GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Më keni cilësuar gabimisht të dënuar”, SPAK i përgjigjet Veliajt: Nuk të kemi arrestuar për këtë

16:31 - 14/02/25
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Gjykata e la pas hekurave, ja në cilin burg do të dërgohet Veliaj dhe kë do të gjejë atje
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Prokuroria e Posaçme i është përgjigjur pretendimeve të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, i cili prej ditës së hënë (10 shkurt) është arrestuar me urdhër të SPAK.

SPAK përmes një komunikimi zyrtar, njofton se statusi i ‘dënuar’ i Veliajt, nuk i është referuar për asnjë moment gjendjes së tij gjyqësore.

Më tej Prokuroria e Posaçme thekonse se certifikatë elektronike e gjendjes gjyqësore së Veliajt, të cilën e ka gjeneruar nga sistemi i Drejtorisë së Përgjithshëm të Burgjeve, rezulton se Erion Veliaj rezulton “I dënuar”.

“Me shkresën nr. 2215/1 datë 12.02.2025, Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Gjyqësore ka sqaruar mes të tjerave se:

…çdo herë kur printohet Vërtetimi i Gjendjes Gjyqësore me shënime, del dhe statusi i dënuar si në këtë rast. Shtetasi Erion Veliaj ka 3 vendime pafajësie”, thuhet më tej në deklaratë.

Ndaj Veliajt, Prokuroria e Posaçme ka kryer hetime lidhur me disa akuza, si shpërdorim detyre, korrupsion aktiv, korrupsion pasiv, mosdeklarim i pasurisë dhe pastrim parash.

Reagimi i plotë i SPAK:

Në lidhje me pretendimet e shtetasit nën hetim E.V sa i takon gjendjes së tij gjyqësore, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar sqaron se:

Në kërkesën për “Caktimin e masës shtrënguese të sigurimit personal”, drejtuar Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për shtetasin nën hetim E.V, me numër protokolli 2402, dt. 24.01.2025, Prokuroria e Posaçme nuk i është referuar për asnjë moment gjendjes së tij gjyqësore.

Si pjesë e akteve të depozituara pranë Gjykatës së Posaçme është edhe një certifikatë elektronike e gjendjes gjyqësore me nr. prot. 5488 datë 23.01.2025, e gjeneruar nga sistemi i Drejtorisë së Përgjithshëm të Burgjeve, ku organi procedues ka akses. Kjo certifikatë, në brendësi të saj përmban informacionin se shtetasi E.V, i biri i L. dhe Sh. lindur më 17.12.1979 në Tiranë, rezulton “I dënuar”.

Në lidhje me këtë certifikatë, Prokuroria e Posaçme i ka kërkuar informacion Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve në lidhje me veprat penale si edhe vendimet gjyqësore, të cilat lidhen me certifikatën elektronike që është gjeneruar.

Me shkresën nr. 2215/1 datë 12.02.2025, Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Gjyqësore ka sqaruar mes të tjerave se:

…çdo herë kur printohet Vërtetimi i Gjendjes Gjyqësore me shënime, del dhe statusi i dënuar si në këtë rast. Shtetasi E. L. V. ka 3 vendime pafajësie.

Në çdo rast, as në kërkesën e Prokurorisë së Posaçme drejtuar Gjykatës se Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, por as nga kjo e fundit, nuk është përdorur si rrethanë gjendja gjyqësore e shtetasit nën hetim E.V, për të caktuar ndaj këtij të fundit, masën shtrënguese të parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale.

Etiketa: Kryesore1SpakVeliaj

Lajme të lidhura

Manipulimi i votave në Kosovë/ Çfarë ka treguar rinumërimi deri tani?
Aktualitet

Manipulimi i votave në Kosovë/ Çfarë ka treguar rinumërimi deri tani?

14:58 - 24/01/26
DETAJE/ Si ndërroi jetë vajza e mitur e futbollistit të Tiranës
Aktualitet

DETAJE/ Si ndërroi jetë vajza e mitur e futbollistit të Tiranës

14:44 - 24/01/26
Marrëveshja e SHBA-së me NATO-n/ Groenlanda – Trump-it: Larg duart nga mineralet tona!
Aktualitet

Marrëveshja e SHBA-së me NATO-n/ Groenlanda – Trump-it: Larg duart nga mineralet tona!

14:30 - 24/01/26
Para
Kombëtarja U-19 për vajza nis grumbullimin të shtunën, trajnerja Gjini fton 20 futbolliste

Kombëtarja U-19 për vajza nis grumbullimin të shtunën, trajnerja Gjini fton 20 futbolliste

Discussion about this post

TË FUNDIT

Manipulimi i votave në Kosovë/ Çfarë ka treguar rinumërimi deri tani?
Aktualitet

Manipulimi i votave në Kosovë/ Çfarë ka treguar rinumërimi deri tani?

14:58 - 24/01/26

Derisa rinumërimi i votave të zgjedhjeve të parakohshme të dhjetorit po vazhdon në gjithë Kosovën dhe tashmë ka arritur në...

Lexo më shumë
DETAJE/ Si ndërroi jetë vajza e mitur e futbollistit të Tiranës

DETAJE/ Si ndërroi jetë vajza e mitur e futbollistit të Tiranës

14:44 - 24/01/26
Marrëveshja e SHBA-së me NATO-n/ Groenlanda – Trump-it: Larg duart nga mineralet tona!

Marrëveshja e SHBA-së me NATO-n/ Groenlanda – Trump-it: Larg duart nga mineralet tona!

14:30 - 24/01/26
Stuhia dimërore goditi SHBA-në, ja 12 qytetet më të rrezikuara

Stuhia dimërore goditi SHBA-në, ja 12 qytetet më të rrezikuara

14:15 - 24/01/26
Moti i keq/ Pezullohet lundrimi i mjeteve të vogla dhe të peshkimit në Vlorë

Moti i keq/ Pezullohet lundrimi i mjeteve të vogla dhe të peshkimit në Vlorë

13:58 - 24/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com