GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Me kapuçë e kallashnikovë, shpallen në kërkim 4 persona në Mat

16:52 - 19/02/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Me kapuçë e kallashnikovë, shpallen në kërkim 4 persona në Mat
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Policia ka shpallur në kërkim 4 persona në Klos, Mat, pasi nuk i janë bindur urdhrit për të ndaluar.

Blutë bëjnë me dije se kanë identifikuar se kush ishin personat në mjet. Makina e mbushur me armë kallashnikovë e drogë ishte nisur drejt Dibrës. Tre persona në Bulqizë u proceduan penalisht. Ata kanë lidhje shoqërore me të shpallurit në kërkim.

Njoftimi:

Identifikohen dhe shpallen në kërkim 4 persona nga Tirana që nuk iu bindën urdhërit të Policisë për të ndaluar.

Procedohen penalisht në gjendje të lirë tre shtetas të tjerë, lidhje shoqërore dhe të afërm të shtetasve të shpallur në kërkim të cilët u gjëtën në një banesë të braktisur në fshatin Peshk, njësia Administrative Martanesh.

Sekuestrohet një automjet, një krëhër kallashnikovi me 30 fishekë, një mekanizëm që shërben për blurje të lëndës narkotike dhe tre kapuçë në formë maskash.

Strukturat hetimore të DVP Dibër në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat dhe Postën e Policisë Klos, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, të atyre që qarkullojnë me armë zjarri apo që merren me aktivitetin kriminal të shpërndarjes së lëndëve narkotike kanë organizuar pika kontrolli me qëllim goditjen e tyre.

Si rezultat në rrugën e Arbrit, në fshatin Shkallë, Bashkia Klos, shërbimet e Policisë i kanë bërë shenjë ndalimi automjetit tip ‘Volsëagen’, ku udhëtonin 4 shtetas, të cilët nuk i janë bindur urdhërit të punonjësve të policisë për të ndaluar, por janë ndaluar disa metra larg pikës së kontrollit dhe më pas kanë braktisur mjetin duke u larguar me vrap.

Gjatë kontrollit të mjetit është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një mekanizëm metalik që shërben për blurje të lëndës narkotike me mbetje të lëndës narkotike e dyshuar canabis sativa, një krëhër kallashnikovi me 30 copë fishek dhe tre kapuçë në formë maskash.

Si rezultat i hetimeve të thelluara bazuar dhe në inteligjencë informative u bë e mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim e shtetasve :

E.R., D.M., Sh.H., dhe E.Rr., 21 vjeç, të gjithë banues në Tiranë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Armëbajtje pa leje” dhe “Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë” .

Po në vijim të hetimeve të thelluara shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë ushtruan kontroll në një banesë të braktisur në fshatin Peshk, njësia Administrative Martanesh ku dyshohej se do shkonin katër shtetasit e shpallur në kërkim.

Gjatë kontrollit në këtë banesë shërbimet e Policisë gjetën dhe proceduan penalisht në gjendje të lirë për veprën penale “Prodhim dhe shitja e narkotikëve”, tre shtetas të tjerë nga Tirana, konkretsht: E.M., R.T; K.K., 22 vjeç, të tre banues në Tiranë. Nga hetimet rezulton se këta shtetas kanë lidhje shoqërore dhe të afërm me shtetasit e shpallur në kërkim.

Shërbimet e Policisë gjatë kontrollit në banesën ku u gjetën këta tre shtetas gjetën dhe sekuestruan një sasi të vogël canabis sativa që po e përgatisnin në doza.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen dhe dokumentnin e plotë të këtij rasti.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Etiketa: ArmeKapucKryesore1Mat

Lajme të lidhura

Indeksi/ Stabilitet i moderuar, por me  institucione nën presion! Ku renditet Shqipëria në hartën globale
Aktualitet

Indeksi/ Stabilitet i moderuar, por me institucione nën presion! Ku renditet Shqipëria në hartën globale

08:20 - 26/02/26
Shkrumbohet makina luksoze, mjeti në pronësi të një personi me precedent penal (Emri)
Aktualitet

Shkrumbohet makina luksoze, mjeti në pronësi të një personi me precedent penal (Emri)

08:12 - 26/02/26
Kavajë/ Theu masën e arrestit në shtëpi, policia hap zjarr dhe ndalon 38-vjeçarin
Aktualitet

Kavajë/ Theu masën e arrestit në shtëpi, policia hap zjarr dhe ndalon 38-vjeçarin

21:15 - 25/02/26
Para
Shqiptari kapet me drogë në Holandë

Shqiptari kapet me drogë në Holandë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Indeksi/ Stabilitet i moderuar, por me  institucione nën presion! Ku renditet Shqipëria në hartën globale
Aktualitet

Indeksi/ Stabilitet i moderuar, por me institucione nën presion! Ku renditet Shqipëria në hartën globale

08:20 - 26/02/26

Në një botë që po bëhet gjithnjë e më e paqëndrueshme, Shqipëria vijon të qëndrojë jashtë hartës së shteteve në...

Lexo më shumë
Shkrumbohet makina luksoze, mjeti në pronësi të një personi me precedent penal (Emri)

Shkrumbohet makina luksoze, mjeti në pronësi të një personi me precedent penal (Emri)

08:12 - 26/02/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 25 Shkurt, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

07:58 - 26/02/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 26 Shkurt 2026

07:50 - 26/02/26
Parashikimi i motit, 9 Mars 2025

Parashikimi i motit për sot, 26 shkurt 2026

07:44 - 26/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com