GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

“Më kanë dashur të vrarë”/ Ahmetaj: Rastësia më bëri mos të futem në burg

në Breaking Views, Lajme, Politikë, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 3 min
A A
“Më kanë dashur të vrarë”/ Ahmetaj: Rastësia më bëri mos të futem në burg
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka bërë mbrëmjen e sotme një deklaratë të rëndë. Në një lidhje në emisionin “Çim Peka Live”, Ahmetaj deklaroi se kanë dashur të varur dhe të vdekur, por rastësisht ai nuk u fut në burg.

“Nuk kam më dyshim që më kanë dashur të varur dhe të vdekur. Mua rastësia më bëri që të mos futem në burg”, deklaroi Ahmetaj.

Çim Peka: Megjithatë Dumani sot tha se, ne kemi marrë indicie nga deklaratat e tua dhënë për mua, për të filluar disa çështje.

Arben Ahmetaj në ‘Çim Peka Live’ :Jeni në vete ju apo jo? Unë kam disa pyetje retorike. Kush do ti lexojë si pyetje ti lexojë.

1- Çfarë indicie ka marrë, për Thumanë-Kasharin që është bërë pa tender?! Që është ndryshuar formati i koncesionit pa procedurë të re dhe paguajnë shqiptarët 1.3 miliardë. Kjo është?

2- Pyetje tjetër: çfarë indicie ka marrë për IPARD-in, po ulëret BE?

3- Cila është arsyeja që nuk hetohet. Ca arsye ka që Onkologjiku në vend që ti shërojë,  dhe jo për faj të mjekëve, ca arsye ka që nuk hetohet te Onkologjiku, rimbursimi i barnave.

4- Kam bërë sherr unë për këto. Sherr. Po kam bërë sherr për naftën në Shëngjin. Pse nuk i heton?

5- Pse nuk merret me inceneratorin e Tiranës. Ku janë paratë, te hotelet e mia të supozuara janë paratë? Pse nuk merret me kontratën e koncesionit të Tiranës?  Pse nuk merret?

6- Sa për dijeni, kush e ka lexuar kontratën, 29 eurot që paguajnë qytetarët nëpërmjet bashkisë së Tiranës janë për mbulimin e mbetjeve dhe për incenerim. Cila është arsyeja që shqiptarët paguajnë trefishin tani që nuk kanë incenerim.

7- Pse bëhet pronar i dëmit, Altin Dumani?
8- Pse nuk merret me Becchetin, indicie, vajtën 4-5-7 vite. U mor me mua me urdhër politik për 1 muaj e gjysëm dhe nxorri dhe urdhër arresti. Dhe jam i bindur e kam thënë, që kur kam pasur dyshim. Tani nuk kam më dyshim, që më kanë dashur të varur dhe të vdekur, prandaj deshën që të shkoja në burg.

9- Kujt i thotë ky akuzohet për korrupsion, për inceneratorët? Nuk kam asnjë firmë, nuk kam asnjë lidhje me procedurën e inceneratorëve.

10- Pse nuk merret me McGonigal. Ky thotë jemi duke hetuar, shqiptarët duartrokasin. 5 veta duartrokasin.

“Rama, Veliajn e hoqi qafe si një nga ata që donte t’i zinte vendin. Dhe pastaj doli e qante, si ata që të vrasin dhe pastaj të qajnë. Ç’a nuk i kanë bëra familjes sime, e kanë shkatërruar. Nuk pendohem pse kam kundërshtuar inceneratorët. Pendohem pse kam pasur dashuri gati vëllazërore ndaj një njeriu që ka thikë në dorë për njerëzit rreth e rrothull”, deklaroi Ahmetaj

Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj i pyetur për Aeroportin e Vlorës tha se formula është gabim pasi shteti nuk mund të ketë 100% në një PPP.  Ahmetaj tha se aty po vidhet pasi kontrata është për 10 vite dhe tha se ka shumë detaje.

“Nuk kam punë me bizneset kam punë me pronarët faktikë të aeroportit të Vlorës. Formula është gabim, shteti nuk mund të marrë 100% në një PPP. Çfarë nevoje ke të ndërtosh një “Milano 2” në Vlorë? Propozimi im dhe i Damian Gjiknurit ka qenë një aeroport rajonal. Kjo është vjedhje për 10 vite, ka shumë detaje, djalli fshihet në detaje“, tha Ahmetaj.

Etiketa: Arben Ahmetaj

Lajme të lidhura

“Kërkesat e protestesve duhet të pranohen”/ PD bojkoton seancën e nesërme në Kuvend
Breaking Views

“Kërkesat e protestesve duhet të pranohen”/ PD bojkoton seancën e nesërme në Kuvend

23:00 - 12/07/26
Kryeministri Rama bllokon komentet e qytetarëve në rrjetet e tij sociale
Breaking Views

Kryeministri Rama bllokon komentet e qytetarëve në rrjetet e tij sociale

22:43 - 12/07/26
‘Sundance Festival’ në Zvërnec, Rama provokon sërish protestuesit
Breaking Views

‘Sundance Festival’ në Zvërnec, Rama provokon sërish protestuesit

22:28 - 12/07/26
Para
Metani raporton në Kuvend: Sistemi gjyqësor përballet me vonesa, mungesë stafit dhe infrastrukture të pamjaftueshme

Metani raporton në Kuvend: Sistemi gjyqësor përballet me vonesa, mungesë stafit dhe infrastrukture të pamjaftueshme

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Kërkesat e protestesve duhet të pranohen”/ PD bojkoton seancën e nesërme në Kuvend
Breaking Views

“Kërkesat e protestesve duhet të pranohen”/ PD bojkoton seancën e nesërme në Kuvend

23:00 - 12/07/26

Partia Demokratike ka vendosur të mos marrë pjesë në seancën plenare të ditës së nesërme në Kuvend. Ky vendim është...

Lexo më shumë
Kryeministri Rama bllokon komentet e qytetarëve në rrjetet e tij sociale

Kryeministri Rama bllokon komentet e qytetarëve në rrjetet e tij sociale

22:43 - 12/07/26
‘Sundance Festival’ në Zvërnec, Rama provokon sërish protestuesit

‘Sundance Festival’ në Zvërnec, Rama provokon sërish protestuesit

22:28 - 12/07/26
Aksident në Tepelenë, përplasen dy automjete: Tre persona të plagosur

Aksident në Tepelenë, përplasen dy automjete: Tre persona të plagosur

22:08 - 12/07/26
“Kryeministri luan kartën e provokimit me Kanye West” – Gazeta zvicerane “Le Temps”i bën jehonë portestës në Shqipëri

“Kryeministri luan kartën e provokimit me Kanye West” – Gazeta zvicerane “Le Temps”i bën jehonë portestës në Shqipëri

20:54 - 12/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com