09/24
në Aktualitet, KRYESORE, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
“Më ka zhveshur lakuriq…”/ Flet 82-vjeçarja që u dhunua nga nusja në Shkodër: Më gjuajti me shkop
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

 

82-vjeçarja Nazmie Buci nga Shkodra, e cila pretendon se u godit fizikisht nga nusja e djalit të saj, shtetasja Elmira Buci, 43 vjeçe, ka folur në një intervistë Euronews, ku ka rrëfyer të vërtetën e saj.

Sipas dëshmisë, nusja e shtëpisë e ka goditur vjehrrën me bastunin e kësaj të fundit me të cilin lëviz e moshuara. Policia e Shkodrës ka arrestuar shtetasen Elmira Buci pas denoncimit të këtij rasti ndërsa e moshuara tregon se si u dhunua nga nusja e saj.

“U kap nusja me mua. Më kapi shkopin se unë eci me shkop se jam me ishemi, edhe më goditi. Më lej gjaku. Kam shkuar në banjë, më ka hedhë 3 safa uji banje. Më ka zhvesh lakuriq edhe më ka dhënë një këmishë për të veshur. Unë nuk i thashë asgjë, çfarë t’i thosha. Edhe më përpara m’i ka shkulur flokët. Edhe korridorin, se e len të lagët pak, e kam fshi me shpinë, tërë ujin. Më ka ngritur për këmbësh edhe zvarrë”, ka thënë Nazmie Buçi.

Djali i 82-vjeçares, shtetasi Ylli Buci, 50 vjeç pasi erdhi nga puna as nuk e dërgoi në spital nënën e tij dhe as nuk lajmëroi policinë për të denoncuar rastin por kritikoi të ëmën duke i thënë se pse ke bërë fjalë me nusen.

“Djali ka qenë në punë, kur erdhi i dëftova. ‘Nënë pse u kape me të më tha?’ ‘Po nuk u kapa more’, i thashë. Djali s’ka qenë në shtëpi, edhe kur ka ardhur veç më ka pastruar fytyrën, nuk më ka çuar në spital”, ka thënë Nazmie Buçi.

Ngjarja ndodhi dy ditë më parë më 10 shtator, ndërsa një ditë më pas kanë qenë komshinjtë që pasi e kanë parë se në çfarë gjendje është, kanë telefonuar policinë dhe ambulancën. Nazmie Buci nuk mundi të lajmërojë askënd sepse nusja e saj i kishte thyer edhe celularin.

“Mora telefonin se doja të lajmëroja policinë, ma kapi nga dora, ma hodhi përtokë. Djali shkoi në punë në orën 06:00. Provova të dilja, më panë komshinjtë. ‘Uuu si je bo, po më dhimbesh kështu’, thanë. ‘Hajde s’ka gale, Allahu ia bëftë asaj’, thanë ato. Pastaj kanë lajmëruar Policinë, se di më tej. Më trokiti Policia te porta, më pyetën kush të ka dhunuar thanë. Më ka dhunuar nusja i thashë. Dua t’i bëj padi nuses”, tha më tej Nazmie Buçi.

82-vjeçarja bën edhe një apel për të gjitha gratë shqiptare.

“Unë 82-vjeçe të më bëjë kështu. Nuset duhet të jenë më të sjellshme, t’i trajtojnë vjehrrat si nënat e tyre”, përfundoi e moshuara.

Shtetasja Nazmie Buci po merr mjekim në spitalin e Shkodrës dhe sipas bluzave të bardha ajo ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa nusja e djalit të saj ndodhet në qelitë e paraburgimit, në pritje të vendimit të gjykatës pas akuzës për dhunë në familje.

Etiketa: dhune familjareKryesore1Shkodër

Lajme të lidhura

Shqiponjat kapin dy të rinj me kanabis dhe lëndë piroteknike në makinë
Aktualitet

Shpërthim me lëndë plasëse në një servis në Vaun e Dejës, policia jep detaje

09:59 - 12/01/26
E rëndë në Greqi/ Djali dhe vajza mbysin babanë me jastëk, i ndihmon edhe dhëndri
Aktualitet

Atentat në Greqi, plagosen me armë zjarri pronari shqiptar i një restoranti dhe djali i tij

09:45 - 12/01/26
Nga Instagrami i Boçit te bizneset e Abules, skema 50 milionë euro që u hoq nga sekuestro
Aktualitet

Nga Instagrami i Boçit te bizneset e Abules, skema 50 milionë euro që u hoq nga sekuestro

09:40 - 12/01/26
Para
Lojë e çmendur mes Partizanit dhe Dinamos, derbi mbërthehet në barazim 1:1

Lojë e çmendur mes Partizanit dhe Dinamos, derbi mbërthehet në barazim 1:1

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shqiponjat kapin dy të rinj me kanabis dhe lëndë piroteknike në makinë
Aktualitet

Shpërthim me lëndë plasëse në një servis në Vaun e Dejës, policia jep detaje

09:59 - 12/01/26

Një ngjarje e rëndë është raportuar në orët e para të mëngjesit të së hënës në fshatin Shelqet të Vaut...

Lexo më shumë
E rëndë në Greqi/ Djali dhe vajza mbysin babanë me jastëk, i ndihmon edhe dhëndri

Atentat në Greqi, plagosen me armë zjarri pronari shqiptar i një restoranti dhe djali i tij

09:45 - 12/01/26
Nga Instagrami i Boçit te bizneset e Abules, skema 50 milionë euro që u hoq nga sekuestro

Nga Instagrami i Boçit te bizneset e Abules, skema 50 milionë euro që u hoq nga sekuestro

09:40 - 12/01/26
EMRAT/ U qëllua brenda në makinë, identifikohet viktima në Has

Ndryshime në polici, emërohen drejtuesit për Korçën, Lezhën dhe Durrësin (Emrat)

09:37 - 12/01/26
Mot i acartë në Qarkun Elbasan, termometri në zonat malore zbret në -15 gradë Celsius

Mot i acartë në Qarkun Elbasan, termometri në zonat malore zbret në -15 gradë Celsius

09:02 - 12/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com