GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Me kërkesë të Italisë, i sekuestrohen pasuritë Gëzim Sallakut

12:18 - 22/11/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Iu sekuestruan 500 milionë, kush është pronari. U arrestua për…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Me kërkesë të autoriteteve italiane, Prokuroria e Durrësit ka sekuestruar pronat e shtetasit Gëzim Sallakut nën akuzë për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Kërkesa u bë nga autoritetet e drejtësisë së Republikës së Italisë, duke u bazuar në Konventën Evropiane për Ndihmë të Ndërsjelltë Juridike në Çështjet Penale.

Nëpërmjet letërporosisë nga Prokuroria e shkallës së Parë Breshia, kërkohet ndër të tjera se:

Duke pasur parasysh nenin 13 të Konventës së Kombeve të Bashkuara kundër krimit të organizuar transnacional, të nënshkruar gjatë Konferencës së Palermos (12-15 dhjetor 2000) dhe duke vene në dukje se neni 3 i së njëjtës Konventë, parashikon që ai zbatohet edhe për procedurat parandaluese, të zbatohet Dekreti nga Gjykata e Zakonshme e Breshias, Seksioni i Masave Autonome te Parandalimit, që urdhëron sekuestrimin e pronave të mëposhtme:

– Pasuri e paluajtshme e tipit apartament me sipërfaqe 48.8 m2 në emër të G.S dhe S.H.;

– Pasuri e paluajtshme e tipit apartament me sipërfaqe 330 m2, e regjistruar në emër të G.S. dhe S.H.;

– Pasuri e paluajtshme e llojit arë, me sipërfaqe 12,710 m2, blerë nga G.S.;

– Pasuri e paluajtshme e llojit arë, me sipërfaqe 7.890 m2, në emër të shtetasit A.L., blerë nga G.S;

– Pasuri e paluajtshme e deklaruar për legalizim në emër të shtetasit G.S, objekt 3-katësh, me sipërfaqe ndërtimi 140 m2, ndërtuar në truall 300 m2; dhe

– Pasuri e paluajtshme e deklaruar për legalizim, në emër të shtetasit S.S., objekti 2 kate, me sipërfaqe ndërtimi 140 m2, ndërtuar në një sipërfaqe trualli 500 m2.

Vlen të theksohet se në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, është regjistruar procedimi penal në vitin 2014, i rifilluar në vitin 2018, që bën fjalë për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” parashikuar nga neni 287 të Kodit Penal.

Në interes të këtij procedimi, me vendimin të vitit 2021, është vendosur caktimi i masës së sigurimit pasuror “Sekuestro Preventive”, për pasuritë e shtetasit G.S., etj, ku bëjnë pjesë edhe pasuritë e mësipërme. Në përfundim të hetimeve është marrë i pandehur shtetasi G.S., etj, dhe kjo çështje penale është sjellë për gjykim më shkresën në vitin 2023.

 

Etiketa: pasurisekuestro

Lajme të lidhura

Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge në Itali, arrestohet 34-vjeçari në Shkodër
Aktualitet

Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge në Itali, arrestohet 34-vjeçari në Shkodër

13:28 - 22/02/26
Shfrytëzonin vajza të huaja për prostitucion, 2 të arrestuar në Tiranë
Aktualitet

Shfrytëzonin vajza të huaja për prostitucion, 2 të arrestuar në Tiranë

13:22 - 22/02/26
SPAK mbyll hetimet për grupin me 21 veta të Suel Çelës, mes tyre një gjyqtare dhe gazetari Artan Hoxha
Aktualitet

SPAK mbyll hetimet për grupin me 21 veta të Suel Çelës, mes tyre një gjyqtare dhe gazetari Artan Hoxha

10:52 - 22/02/26
Para
Çështja “Partizani”, Sali Berisha: Rama shkeli ligjin e sportit

Çështja "Partizani", Sali Berisha: Rama shkeli ligjin e sportit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Vlora sërish pa ujë, Ujësjellësi lajmëron punime në rrjet, ja zonat që preken
Breaking Views

Vlora sërish pa ujë, Ujësjellësi lajmëron punime në rrjet, ja zonat që preken

19:17 - 22/02/26

Qyteti bregdetar, Vlora, do të ketë sërish mungesë të furnizimit me ujë të pijshëm, por këtë herë arsyeja janë punimet...

Lexo më shumë
Partizani mund me përmbysje Flamurtarin dhe i bashkangjitet Dinamos

Partizani mund me përmbysje Flamurtarin dhe i bashkangjitet Dinamos

19:08 - 22/02/26
Fitore dramatike e Liverpool me Nottingham, MacAllister shënon dy herë, njëri anulohet

Fitore dramatike e Liverpool me Nottingham, MacAllister shënon dy herë, njëri anulohet

18:06 - 22/02/26
Ç’po ndodh në Librazhd? Shkatërrohet edhe traseja e hekurudhës

Ç’po ndodh në Librazhd? Shkatërrohet edhe traseja e hekurudhës

17:46 - 22/02/26
Atalanta futen në garë për një vend në Champions, thyen Napolin me përmbysje

Atalanta futen në garë për një vend në Champions, thyen Napolin me përmbysje

17:34 - 22/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com